»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»


 
Portali ORIForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiTOP Albaniachatshkarko
Tema Fundit
» Besoni ne lotet e nje mashkulli
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Feb 06, 2017 6:12 am nga Dielli

» C'ESHTE DASHURIA?
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Feb 06, 2017 6:00 am nga Dielli

» Mesazhi me i bukur
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Feb 06, 2017 5:42 am nga Dielli

» Ka dashuri pa interes?
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Feb 06, 2017 5:37 am nga Dielli

» Mirmengjesi
Info sport - Faqe 5 EmptySun Feb 05, 2017 12:07 pm nga Dielli

» Pershendetje
Info sport - Faqe 5 EmptySun Feb 05, 2017 11:58 am nga Dielli

» Miremengjes,miredita,mirembrema,mirupafshim dhe naten e mire.
Info sport - Faqe 5 EmptyTue Jan 17, 2017 1:20 am nga Admin

» Vetem nje fjale
Info sport - Faqe 5 EmptySat May 23, 2015 4:48 pm nga Admin

» CILI ANETAR JU MUNGON NE KETO MOMENTE?
Info sport - Faqe 5 EmptySat May 23, 2015 4:41 pm nga Admin

» Me fal...
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Jul 29, 2013 1:28 pm nga Ina_ina

» GJUMI DHE DASHURIA.
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Jul 29, 2013 1:27 pm nga Ina_ina

» Puthja e Par Qe Tka Dhon nje Femer .!
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Jul 29, 2013 1:25 pm nga Ina_ina

» A njeh dashuria ngjyrė, moshė dhe atdhe?
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Jul 29, 2013 1:24 pm nga Ina_ina

» A jetohet pa dashuri?
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Jul 29, 2013 1:22 pm nga Ina_ina

» TE DUA KUR.....
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Jul 29, 2013 1:20 pm nga Ina_ina

» Aka nje vend dhe per mua ketu..?
Info sport - Faqe 5 EmptyMon Jul 29, 2013 1:11 pm nga Ina_ina

» XXX Vetem Per Moshat 18 e Siper
Info sport - Faqe 5 EmptySun Jul 07, 2013 1:56 pm nga arion

» Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 11:33 pm nga shaban cakolli

» Vajzat e virgjera, a gjenden me?
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 11:30 pm nga shaban cakolli

» PER TY.......
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» A munde te gjesh dashuri ne internet edhe sa do ket sukses
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:17 pm nga shaban cakolli

» Cila eshte gjeja e pare qe ju terheq te nje vajze/djale?
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:14 pm nga shaban cakolli

» Ē’farė ėshtė mė e rėndėsishme, tė duash apo tė dashurosh?
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» MARTES APO BASHKEJETES?
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» Me dhemb zemra kur....?
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Cfare kerkoni ke nji njeri qe te ket fatin te behet i dashuri/a juaj?
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:10 pm nga shaban cakolli

» DEDIKIME PER DASHURIN
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:09 pm nga shaban cakolli

» Puthja, nuk eshte vetem ceshtje buzesh
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:07 pm nga shaban cakolli

» Vuaj kur ti...
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:06 pm nga shaban cakolli

» Te dua sepse...
Info sport - Faqe 5 EmptyFri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

*
*
*
*
*
*
*
*
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
*ChAt Me PeRsHeNdEtJe*
♥♥♥ ♥♥♥♥♥♥ ♥♥♥
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
SHTYPI
Gazeta Shqiptare
GAzeta Metropol
Gazeta Shqip
Gazeta Albania
Gazeta Koha jone
Gazeta Sot
Gazeta Tirana Observer
Gazeta Korrieri
Gazeta Shekulli
Gazeta 55
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Biznesi
Gazeta Zeri i Popullit
Gazeta Ballkan
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of »(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» on your social bookmarking website

 

 Info sport

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyThu Aug 07, 2008 4:25 pm

Nadal humbet valixhet nė Pekin


Ai ėshtė nė Pekin, por pa valixhet e tij. Nis kėshtu aventura olimpike e Rafael Nadal, mbretit tė ri tė tenisit botėror. Dy ditė pas mbėrritjes sė tij nė Kinė, atij nuk i kanė ardhur ende bagazhet qė kishte me vete. Nadal, qė ndryshe nga Federer qė ka preferuar njė hotel luksoz me pesė yje ėshtė transferuar nė fshatin olimpik nė i ėshtė dashur tė kėrkojė ndihmė pranė “Nike Cina” nė mėnyrė qė tė stėrvitet duke pėrdorur uniformėn e pėrbashkėt e tė gjithė sportistėve spanjollė. “Pėr fat Nike mė ndihmoi ndryshe do tė kisha patur probleme me stėrvitjen. Unė ndihem shumė mirė kėtu, ndihesh ndryshe kur qėndron me tė gjithė tė mėdhenjtė e sportit. Dje u argėtova duke luajtur bilardo”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyThu Aug 07, 2008 4:25 pm

Riberi, lojtari i vitit nė Gjermani

Lojtari mė i mirė nė Gjermani pėr sezoni 2007-2008 ėshtė zgjedhur mesfushori i Bajernit tė Mynihut, Frank Riberi. Nė vend tė dytė ėshtė renditur mesfushori dhe njėkohėsisht kapiteni i pėrfaqėsueses gjermane, Mikael Balak. Vendi i tretė i shkon njė tjetėr lojtari bavarez, sulmuesit italian Luka Toni, i cili nė sezonin e tij tė parė nė Bundesligė u shpall edhe golashėnuesi mė i mirė, me 24 gola tė realizuar. 25-vjeēari Riberi ka marrė 224 vota, duke lėnė pas Balak me 115 dhe Tonin me 108. “Ky ėshtė njė rezultat, qė tregon mė sė miri popullaritetin e Bajernit tė Mynihut. Jemi shumė tė lumtur e krenarė qė shumica e gazetarėve ka zgjedhur Frank Riberi”, ėshtė shprehur shefi i klubit bavarez, Karl Hainc Rumenige
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyThu Aug 07, 2008 4:26 pm

Edhe Skolari del kundėr Murinjos

Pas polemikave me trajnerin e Juventusit, Klaudio Ranieri, njė tjetėr sulm ka ardhur pėr drejtuesin e pankinės sė Interit, Hoze Murinjo. Kėsaj radhe nga Luiz Felipe Skolari, tekniku aktual i Ēelsit, sipas tė cilit, skuadra londineze duhet tė ndryshojė sjelljen arrogante qė e ka tė trashėguar nga trajneri i para njė viti, nė mėnyrė qė tė fitojė zemrat e sportdashėsve britanikė dhe atyre botėrorė. “Nuk jam Hoze Murinjo! Pse njerėzit duhet tė mė krahasojnė me tė? - tėrhoqi vėmendjen Skolari. - Murinjo thoshte: Do tė fitoj 10 kampionate. Unė nuk e them dot kėtė. Jam nga jugu i Brazilit dhe ne tė asaj zone jemi paksa tė veēantė, jemi tė rezervuar. Unė them se do tė pėrpiqem t’i fitojmė tė gjitha kompeticionet, por kurrė nuk garantoj 100%. Kurrė!”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyThu Aug 07, 2008 4:26 pm

