»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»


 
Portali ORIForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiTOP Albaniachatshkarko
Tema Fundit
» Besoni ne lotet e nje mashkulli
Info sport EmptyMon Feb 06, 2017 6:12 am nga Dielli

» C'ESHTE DASHURIA?
Info sport EmptyMon Feb 06, 2017 6:00 am nga Dielli

» Mesazhi me i bukur
Info sport EmptyMon Feb 06, 2017 5:42 am nga Dielli

» Ka dashuri pa interes?
Info sport EmptyMon Feb 06, 2017 5:37 am nga Dielli

» Mirmengjesi
Info sport EmptySun Feb 05, 2017 12:07 pm nga Dielli

» Pershendetje
Info sport EmptySun Feb 05, 2017 11:58 am nga Dielli

» Miremengjes,miredita,mirembrema,mirupafshim dhe naten e mire.
Info sport EmptyTue Jan 17, 2017 1:20 am nga Admin

» Vetem nje fjale
Info sport EmptySat May 23, 2015 4:48 pm nga Admin

» CILI ANETAR JU MUNGON NE KETO MOMENTE?
Info sport EmptySat May 23, 2015 4:41 pm nga Admin

» Me fal...
Info sport EmptyMon Jul 29, 2013 1:28 pm nga Ina_ina

» GJUMI DHE DASHURIA.
Info sport EmptyMon Jul 29, 2013 1:27 pm nga Ina_ina

» Puthja e Par Qe Tka Dhon nje Femer .!
Info sport EmptyMon Jul 29, 2013 1:25 pm nga Ina_ina

» A njeh dashuria ngjyrė, moshė dhe atdhe?
Info sport EmptyMon Jul 29, 2013 1:24 pm nga Ina_ina

» A jetohet pa dashuri?
Info sport EmptyMon Jul 29, 2013 1:22 pm nga Ina_ina

» TE DUA KUR.....
Info sport EmptyMon Jul 29, 2013 1:20 pm nga Ina_ina

» Aka nje vend dhe per mua ketu..?
Info sport EmptyMon Jul 29, 2013 1:11 pm nga Ina_ina

» XXX Vetem Per Moshat 18 e Siper
Info sport EmptySun Jul 07, 2013 1:56 pm nga arion

» Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 11:33 pm nga shaban cakolli

» Vajzat e virgjera, a gjenden me?
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 11:30 pm nga shaban cakolli

» PER TY.......
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» A munde te gjesh dashuri ne internet edhe sa do ket sukses
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:17 pm nga shaban cakolli

» Cila eshte gjeja e pare qe ju terheq te nje vajze/djale?
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:14 pm nga shaban cakolli

» Ē’farė ėshtė mė e rėndėsishme, tė duash apo tė dashurosh?
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» MARTES APO BASHKEJETES?
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» Me dhemb zemra kur....?
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Cfare kerkoni ke nji njeri qe te ket fatin te behet i dashuri/a juaj?
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:10 pm nga shaban cakolli

» DEDIKIME PER DASHURIN
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:09 pm nga shaban cakolli

» Puthja, nuk eshte vetem ceshtje buzesh
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:07 pm nga shaban cakolli

» Vuaj kur ti...
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:06 pm nga shaban cakolli

» Te dua sepse...
Info sport EmptyFri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

*
*
*
*
*
*
*
*
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
*ChAt Me PeRsHeNdEtJe*
♥♥♥ ♥♥♥♥♥♥ ♥♥♥
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
SHTYPI
Gazeta Shqiptare
GAzeta Metropol
Gazeta Shqip
Gazeta Albania
Gazeta Koha jone
Gazeta Sot
Gazeta Tirana Observer
Gazeta Korrieri
Gazeta Shekulli
Gazeta 55
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Biznesi
Gazeta Zeri i Popullit
Gazeta Ballkan
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of »(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» on your social bookmarking website

 

 Info sport

Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Info sport   Info sport EmptyFri Apr 18, 2008 12:35 am

informacione te pergjitheshme ne ledhje me te gjitha sportet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Kaka:Fundi i veteraneve   Info sport EmptyFri Apr 18, 2008 12:36 am