Shqipėria nė rėnie tė lirė


Shqipėria ka humbur njė tjetėr pozicion nė renditjen e FIFA-s pėr muajin gusht.
Nė klasifikimin e pėrgjithshėm tė FIFA-s pėr muajin korrik, tė publikuar dje Kombėtarja shqiptare e futbollit ka humbur njė tjetėr vend, teksa ėshtė renditur nė vendin e 101-tė duke grumbulluar 359 pikė po aq sa muajin e kaluar. Pėrfaqėsuesja kuqezi e drejtuar nga tekniku holandez, Ari Han, muajt e fundit ka hasur shumė probleme dhe kjo ka ndikuar sė tepėrmi nė paraqitjen e saj nė arenėn ndėrkombėtare. Shqipėria ėshtė renditur mė poshtė se skuadra qė janė thuajse anonime nė arenėn ndėrkombėtare si Ruanda, Burkina Fazo, Uganda etj. Ndėrkohė vendin e parė nė klasifikimin e pėrgjithshėm tė publikuar nga organizmi mė i lartė i futbollit botėror mbahet nga kampionėt Evropės, Spanja duke lėnė pas Gjermaninė e drejtuar nga Joakim Lėv dhe kombėtaren italiane qė drejtohet aktualisht nga Marēelo Lipi. Pėrfaqėsuesja e Brazilit ka humbur dy pozicione duke zbritur nė atė vendin e gjashtė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyThu Aug 07, 2008 4:27 pm

Ēani i thotė ‘jo’ Shqipėrisė


Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare U-21, Artan Bushati, ka shpallur dje listėn e lojtarėve qė do tė grumbullohen pėr ndeshjen kundėr Greqisė mė 20 gusht, e vlefshme pėr eliminatoret e Evropianit 2009.
Edgar Ēani, sulmuesi shqiptar qė ėshtė nė pronėsi tė Palermos nuk ėshtė pjesė e listės kuqezi, ēka ka lėnė tė kuptohet se ai i ka thėnė pėrfundimisht ‘jo’ Shqipėrisė. Sulmuesit 19-vjeēar i ėshtė dėrguar ftesa gati njė muaj mė parė pėr ndeshjen kundėr Greqisė, por ai nuk ka shfaqur asnjė interes pėr tė luajtur me Kombėtaren shqiptare nė tė ardhmen. Njė nga arsyet e refuzimit tė ftesės sė FSHF-sė nga Edgar Ēani, ėshtė fakti qė ai shpreson qė tė luajė me pėrfaqėsuesen italiane nė tė ardhmen.
Bushati
Trajneri i Shpresave, Artan Bushati nuk e ka fshehur zhgėnjimin pėr refuzimin e ftesės nga ana e Edgar Ēanit. “Unė kam kontaktuar vetė me lojtarin para disa kohėsh dhe mė pas kam kontaktuar me atė nėpėrmjet personave tė tjerė, ku i kam shprehur qartė sulmuesit dėshirėn pėr ta pasur nė ekip, por reagimi i tij ka lėnė tė kuptohet se nuk ka dėshirė tė luajė pėr Shqipėrinė – ka thėnė Bushati pėr “Panorama Sport” – Kam biseduar edhe me drejtuesit e Palermos tė cilėt mė kanė folur me superlativa pėr cilėsitė e lojtarit dhe pėr sjelljen e tij duke e cilėsuar si njė talent tė padiskutueshėm. Megjithatė mė vjen shumė keq qė ai nuk pranon tė luajė pėr Shqipėrinė, pasi mendoj se nė Kombėtaren shqiptare do tė kishte njė tė ardhme tė ndritur dhe do tė realizonte shumė gjėra. Megjithatė kjo mbetet zgjedhja e tij dhe nuk kemi se ēfarė tė bėjmė”.
E ardhmja
Bushati i lė ende tė hapura dyert pėr Ēanin, madje shpreson qė ai tė ndryshojė mendje nė tė ardhmen, por saktėson se nuk ka ndėrmend qė t’i lutet mė futbollistit. “Dyert e Kombėtares shqiptare do tė jenė padyshim tė hapura nė ēdo moment pėr Ēanin. Megjithatė dua tė sqaroj se nuk kam aspak ndėrmend qė tė vazhdoj t’i lutem futbollistit qė tė veshė fanellėn kuqezi. Ai ėshtė nė njė moshė tė pjekur tashmė dhe duhet tė bėjė njė zgjedhje. Besoj se deri tani unė dhe Federata Shqiptare e Futbollit kemi qenė tepėr korrekt me Ēanin, por mendoj se nuk ia vlen mė qė t’i lutemi ndokujt qė tė veshė fanellėn kuqezi, nėse ai nuk ka dėshirė ta bėjė njė gjė tė tillė”, ka thėnė Bushati.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyThu Aug 07, 2008 4:29 pm

Ja shqiptarėt qė hynė nė historinė e Bundesligės



Kujtim Shala (15 ndeshje me Fortuna Dyseldorfin) u shpall nė vitin 1995, Mister Bundesliga (lojtari mė i bukur nė Bundesligė).
Ai deri vitin e kaluar ishte ndėr mė tė bukurit, kurse tani ėshtė Luka Toni i Bajernit tė Mynihut, shkruhej nė albania-sport.com. Shqiptar tjetėr qė ka hyrė nė historinė e Bundesligės, ėshtė edhe kavajasi Altin Rraklli, i cili nė vitin 1999 shėnoi golin e parė nė Bundesligėn 1 pėr Unterhaēing. Nė atė sezon Rraklli shėnoi 6 gola qė i sollėn 18 pikė ekipit dhe sulmuesi shqiptar mori nofkėn “der Golden Schütze” (shėnuesi i artė). Mė 14.08.1993 shėnoi golin e parė shqiptar nė kampionatin gjerman dhe po ashtu po kėtė vit ka arritur suksesin mė tė madh qė ka arritur ndonjė shiptar deri mė tani nė Bundesligėn. Rraklli u rendit i treti me Fraiburgun. Deri para tre muajsh ishte shqiptari qė me mė shumė gola nė Bundesligėn 1, 16 tė tillė. Ish-sulmuesi kuqezi u tejkalua nga Ervin Skela qė pėr momentin ka 19 gola. Shqiptar tjetėr qė ka hyrė nė historinė e Bundesligės ėshtė edhe Rudi Vata, i cili kur luante te Energi Kotbus nė vitin 2000, u shpall “Mister Body” (futbollisti me trupin mė tė mirė nė Bundesligėn 1. Nė vitin 2001, Nderim Nexhipi qė luante me Herthėn e Berlinit, ishte lojtari mė i ri qė u aktivizua nė Bundesligėn 1. Kėtė rekord e mbajti deri nė vitin 2006, kur debutoi Nuri Shahin i Borusias sė Dortmundit. Ndėrkaq pėr rekord ėshtė edhe Altin Lala, kapiteni i Kombėtares shqiptare qė kėtė verė mbushi 10 sezone te skuadra e Hanoverit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyThu Aug 07, 2008 4:29 pm

Ronaldo: S’dua tė shkel nė Manēester

Kristiano Ronaldo ka refuzuar tė kthehet nė Manēester pėr tė folur me trajnerin Ferguson, lidhur me transferimin tek Reali i Madridit. E pėrditshmja “Marca” thoshte dje se Ronaldo u ka thėnė shokėve tė tij se nuk do tė kthehet nė Manēester. Ndėrkohė qė faqja e kėsaj gazete hapej me kėtė titull, nė brendėsi tė artikullit shtjellohej se portugezi nuk ka dashur tė shprehet mė shumė. Sipas gazetės, pretendenti i “Topit tė Artė” nuk ka dashur tė bėjė ndonjė deklaratė frikėsuese, qė do tė vinte nė rrezik shanset pėr kalimin e tij nė “Bernabeu”. Ai ka vendosur tė qėndrojė nė Geres, njė qytet i vogėl nė veri tė Portugalisė, ndėrsa pėrfaqėsuesit e tij do tė bisedojnė me klubin kampion tė Anglisė, lidhur me kėtė ēėshtje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyThu Aug 07, 2008 4:29 pm

Deko fton Robinjon nė Londėr

Blerja e re e nėnkampionėve tė Ēelsit, portugezi Deko, e ka lavdėruar ish-rivalin e tij tė “El Classico”, Robinjon, dhe e ka ftuar atė tė bashkohet me blutė e Londrės, pėr t’i ndihmuar ata nė “sezonin e revolucionit”. “Ai ėshtė lojtar spektakolar. Ka aftėsi tė pabesueshme. Ka kėmbė magjike dhe ėshtė i aftė tė bėjė gjithēka nė fushėn e lojės. Cilėsia e tij ėshtė e mahnitshme. Do tė ishte kėnaqėsi pėr ne, nėse ai bėhet pjesė e skuadrės sonė, - u shpreh Deko pėr Robinjon, i cili ditėn e hėnė u kėrkoi drejtuesve merengezė ta lejojnė tė bashkohet me Ēelsin. - Robinjo do tė na e pėrmirėsojė edhe mė tepėr lojėn, ēka ėshtė shumė e nevojshme pėr tė fituar gjithēka, ashtu si duam tė gjithė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyThu Aug 07, 2008 4:30 pm

Presidenti ēeēen i fal makinė 110 mijė USD Likės


Presidenti i Ēeēenisė (Republikės ēeēene), Ramzan Kadirov, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe presidenti i klubit FC Terek Groznei i ka dhuruar Ilion Likės njė makinė tip “Land Cruiser” tė vitit 2008 e cila kushton rreth 110 mijė dollarė.

Jetmir Halilaj

Portieri i pėrfaqėsueses shqiptare ka shkėlqyer nė gjashtė ndeshjet e fundit qė ka zhvilluar nė kampionatin rus dhe ka ndihmuar ekipin e tij qė tė marrė 11 pikė dhe tė ngjitet nė mesin e tabelės sė klasifikimit. Presidenti i klubit ėshtė mahnitur nga cilėsitė e portierit shqiptar dhe ka vendosur t’i bėjė atij njė dhuratė tepėr tė kushtueshme. Gardiani i Kombėtares shqiptare ka mbetur i befasuar nga surpriza e presidentit tė klubit dhe i ka premtuar kėtij tė fundit se do tė bėjė maksimumin dhe pėr ta ndihmuar ekipin qė sigurojė qėndresėn nė Premier Ligėn ruse edhe pėr sezonin e ardhshėm. Duke marrė shkas nga rezultatet qė ka arritur skuadra e tyre gjatė javėve tė fundit, tifozėt e FC Terek Grozneit, por edhe stafi drejtues tani kanė filluar tė pretendojnė njė vend nė Kupat e Evropės, ēka do tė ishte njė arritje e jashtėzakonshme pėr ekipin nėse do tė realizohej vėrtetė. Ilion Lika, ish-portieri i Dinamos dhe i Elbasanit arriti tė siguronte njė vend titullari qė nė fillim tė sezonit dhe tani trajneri i skuadrės, Viaēeslav Groznei, e cilėson portierin shqiptar si njė nga shtyllat e ekipit. Lika ėshtė padyshim njė ndėr lojtarėt mė tė spikatur nė rolin e tij nė kampionatin rus dhe njė nga kandidatėt mė seriozė pėr tė siguruar njė vend titullari nė radhėt e Kombėtares shqiptare pėr edicionin e ardhshėm. 28-vjeēari nga Shkodra ėshtė futbollisti i dytė qė merr dhuratė njė makinė kaq tė shtrenjtė nga presidenti i klubit Kadirov, pas mesfushorit bjellorus Vladimir Koritko, i cili gjithashtu ka marrė njė dhuratė tė tillė dy vjet mė parė nga kreu i klubit ēeēen.
Ecuria
Deri tani janė luajtur 16 javė nė kampionatin rus dhe skuadra ēeēene e FC Terek Grozneit renditet nė vendin e dhjetė me 21 pikė tė grumbulluara. Ekipi ku aktivizohet Lika ka arritur tė grumbullojė 11 pikė vetėm nė gjashtė ndeshjeve tė fundit, ku ka marrė 3 fitore, 2 barazime dhe njė humbje. Nė kėto ndeshje skuadra ka pėsuar vetėm 3 gola dhe Ilion Lika nė pesė prej ndeshjeve ėshtė cilėsuar si heroi i FC Terek Grozneit. Njė ndeshje e paharrueshme e shqiptarit ishte padyshim fitorja 3-1 kundėr Spartakut tė Moskės, ku ai u tregua vendimtar dhe u vlerėsua me superlativa pėr paraqitjen qė bėri.


Kush ėshtė Ramzan Kadirov?
Ramzan Akhmadoviē Kadirov ėshtė presidenti i Ēeēenisė dhe njėkohėsisht edhe presidenti i klubit FC Terek Groznei, ku luan Ilion Lika. Ai ka lindur mė 5 tetor tė vitit 1976 dhe aktualisht ėshtė i martuar dhe ka pesė fėmijė. Ai ėshtė ish-shefi i shėrbimit tė sigurisė ēeēene dhe gjatė kėsaj kohe qė ai ka ushtruar kėtė post, por edhe mė pas ėshtė akuzuar pėr shkelje tė tė drejtave tė njeriut. Kadirov dyshohet pėr njė sėrė torturash dhe vrasjesh, pėr presione ndaj shtypit tė lirė dhe pėr tendenca anti-demokratike, megjithatė kjo nuk e ka penguar atė qė tė zgjidhej president i Ēeēenisė mė 17 dhjetor tė vitit 2007. Pėr emėrimin nė kėtė post ai ka marrė edhe miratimin e ish-presidentit tė Rusisė, Vladimir Putin. Ramzan ėshtė djali i Akhmad Kadirov, ish-presidenti i Ēeēenisė qė u vra mė 9 maj tė vitit 2004 gjatė njė atentati nė njė nga lagjet e Grozneit. Menjėherė pas vdekjes sė tė atit ai mori nė dorė frenat e pushtetit duke i detyruar rivalėt e tij politikė qė t’i linin rrugė tė lirė.