Fantazisti i Milanit e ka parė skuadrėn e tij duke humbur nga dy gola tė vonshėm, derisa ai dhe bashkėlojtarėt ishin tė tėrhequr thellė nė mbrojtje nga sulmet e skuadrės sė re dhe energjike tė Arsenalit, qė fitoi nėpėrmjet golave tė Cesc Fabregas dhe Manuel Adebayorit.
Braziliani nuk ka pasur hapėsirė qė tė manovrojė dhe ta bėjė lojėn e tij, derisa ka kėrkuar ndryshime rrėnjėsore nė skuadėr dhe largimin e futbollistėve nė moshė te Milani.
"Nė fund tė stinorit, disa lojtarėve u skadon kontrata dhe klubi duhet tė vendosė se si t'i zėvendėsojė ata. Arsenali ka luajtur shumė mirė nė tė dyja ndeshjet. Nuk ishim shumė efektivė sa duhet. Kjo skuadėr aktuale ka bėrė shumė nė tė kaluarėn pėr klubin dhe tifozėt. Fatkeqėsisht, jo edhe kėsaj radhe", tha Kaka.
Ai ka insistuar se do t'i mbetet besnik skuadrės sikur kapiteni Paolo Maldini, i cili, me gjithė moshėn 40-vjeēare, dukej se ishte i vetmi qė dėshironte ta kualifikonte Milanin nė ndeshjen e sė martės mbrėma.
"Do tė jetė shumė vėshtirė pėr ne kėto ditė. Liga e Kampionėve ka qenė synimi ynė dhe tani duhet vetėm tė luftojmė pėr vendin e katėrt nė Itali", tha Kaka.
"Ėshtė koha tė falėnderohen veteranėt dhe tė pėrshėndeten nga Milani", ka pohuar Kaka. Derisa mediat italiane kanė spekuluar pėr tė ardhmen e Milanit, qė mendohet tė projektohet nga ish-selektori qė e bėri Italinė kampione tė botės, Marcello Lippi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Kuqi largohet nga futbolli Anglez   Info sport EmptyFri Apr 18, 2008 12:38 am

Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi, i cili nė pjesėn e dytė tė sezonit ėshtė kthyer tek skuadra angleze e ligės sė dytė Crystal Palace, pas pjesės sė parė tė kaluar nė Premierligė tek Fulham, ka thėnė se ka gjasa qė nė fund tė sezonit tė largohet tėrėsisht nga futbolli anglez.
“Kam biseduar me menaxherin tim dhe ai mė ka treguar se ka disa skuadra tė interesuara pėr mua jashtė Anglisė. Ka shumė mundėsi qė gjatė verės tė largohem nga futbolli anglez”, ka thėnė Kuqi pėr tė pėrditshmen kosovare “Express”.
Sulmuesi, i cili mbron ngjyrat e kombėtares sė Finlandės, ka pohuar po ashtu se ka pasur edhe shumė skuadra tė ligės sė dytė qė janė interesuar pėr shėrbimet e tij, porse dėshira pėr tė kaluar nė njė ekip ku mund tė ketė sukses e ka shtyrė tė qėndrojė tek Crystal Palace, deri nė fund tė sezonit.
Nė Crystal Palace, Kuqi erdhi nė vitin 2006 pėr njė shume prej 2.5 milionė euro, pas njė sezoni tė shkėlqyeshėm tek Blackburn Rovers. Pjesėn e parė tė kėtij sezoni sezonit ai e kaloi si huazim tek ekipi i Premierligės, Fulham, ku dėshtoi tė jetė pjesė e formacionit startues
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Pirlo: Kam qene afer kalimit te Real Madrid!   Info sport EmptyFri Apr 18, 2008 12:41 am

Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, ka thėnė se ka ekzistuar mundėsia qė ai tė kishte kaluar tek Reali i Madridit gjatė verės sė kaluar, pas krizės sė montimit tė ndeshjeve, qė kaploi edhe rosonerėt.
Milani nė fillim ishte dėnuar me 15 pikė dhe njė vit pėrjashtim nga Liga e Kampionėve. Megjithatė, pas apelit, ishte lejuar tė marrė pjesė nė garėn evropiane tė klubeve mė tė mira dhe zbritja e pikėve ishte zvogėluar nga 15 nė tetė.
Sidoqoftė nė mes ndėshkimit fillestar dhe atij final, e ardhmja e Pirlos ishte shumė e dyshimtė dhe nėse apeli do tė kishte dėshtuar, klubi do tė ishte detyruar, si edhe Juventusi, tė shesė shumicėn e top yjeve.
“Gjatė verės 2006 qarkullonin fjalė pėr njė kalim tė mundshėm nė Real Madrid”, ka thėnė Pirlo. “Ishte e pazakonshme pėr shkak se skandali Calciopoli sapo kishte shpėrthyer, por nė fund zgjodha tė mbetem kėtu”.
Pirlo ka komentuar edhe ndeshjen e fundit tė luajtur nė Ukrainė kundėr Shakhtarit nė garat e Ligės sė Kampionėve, duke thėnė se ishte njė ndeshje e rėndėsishme dhe se tri pikėt e fituara janė garanci pėr kualifikimin e Milanit nė fazėn e ardhshme


Edituar pėr herė tė fundit nga MONDI nė Wed May 21, 2008 12:17 pm, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: "Do ta marrim Adrianon"- thotė Berlusconi   Info sport EmptyFri Apr 18, 2008 12:43 am

Presidenti i kampionit evropian Milan, Silvio Berlusconi, ka thėnė se klubi do tė ishte i interesuar tė nėnshkruajė me sulmuesin Adriano, nėse ai dėshiron ta lėshojė klubin rival tė qytetit, kampionin aktual tė Italisė, Interin.
Braziliani ka pasur njė kohė tmerrėsisht tė keqe, si brenda edhe jashtė fushe, gjatė 18 muajve tė kaluar. Ai ka luajtur vetėm katėr herė gjatė kėtij sezoni dhe nuk ka dalė nė fushė as edhe njė minutė tė vetme nė tri ndeshjet e fundit tė Interit nė Serie A, kundėr Palermos, Genoas dhe Juventusit.
“Adriano dėshiron tė largohet nga Inter? A do ta marrim? Mund tė them se nuk ka asnjė ekip nė botė qė nuk do ta dėshironte Adrianon”, ka thėnė Berlusconi.
Braziliani ka thėnė dje se ende po vuan nga depresioni pas vdekjes sė babait tė tij, ndėrsa ish kryemistri italian ka komentuar problemet e fundit personale tė Adrianos. “Gjithēka varet nga atmosfera rreth tij”, ka thėnė 71 vjeēari.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Nevil Dede:Jam cuditur nga lista e Han   Info sport EmptyTue May 06, 2008 12:16 am

Nevil Dede nuk ėshtė pėrfshirė nė listėn e futbollistėve tė grumbulluar nga trajneri Ari Han pėr ndeshjen qė kombėtarja do tė zhvillojė kundėr Polonisė. Por vetė futbollisti e ka cilėsuar kėtė si normale, pėr vetė faktin se trajneri holandez nuk i dinte cilėsitė e tij. Nė njė prononcim pėr "albaniasoccer.com", Dede ka treguar mendimet e tij rreth kėsaj liste dhe faktit qė ai nuk ishte pėrfshirė nė planet e trajnerit. "Mosthirrja me skuadrėn kombėtare nuk mė ka mėrzitur. Por mund tė them se mė ka habitur, thjesht nga pikėpamja personale.