Ilion Lika
Ilion Lika ka lindur mė 17 maj tė vitit 1980 nė Shkodėr. Karrierėn e ka nisur me skuadrėn e Dinamos ku ka luajtur pėr shumė sezone, madje ka qenė edhe pėr disa vite kapiten i bluve tė kryeqytetit. Lika ėshtė 190 cm i gjatė dhe peshon 83 kilogramė. Aktualisht ėshtė pjesė e pėrfaqėsueses shqiptare dhe ėshtė njė nga kandidatėt potencialė pėr njė vend titullari nė ekipin kuqezi pėr edicionin e ardhshėm. Lika luajti pėr gjysmė sezoni (2007-2008) me skuadrėn e Elbasanit, por nė janar tė vitit 2008 u transferua te skuadra ēeēene e FC Terek Grozneit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyFri Aug 08, 2008 3:30 pm

Besnik Hasi: Shqipėrisė i mungojnė liderėt


Anderlehti ka festuar 100-vjetorin e themelimit tė tij si klub pak javė mė parė dhe i ftuar ka qenė edhe trajneri i Kombėtares shqiptare, Ari Han, i cili ka drejtuar nė tė kaluarėn kėtė skuadėr.
Aktualisht te klubi mė i njohur belg punon si zv/trajner ish-futbollisti i pėrfaqėsueses shqiptare, Besnik Hasi. Gjakovari nuk ka mundur tė takohet me teknikun e kuqezinjve, megjithatė ai saktėson se i ndjek me vėmendje zhvillimet nė futbollin shqiptar dhe atė kosovar. 36-vjeēari Hasi, nė njė intervistė pėr "Panorama Sport" ka komentuar gjendjen aktuale tė ekipit kuqezi, si dhe ecurinė e skuadrave shqiptare nė arenėn evropiane.
Si po ecėn karriera juaj si trajner?
Shkėlqyeshėm. Jam shumė i lumtur qė jam pjesė e kėtij klubi tė madh si Anderlehti dhe pėrpiqem qė ēdo ditė tė mėsoj sa mė shumė. Kjo ėshtė njė mundėsi e artė pėr mua, tė cilėn dua ta shfrytėzoj maksimalisht.
A ju mungon fusha e futbollit?
Po, shumė. Nė fillim e kisha problem kur shikoja lojtarėt qė stėrviteshin apo luanin, mezi pėrmbahesha, sepse kisha shumė dėshirė qė edhe unė tė hyja nė fushė e tė luaja. Megjithatė tani jam mė i pėrqendruar nė detyrėn e re dhe shpresoj qė tė mėsoj sa mė shumė, sepse kėtu vėrtet mund tė formohesh si trajner. Shembulli mė i mirė ėshtė trajneri aktual i Cercle Bryzh, Glen de Bėk, me tė cilin jo vetėm qė punova vitin e kaluar te Crecle, por e kam pasur edhe shok skuadre kur luaja tek Anderlehti. Ai punoi pėr gati dy vjet si zv/trajner te Anderlehti, para se tė merrte drejtimin e Cercles dhe tani cilėsohet si njė ndėr trajnerėt e talentuar. Shpresoj qė edhe unė tė kem njė ecuri tė tillė nė tė ardhmen.
Juve jeni zv/trajner i Anderlehtit, Igli Tare drejtor teknik i Lacios, Strakosha zv/trajner i Apoel Nikosias. Lojtarė tė njė brezi qė, edhe pasi i 'varėt kėpucėt nė gozhdė', vazhdoni tė jeni tė suksesshėm nė botėn e futbollit...
Ėshtė e vėrtetė. Unė mendoj se kjo ndodh pėr faktin se njė pjesė e mirė e lojtarėve tė kėtij brezi kishin karakter lideri, pra nė njė farė mėnyre ishin edhe drejtues nė fushė. Igli ishte shumė i aftė nė mėnyrėn e komunikimit dhe tė menaxhimit tė situatave, Strakosha gjithashtu njė futbollist tepėr autoritar. Megjithatė, ka pasur edhe lojtarė tė tjerė qė kishin karakter lideri, por unė mendoj se ky ėshtė njė element qė i mungon pėrfaqėsueses kuqezi aktualisht.
Doni tė thoni se Shqipėrisė i mungojnė liderėt?
Deri diku po. Kurrsesi nuk mund tė them se skuadra tani nuk ka lojtarė me personalitet, por pjesa mė e madhe e tyre ende nuk kanė arritur pjekurinė pėr tė qenė liderė. Lojtar me karakter udhėheqėsi momentalisht ėshtė Lorik Cana, i cili jo vetėm qė gėzon njė popullaritet tė madh, por ėshtė edhe njė futbollist i shkėlqyer qė e shfaq autoritetin e tij edhe nė fushėn e lojės, apo edhe nė ambiente tė tjera tė grupit. Ka edhe tė rinj tė tjerė, tė cilėt pas pak kohėsh jam i bindur se do tė arrijnė maturinė e duhur dhe do tė jenė vėrtetė udhėheqės nė fushė dhe jashtė saj.
Skela, Bogdani...si ju duken?
Oh, mos mė keqkuptoni. Ata janė pa diskutim futbollistė tė shkėlqyer, tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut tė madh. Askush nuk mund t'i vėrė nė dyshim cilėsitė e Skelės, Bogdanit, Berishės, Hykės apo tė ndonjė futbollisti tjetėr. Jo mė kot Ervini aktualisht ėshtė njė ndėr lojtarėt mė nė zė tė Bundesligės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyFri Aug 08, 2008 3:36 pm

Ari Han ndihmon Holandėn


Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare, holandezi Ari Han, po luan njė rol tė dorės sė parė, duke ndihmuar ekipin olimpik tė Holandės pėr tė kuptuar mė mirė atmosferėn kineze.
Han ka qenė mė parė trajner i Kinės, pėrpara se tė merrte drejtimin e Kamerunit e mė pas tė Shqipėrisė, prandaj gazeta holandeze "NRC Handelsblad" shkruan se "Ari Han, duke qenė para disa vitesh trajneri i Kinės, e njeh mirė kulturėn sportive tė atij vendi dhe do ta ndihmojė ekipin olimpik holandez pėr tė arritur suksese.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyFri Aug 08, 2008 3:36 pm

Beqaj & CO,Shqiptarėt e Champions


Portieri i Anorthosis Famagusta, Arjan Beqaj, mesfushori i Marsejės Lorik Cana dhe mesfushori i Bazelit, Jurgen Gjasula, janė tre futbollistėt e vetėm shqiptarė, tė cilėt do tė luajnė nė turin e tretė eliminator tė Ligės sė Kampioneve.
Pikėrisht, Beqaj do tė luajė pėrballė kampiones sė Greqisė, Olimpiakosit. Ndėrsa Cana do tė pėrballet me norvegjezėt e Bran Bergenit, ndėrsa tiranasi Jurgen Gjasula do tė ndeshet kundėr portugezėve tė Guimaresh.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyFri Aug 08, 2008 3:39 pm

Hėnes: Abramoviē, njė mafioz

Menaxheri i Bajernit tė Mynihut, Uli Hėnes, ka kritikuar me tone tė ashpra investitorėt privatė nė futboll, duke marrė si shembull presidentin e Ēelsit, Roman Abramoviē. "Mė acaron fakti qė mė duhet tė shkoj njė herė nė javė tė mbush makinėn time me benzinė. Kjo lloj mafie mė merr mua paratė nga xhepi dhe i investon ato nė futbollistė. Ėshtė njė gjė qė nuk mė pėlqen nė asnjė mėnyrė dhe kjo vlen edhe pėr zotin Abramoviē, - u shpreh Hėnes, duke kritikuar politikėn e presidentit tė Ēelsit -. Kjo lloj mafie po manipulon botėn nėpėrmjet ēmimeve tė karburantėve. Unė nuk dua tė matem fare me tė tilla klube. Skuadrat si Ēelsi, ne duhet t'i mundim nga ana sportive, gjė qė do tė ishte mjaft pozitive".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptyFri Aug 08, 2008 3:39 pm

Ditėt e fundit tė jetės pėr Bobi Ēarlton

Sėr Bobi Ēarlton ka zbuluar dje se ka filluar tė humbasė betejėn me kancerin, prej tė cilit vuan nga viti 1991. Tė gjitha operacionet e kryera deri tani nuk mund ta ndihmojnė atė tė kalojė rrezikun qė i kanoset, edhe pse 75-vjeēari, prej 17 vjetėsh ka luftuar me sėmundjen e tmerrshme. "E pranova atė qė mė thanė dhe jam pėrpjekur tė bėj gjithēka, nė kaq pak kohė jete qė mė ka mbetur. Kam qenė me fat qė kam mbijetuar pėr 17 vjet. Kjo, falė pėrkushtimit tė doktorėve. E ndjej se do tė largohem shumė shpejt, por tė gjithė i pret ky fat dhe ndihem i kėnaqur, pasi kam gėzuar ēdo minutė", tha Bobi Ēarlton, i cili i dhuroi 500 mijė stėrlina fondit tė kėrkimeve pėr kancerin mė Tajnsajd.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySat Aug 09, 2008 7:03 pm

Tare: Synoj tė arrij Juven dhe Milanin


“Pėr mua ėshtė njė sfidė e rėndėsishme. ''
Kam besim se Lacio zotėron gjithēka pėr t’u bėrė si Juventusi e Milani nė planin e rezultateve dhe nė atė tė organizimit. Nuk shoh pengesa pse mund tė mos arrijmė kėto klube tė mėdha”. Igli Tare flet hapur nė njė intervistė tė dhėnė pėr stacionin televiziv italian “RomaUno Tv”. Shqiptari, 35-vjeē, ka varur kėpucėt nė gozhdė, por menjėherė ėshtė zgjedhur nga presidenti Lotito si ndėrmjetės midis klubit dhe skuadrės. Lotito e deshi pėrkrah vetes, pėr njė fillim tė ri tė Lacios. “Presidenti mė tha se donte tė mė jepte kėtė rol qė dy vjet mė parė. Ishte moment i duhur dhe e pranova me entuziazėm – shpjegon ish-sulmuesi -. Me teknikun Rosi bisedova qė nė ditėn e parė tė grumbullimit pėr tė shmangur ēdo keqkuptim”.
Po ju shkuat me pushime si futbollist. Madje nė deklaratėn e fundit qė kishit bėrė thatė se donit tė vazhdonit tė luanit. Ē’ju bėri tė ndėrronit mendje?
Ishte njė zgjedhje jete. Ndershmėrisht mendova pėr tė ardhmen time. Mund tė luaja ende edhe dy vjet me nivel tė lartė, pėr tė qėndruar gjithsesi mė pas nė botėn e futbollit. Por mė erdhi ky shans, aq mė tepėr me njė klub si Lacio, qė pėr mua pėrfaqėson njė nder tė madh. Prandaj nuk mendova dy herė dhe u vendosa nė dispozicion pėr tė kryer njė punė sa mė tė mirė.
Gjatė kėsaj kohe ju kemi parė tė stėrviteni me ish-shokėt tuaj…Sigurisht qė kam pak nostalgji, por zgjedhja ime ka qenė shumė e vendosur. Kam njė marrėdhėnie shumė tė ngushtė me shokėt e skuadrės, ndihem njėri prej tyre, por me rol tjetėr. Mė duhet tė pėrballem me ata nė mėnyrė tė vazhdueshme. Java e parė nė grumbullim ka qenė pak anormale. Dalėngadalė u fiksua njė marrėdhėnie shumė e qartė, duke u mbėshtetur te cilėsitė individale pėr tė kuptuar dėshirat dhe nevojat e secilit. Qėllimi ėshtė krijimi i njė grupi kompakt, pasi vijmė nga njė vit ku ēdo gjė shkoi keq.
Ēfarė rėndėsie ka fakti i tė qenit njė ish-futbollist, nė interpretimin e dinamikave brenda ambientit tė skuadrės?
Eshtė njė avantazh shumė i rėndėsishėm. Njoh karakterin dhe mentalitetin e futbollistėve, faktorė qė do tė mungonin po tė ishte zgjedhur njė njeri i jashtėm me ambientin.
Shihni njė tė ardhme si drejtor sportiv?
Nuk ėshtė njė prioritet. Eshtė ende shpejt, mund ta bėj mė vonė, pasi duhet kryer edhe njė kurs. Por di tė them se do tė bėj gjithēka, qė do tė duhet pėr tė ndihmuar dhe pėrmirėsuar Lacion.
Drejtorėt sportivė tė mėparshėm si Osti, Martino e Sabatini, nė fund u larguan. Nuk i trembeni njė rreziku qė lidhja juaj me Lotiton mund tė prishet?
E vlerėsoj shumė presidentin, e falenderoj pėr kėtė mundėsi qė mė dha. Di qė ai ėshtė njė njeri i fjalės. E pranova propozimin e tij, sepse sfidat duhen pėrballuar pėr t’i fituar. Deri tani i kam fituar tė gjitha nė jetėn time dhe nuk ka arsye pėrse kjo tė shkojė ndryshe.
Po deri ku mund tė mbėrrijė kjo Lacio gjatė kėtij sezoni?
Mund tė them se ėshtė njė grup me lojtarė tė rinj dhe me dėshirė tė madhe. E rėndėsishme ėshtė tė nisemi sa mė mirė, pasi i kemi forcat pėr t’u renditur nė tetėshen e parė. Duhet tė rinisemi me entuziazmin pėr tė realizuar objektivin e kthimit nė Evropė. Pastaj do tė jetė radha e etapave tė tjera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySat Aug 09, 2008 7:04 pm

Tė gjithė sytė nga Kina,Olimpiada merr jetė


Ka qenė ora 16 e 05 minuta kur nė stadiumin madhėshtor “Foleja e Zogut”, do tė parakalonte delegacioni olimpik shqiptar nė ceremoninė e hapjes tė Lojėrave Olimpike “Pekin 2008”.
Krahas 205 delegacioneve homologe nga gjithė bota pėrfaqėsuesja shqiptare e pėrbėrė nga 11 sportistė dhe e udhėhequr nga flamurmbajtėsi, Sahit Prizreni zbriti nė pistė e 105-ta. Nė parakalimin olimpik sportistėt vinin tė veshur me kostumet kuq e zi dhe me flamuj tė vegjėl shqiptarė. Mė pas medalisti i kampionatit botėror tė Bakusė, Sahit Prizreni do tė pasohej nė rrugėtimin e Lojėrave tė 29-ta Olimpike nga flamurmbajtėsi i ekipit olimpik tė Emirateve tė Bashkuara Arabe, Al Maktoum Sheikha Maitha. Ceremonia madhėshtore e hapjes pėrfundoi rreth orės 18:00. Mė shumė se 80 presidentė, kryeministra, mbretėr, lider shtetesh e princėr ishin tė pranishėm nė stadiumin kombėtar tė Pekinit. Ra nė sy padyshim prezenca e presidentit amerikan Xhorxh Ė.Bush, kryeministrit rus, Vladimir Putin, presidentit francez Nikolas Sarkozi, njėherėsh edhe kreu i radhės sė Bashkimit Europian.
Kryeministri pėrshėndet nga tribuna
Nė ceremoninė e hapjes ishte i pranishėm edhe Kryeministri Berisha, i shoqėruar nga bashkėshortja e tij, Zonja Liri Berisha. Shefi i ekzekutivit u bė protagonist i kėtij evenimenti kaq tė rėndėsishėm sportiv pėr pak sekonda gjatė transmetimit ndėrkombėtar, teksa gjatė parakalimit ka pėrshėndetur sipas mėnyrės sė tij demokratike nga tribuna e personaliteteve ekipin kombėtar shqiptar. Kuqezinjtė u pritėn dy ditė mė parė nga kryeministri nė selinė e ambasadės shqiptare nė Pekin, i cili duke u uruar sportistėve suksese nė kėto Lojėra, shprehu besimin se rezultatet e tyre do tė jenė shumė tė mira, sepse nė kėtė ekip marrin pjesė sportistė dhe sportiste me shumė eksperiencė, tė cilėt kanė arritur rezultate tė larta nė nivel europian e botėror.
Rekord pjesėmarrjeje
E veēanta pėr ekipin kombėtar nė Lojėrat Olimpike tė 2008-ės ėshtė numri i sportistėve nė konkurrim. Si rrallėherė nė njė kompeticion gjigand si ky, kuqezinjtė do tė pėrfaqėsohen me 11 olimpistė, 7 nga tė cilėt e prenė biletėn pėrmes kualifikimit me rezultate tė normės olimpike: Sahit Prizreni(mundje e lirė), Dorian Ēollaku (atletikė), Erkand Qerimaj (peshėngritje), Romela Begaj (peshėngritje), Gerti Trasha(peshėngritje), Elis Guri(mundje klasike) dhe Lindita Kodra (qitje). Ndėrkohė katėr sportistėt e tjerė, Klodiana Shala (atletikė), Edmond Topalli (xhudo), Rovena Marku (not), Sidni Hoxha (not) pėrfituan falė ftesave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySat Aug 09, 2008 7:05 pm