E kam thėnė edhe mė parė, Han ėshtė njė trajner i sapoardhur nė drejtimin e skuadrės dhe si ēdo trajner i ri ka mendimet e veta se ēfarė do tė bėjė me skuadrėn. Pėr kėtė arsye, ai ndoshta ka menduar qė unė nuk mund t‘i pėrshtatem lojės dhe ideve qė ai ka, ndonėse nuk kemi biseduar. Ndoshta, pas njė vėshtrimi tė mėtejshėm tė skuadrės dhe lojtarėve qė i duhen ai edhe mund tė ndryshojė mendje. Ai ėshtė trajneri i skuadrės dhe unė i respektoj vendimet e tij, pa asnjė ndikim personal, mė pėlqejnė apo jo ato. Nuk besoj se ėshtė mosha arsyeja, sepse trajneri holandez ka aq eksperiencė dhe e di se mosha qė kam unė nuk ėshtė aspak faktor ndikues nėse unė jam nė gjendje fizike apo teknike. E njėjta situatė ka ndodhur me Brigel dhe ndryshoi me Bariē. Ndoshta ndryshon edhe me Han nė tė ardhmen. Ndonėse unė nuk jam nė pėrbėrje tė saj, dėshiroj pėr tė gjithė lojtarėt e thirrur dhe stafin drejtues qė tė arrijnė sa mė shumė rezultate pozitive qė ta nderojnė vendin tonė dhe pse jo tė zėmė njė vend sa mė tė lartė nė kualifikimet e radhės", deklaroi mbrojtėsi qė ėshtė aktivizuar si titullar gjatė tė gjithė edicionit tė kaluar tė pėrfaqėsueses kuqezi. Futbollisti, aktualisht, aktivizohet nė kampionatin kinez, ku po luan rregullisht, pavarėsisht disa dėmtimeve qė ka pasur nė fillimin e sezonit. Futbollisti ka treguar edhe eksperiencėn e deritanishme nė kampionatin kinez, si edhe formėn qė po kalon. "Rėndėsi ka qė dėmtimet nuk kanė qenė serioze dhe mė kanė lejuar qė tė luaj dhe tė stėrvitem sistematikisht nė seancat disaorėshe ēdo ditė. Kemi skuadėr tė mirė, po na duhen 2-3 pėrforcime. Por edhe ndeshjet e para kanė qenė shumė tė forta, pasi kemi luajtur me skuadra tė cilat ose kanė qenė tė renditura shumė lart nė edicionin e kaluar, ose kanė qenė midis 4-5 mė tė fortave kėtė sezon", tregoi Dede.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Polonia konfirmon miqesoren me Shqiperine ne 27 maj   Info sport EmptyTue May 06, 2008 12:19 am

Polonia konfirmon miqėsoren me Shqipėrinė nė muajin maj. Pasi janė tėrhequr nė njė moment tė parė, pėr shkak tė pezullimit qė kishte futbolli ynė nga FIFA dhe UEFA, Federata Polake vendosi qė ndeshja tė luhet sipas axhendės. Shkak ėshtė bėrė firmosja dhe regjistrimi i statutit tė FSHF-sė, qė i ka hapur rrugė rikthimit tė Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare. Gjatė paradites sė tė premtes, drejtuesi mė i lartė i futbollit nė Poloni, Mikail Listieuicz, ka konfirmuar zyrtarisht miqėsoren nė Reutlingen tė Gjermanisė, sipas marrėveshjes qė dy federatat kishin arritur mė 1 shkurt 2008.

"I dashur zoti sekretar i pėrgjithshėm (i FSHF-sė), sė pari ju falėnderoj pėr faksin e datės 23 prill. Duke marrė nė konsideratė kėrkesėn tuaj, por edhe informacionet e FIFA-s rreth faktit se pezullimi i vendit tuaj do tė hiqet shumė shpejt, dėshirojmė tė rikonfirmojmė miqėsoren Shqipėri-Poloni, e planifikuar pėr t‘u luajtur mė 27 maj 2008 nė Reutlingen tė Gjermanisė", citohej nė faksin e mbėrritur dje nė zyrat e Federatės Shqiptare. "Nė tė njėjtėn kohė, ne dėshirojmė tė ndihmojmė federatėn tuaj nė kėtė situatė tė vėshtirė, qė tė kthehet aktive nė familjen e futbollit botėror. Kushtet pėr ndeshjen