UEFA kėrkon kasetat e sfidave tė Dinamos e Partizanit nė Evropė


UEFA ndėrhyn pėr tė marrė nė dorė kontrollin e situatės, pas fjalėve pėr fiksime rezultati tė ndeshjeve tė ekipeve shqiptare nė Kupat e Evropės.


Pėrmes njė faksi tė dėrguar nė FSHF, organizmi mė i lartė i futbollit tė kontinetit tė vjetėr ka kėrkuar kasetat e sfidave tė luajtura gjatė muajve qershor-korrik nga Dinamo, Partizani e Besa. Pėr takimin e Dinamos nė turin e parė tė Ligės sė Kampionėve ndaj boshnjakėve tė Modricės ishte shtypi danez ai qė ngriti tymnajėn, duke aluduar pėr paracaktimin e rezultatit. Pėrsa i takon impenjimit tė Partizanit kundėr Shirokit, nė sfidėn e vlefshme pėr turin e parė eliminator tė Kupės UEFA, ishte vetė presidenti Albert Xhani qė nxiti hetimin, me deklaratėn e tij se futbollistėt i shitėn ndeshjen. Ajo qė ēudit ėshtė kėrkesa pėr kasetėn e ndeshjeve tė luajtura nga Besa, qė arriti tė kapėrcejė njė tur tė Kupės Intertoto, duke u eliminuar nga Grasshopersi. Me shumė mundėsi, UEFA do tė ketė patur ndonjė sinjal pėr sfidat e kavajasve, ndonėse nuk pėrjashtohet qė vėzhgimi i kėtyre takimeve tė jetė thjesht pėr verifikim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySun Aug 10, 2008 5:51 pm

Grekėt garantojnė: Skela, pasardhėsi i Rivaldos


Nuk ka se si tė mos ngelesh i mahnitur nga vlerėsimet qė i bėn shtypi i huaj lojtarėve shqiptarė, por kėtė herė ishte ndryshe sepse nė qendėr tė vėmendjes ishte Ervin Skela dhe komplimentet vijnė nga komentatorėt dhe nga tifozėt grekė.
Duke marrė shkas nga ndeshja miqėsore midis AEK-ut dhe Kotbusit e zhvilluar nė Gjermani pak mė 29 korrik, komentatori grek qė transmetonte ndeshje nė kanalin Nova, nuk reshtte sė foluri me superlativa pėr fantazistin kuqezi Ervin Skela. Nė periferi tė Mynihut zhvillohej ndeshja miqėsore Energi Kotbus - AEK, njė ndeshje kjo qė ngjalli interes tė shumė shqiptareve, tė cilėt pėrveēse do tė kishin mundėsi tė shikonin Pėrparim Hetemajn dhe Panajot Konen, do tė shihnin dhe fantazistin e Kombėtares shqiptare Ervin Skela. Qė nė fillim televizioni grek dha pamjet e takimit tejet miqėsor mes Skelės, Hetemajt dhe Kones. Megjithėse ndeshja zhvillohej nė njė fushė stėrvitore, veprimet teknike dhe spektakolare tė Skelės dhe tė Rivaldos (AEK) mahnitėn spektatorėt, aq sa komentatorėt e ndeshjes shpėrthyen nė elozhe pėr shqiptarin. Komenti i tyre ishte: “Skela edhe Rivaldo janė mbi 30-vjeē, por mesa shohim janė lojtarėt mė tė lėvizshėm dhe mė tė mirėt nė fushė. Rivaldon e njohim pėr aftėsitė e tij dhe ēfarė ka arritur nė karrierėn futbollistike, por po na ēudit Skela qė e mori gjithė skuadrėn mbi shpatulla, duke shpėtuar rėnien nga Bundesliga 1 sezonin e kaluar. Interesant ėshtė fakti qė shqiptari asnjėherė nuk ka luajtur pėr ndonjė ekip grek duke e ditur qė shumė futbollistė shqiptarė kanė luajtur nė Greqi”. Mė pas komentatorėt vazhdojnė tė me lavde pėr 31-vjeēarin nga Vlora, i cili zhvilloi njė ndeshje tė jashtėzakonshme. Nė pjesėn e dytė Rivaldo u zėvendėsua, kurse Skela vazhdoi magjitė e tij me topin duke arritur tė fitonte edhe njė penallti pėr Kotbusin. Nė pjesėn e dytė Skela shpalosi talentin e tij duke bėrė vėrtetė gjėra tė mrekullueshme. Nė kėto momente komentatori grek nuk harron tė thotė se Skela ka qenė dy herė shumė pranė Olimpiakosit dhe Panioniosit qė kishin kėrkuar shėrbimet e fantazistit, por ambicia e Skelės pėr tė luajtur akoma nė nivele tė larta, ka qenė arsyeja qė ai s’ka pėrfunduar nė Greqi. Pėr tė janė interesuar edhe PAOK-u e Iraklisi tė Selanikut, por kartoni i tij i shtrenjtė ka qenė pengesa pėr kėto dy ekipe. “Lojtarė tė kalibrit tė Skelės duhet tė luajnė patjetėr nė evenimente si Liga e Kampioneve”, ka thėnė komentatori grek. Ai ishte shumė i informuar kur theksonte se shokėt mė tė mirė tė Skelės janė grekėt qė luajnė nė Bundesligė, si Amanatidis, Kirjako, Papadopulos, Aloneftis etj. Ēudia e shumė njerėzve qė ndiqnin ndeshjen mbetet thėnia e njė prej ish simboleve tė ekipit tė AEK-ut, Stelios Manolas, i cili gjatė komentit tė ndeshjes tha: Ervin Skela ėshtė si ajo vera e vjetėr qė sa mė shumė vjetrohet, aq me e mirė bėhet dhe duke ditur se ky ėshtė viti i fundit i Rivaldos, drejtuesit e AEK-ut mund t’i hedhin sytė te ky lojtar kaq i zgjuar pėr organizimin e lojės”, ka thėnė Manolas.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySun Aug 10, 2008 5:52 pm

Hyka


Jahmir Hyka, mesfushori i pėrfaqėsueses shqiptare qė luan te skuadra e Maincit ka bėrė dje debutimin zyrtar me ekipin e tij tė ri, teksa ka luajtur pėr 25 minuta nė ndeshjen qė Mainci fitoi 2-1 kundėr Babelsberg nė shtesė. Kjo ishte ndeshja e parė zyrtare qė Hyka luajti me Maincin. Ndėrkaq Altin Lala luajti gjatė gjithė ndeshjes nė fitoren e thellė 5-0 qė Hanoveri i tij realizoi nė transfertė kundėr Hallesher.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySun Aug 10, 2008 5:52 pm

Curri


Debatik Curri ka qenė heroi i Vorskla Poltavės dje teksa i ka dhėnė njė pikė ekipit tė tij nė barazimin 2-2 kundėr gjigantėve tė Dinamos sė Kievit. Ndeshja ishte mbėrthyer nė 2-1 deri 10’ minuta para pėrfundimit dhe atėherė ka qenė mesfushori i Kombėtares shqiptare qė ka dėnuar miqtė, duke ngritur nė delir mijėra tė pranishmit nė stadium. Futbollisti kuqezi ėshtė kthyer tashmė dhe nė golashėnues, pasi edhe sezonin e kaluar ai realizoi gjashtė gola nė kampionat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySun Aug 10, 2008 5:53 pm

Lindita Kodra, sot nis pėrfaqėsimin shqiptar


Kampionia e Evropės, Lindita Kodra, ngre sot siparin e Lojėrave Olimpike pėr ekipin olimpik shqiptar.
46-vjeēarja, e cila bėri tė sajin titullin kampion nė Granada tė Spanjės, do tė konkurrojė mes 44 rivaleve nė disiplinėn e 10 metrave pistoletė me ajėr. Ndėrsa mė 13 gusht, Kodra do tė konkurrojė nė 25 m pistoletė me zjarr, disiplinė me tė cilėn fitoi medaljen e artė dhe titullin kampione e Evropės. Kryeministri Berisha, nė njė interviste pėr “Radio Kina Internacional” (CRI), shprehu vlerėsimet pėr punėn pėrgatitore, organizimin dhe mikpritjen e Lojėrave Olimpike “Pekin 2008”. “Mikpritja kineze ėshtė e pėrsosur, por mendoj se po nė kėtė lartėsi janė tė gjitha terrenet, i gjithė organizimi dhe trajtimi, pra, ēdo gjė ecėn me njė pėrsosmėri tė vėrtetė”, tha kryeministri gjatė intervistės, tė pėrkthyer nė 43 gjuhė tė botės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySun Aug 10, 2008 5:54 pm

Ministri Pango vizion Fshatin Olimpik


Ministri i Sporteve, Ylli Pango, ka qenė dje i pranishėm nė Fshatin Olimpik, ku ėshtė akomoduar pėrfaqėsuesja shqiptare.
Ka qenė shefi i delegacionit shqiptar nė olimpiadė, Fidel Ylli, ai qė ka konfirmuar pėr “Panorama Sport” vizitėn e kreut tė sporteve. Sipas Yllit, ministri Pango u takua me anėtarėt e ekipit olimpik shqiptar. Nė vijim tė vizitės, ministri i Sporteve pa nga afėr ambientet ku sportistėt janė tė akomoduar, mensėn, si dhe disa ambiente rekreative nė fshat. Po sipas shefit tė delegacionit, pas takimit qė zhvilloi me sportistėt dhe trajnerėt, ministri pohoi se do tė ketė mė shumė mbėshtetje pėr sportin nė tėrėsi dhe sportistėt elitarė nė veēanti. Dje ministri Pango zhvilloi njė takim tė veēantė me drejtorin e marrėdhėnieve me komitetet olimpike kombėtare pranė Komitetit Olimpik Ndėrkombėtar, Mishel Fiju, ku u diskutua pėr autonominė e organizatave sportive
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySun Aug 10, 2008 5:54 pm

Ari Han bėn tifo pėr Kinėn nė Lojėra


Trajneri i Kombėtares shqiptare, Ari Han ka ndjekur nga afėr ceremoninė e hapjes sė Lojėrave Olimpike dhe ka pohuar se ka mbetur i mrekulluar nga spektakli qė ėshtė shfaqur nė stadiumin “Foleja e Zogut”.
Ai ndodhet nė Kinė pėr tė ndihmuar ekipin olimpik tė Holandės qė tė arrijė rezultate sa mė pozitive. Edhe pse e njeh nga afėr kulturėn kineze, ai nuk e ka fshehur habinė se nuk e kishte imagjinuar kurrė njė ceremoni aq madhėshtore. Nė njė intervistė pėr sitin zyrtar tė FIFA-s, trajneri holandez ka folur pėr impresionet e tij pėr turneun e futbollit. “Shpresoj qė Kina tė ecė mirė. Si pritės, ata do tė kenė mbėshtetjen e fansave tė tyre dhe nėse kalojnė grupin, kanė shumė shanse pėr tė vazhduar. Favoritė? Ka disa ekipe tė mira dhe shumė lojtarė tė zotė, por duhet tė presim disa ndeshje pėr tė parė formėn. Argjentina dhe Brazili janė dy skuadrat mė tė forta, por kėto ekipe nuk luajtėn shumė mirė nė ndeshjet e para.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySun Aug 10, 2008 6:05 pm

Napoli, gati dyndja nė Shkodėr

Reportazh i "Gazzeta dello Sport" nė prag tė ndeshjes me Vllazninė


Italianėt i kushtojnė jo pak vėmendje ndeshjes Vllaznia-Napoli. Gazeta mė e madhe sportive nė Itali ka botuar dje njė reportazh pėr Shkodrėn, ku pėrveē ndeshjes, ajo kėshillon tifozėt edhe pėr mundėsinė e pushimeve tė kėndshme e tė lira nė vendin tonė. "Jemi shumė afėr ndeshjes sė madhe tė Kupės UEFA. Napoli e shijoi aperitivin e parė nė Athinė, tani njė brusketė nė Shqipėri dhe pastaj do tė mund tė ulet nė tavolinė me tė tjerėt. Tė enjten, mė 14 gusht, nė orėn 20:30, nga ana tjetėr e Adriatikut, nė Shkodėr kundėr Vllaznisė. Mund tė bėhet. Transfertė pėr pushimet verore. Duke pasur parasysh edhe vendin e transfertės, ėshtė aq kėndshėm sa mund t‘ia fusim ca pushime alternative me ēmim tė ulėt".

Si tė udhėtojmė pėr nė Shqipėri - Opsioni traget ėshtė mė praktiku. Nuk duhet tė trembemi nga fakti qė do tė zbarkojmė nė Mal tė Zi dhe jo nė Shqipėri, sepse "Skutari" (nė shqip Shkodėr ose Shkodra) ėshtė pothuajse nė kufi. Njė barkė turistike nga Bari nė Bar (vend nė malin e zi me Montenegro Lines. Nisja bėhet tė mėrkurėn nė drekė dhe mbėrrijmė nė mbrėmje. Ēdo vend kushton 55 euro, ndėrsa udhėtimi me makinė i gjithi vetėm 78 euro. Nga Bar ngelet edhe rreth njė orė me makinė deri nė qytetin shqiptar. Pėr kalimin e kufirit mjafton vetėm pasaporta.

Ku tė flemė - Pesė kilometra larg qendrės, nė hotelin "Meteor". Gjendet nė rrugėn nga e cila do tė vini nga Mali i Zi (Shtoji i Ri), 20 euro pėr person nė dhomat dopjo, nė njė hotel qė nė Itali, pėr cilėsinė dhe rehatinė qė ofron, do tė kushtonte 60 euro. Nėse dėshironi tė qėndroni nė qytet, keni hotel "Colosseo", nė rrugėn "13 Dhjetori", i njėjti standard dhe cilėsi me hotelin e parė, vetėm se kushton 10 euro mė tepėr.

Ku mund tė hahet - Nė tregimet e atyre qė kanė qenė nė ish-Jugosllavi para luftės janė legjendare tė ngrėnat e tė pirat pafund me ēmime fare tė ulėta. Nė Kroaci apo Slloveni kjo nuk ėshtė mė e mundur. Nė Shqipėri kjo ndodh akoma. Kudo qė tė shkoni, dijeni qė tani se pėr njė vakt tė bollshėm do tė shpenzoni vetėm ēerekun e asaj qė do tė shpenzonit nė Itali. Kuzhina ėshtė e fuqishme fare, sipas zakonit tė ballkanasve pėr t‘i bėrė ballė dimrit. Nė verė, mė tė pėlqyeshmet pėr t‘u ngrėnė janė tava me peshk krap, tavat me zarzavate e perime tė ndryshme me mish tė pjekur dhe trahanaja e shtruar lloj-lloj salcash. Restorant "Mondial" nė qendėr tė qytetit ka njė kopsht tė brendshėm tejet elegant. Por kemi edhe zgjidhje praktike, siē ėshtė byreku, qė ngjan me njė lloj kulaēi me brumė shumė tė hollė, tė mbushur dėng me mish e me qepė, apo me kos e me djathė.

Si mund tė lėvizet - Shkodra ėshtė njė qytet i vogėl, qė si tė gjitha qytetet e tjera tė Shqipėrisė nuk iu shmang dot shėmtimit nga vitet e regjimit komunist tė Hoxhės. Njė mėkat i madh, sepse nga pikėpamja natyrore dhe historike ofron gjėra tė admirueshme. Nė qytet, nė pak metra distancė, bashkėjetojnė minaret, kullat e gurit dhe pallatet katrore prej ēimentoje tė bėra gjatė diktaturės. Nė shkėmbin mbi qytet, fatmirėsisht u ka mbijetuar shkatėrrimeve komuniste Kalaja e Rozafės, e lindur nga njė legjendė qė tė rrėqeth mishin (po jua lemė si surprizė ta zbuloni vetė cila ėshtė. Vizita kushton 200 lekė, pak mė shumė se 1 euro e gjysmė). Nuk ėshtė si Posilipi, por edhe liqeni i Shkodrės ėshtė ideal pėr t‘u ēlodhur nė freski ditėve tė nxehta tė verės, para se tė riktheheni nė hotele pėr tė pėrqafuar krevatet.

Biletat - Do tė luhet nė "Loro Boriēi", stadium me 16000 vende, i ristrukturuar pak vite mė parė, por ku mund tė shihen akoma skena tė lezetshme, si pėr shembull njerėz qė e ndjekin ndeshjen nė kėmbė mbi ēatinė e tribunės qendrore. Ka marrė emrin e ish-kapitenit dhe trajnerit tė Kombėtares shqiptare, qė ka luajtur edhe me Lacion gjatė viteve tė luftės ‘41-‘43. Nė dispozicion tė napoletanėve duhet tė jetė e gjithė tribuna qendrore prej 950 vendesh. Biletat blihen nė sportelet e stadiumit, ēmimi duhet tė rrotullohet aty te 10 euro (sepse nė Shqipėri mund tė blihet edhe me euro).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 EmptySun Aug 10, 2008 6:06 pm

Partizanit tė shpėrfytyruar i duhen patjetėr 4-5 lojtarė

Drejtuesit premtojnė se do tė rindėrtojnė njė ekip pretendent

Te Partizani pėr momentin paratė nuk po duken, ndėrkohė qė drejtuesit e lartė tė tij premtojnė se do ta ringrenė skuadrėn pretendente edhe nga e para, po tė jetė nevojė. Koha nuk premton shumė. Gjithēka duket e zymtė. Megjithatė ditėt e fundit kanė filluar lėvizjet pėr rindėrtimin e ekipit tė shpėrfytyruar. Tashmė pohohet si e sigurt, qė nė ekip do tė rikthehen portieri Orges Shehi dhe Babamusta, tė cilėt pritet tė jenė tė hėnėn nė stėrvitje. Ndėrkohė qė vetė presidenti Albert Xhani ka informuar se brenda javės sė ardhshme do tė bėjė minimumi dy blerje, emrat e tė cilėve nuk janė bėrė konkretė. Gjithsesi, rikthimi i dy tė parėve dhe ndėrhyrja e presidentit duken njė sinjal i mirė, edhe pse tė gjithė e dinė se do tė jetė shumė e vėshtirė pėr tė ndėrtuar sėrish njė ekip qė tė rivalizojė pėr titullin kampon. Drejtuesit e ekipit, tė konsultuar me trajnerin Hasan Lika dhe me specialistė tė tjerė pranė klubit, kanė arritur nė pėrfundimin se skuadrės pėr momentin i nevojiten minimumi katėr apo pesė lojtarė. E gjitha kjo bėhet pėr t‘i dhėnė formėn e njė ekipi, "mbetjes" qė ngeli si pasojė e "arratisjeve" tė fundit nga klubi i kuq. Drejtuesit premtojnė se kėta katėr apo pesė lojtarė do tė jenė edhe objektivi nė merkato nė ditėt e ardhshme. Po ashtu, e paqartė mbetet situata nė lidhje me Muzakėn, Bakajn dhe Beqirin, tė cilėt vazhdojnė tė figurojnė akoma si futbollistė tė Partizanit, pasi presidenti Xhani nuk u jep kartonin. Muzaka, po arriti tė shkėputet nga klubi i kuq, me shumė gjasa do shkojė te Tirana. Pėr Beqirin duket se interesohet Elbasani. Ndėrsa pėr largimin e Bakajt, dėmshpėrblimi i kėrkuar nga presidenti i tė kuqve ėshtė shumė i lartė. Po ashtu, nė listėn e atyre qė do tė largohen ėshtė edhe Paulin Dhėmbi, i cili tashmė duket se e ka tė sigurt njė vend nė radhėt e skuadrės sė Elbasanit tė Mirel Josės, i cili ka shprehur dėshirėn pėr tė pasur shėrbimin e mesfushorit korēar. Edhe pse nė ekip janė tė pakėt tė mbeturit, ata kanė vazhduar normalisht stėrvitjen edhe paraditen e djeshme. Kishin planifikuar njė ndeshje miqėsore me Besėn, e cila nuk u realizua dhe kėshtu qė mund tė shtyhet pėr javėn tjetėr. Sot tė kuqtė do tė jenė pushim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Info sport - Faqe 5 Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport - Faqe 5 Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Info sport
Mbrapsht nė krye 
Faqja 5 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» INFO mbi shendetin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» :: SPORTI :: Sporti-
Kėrce tek: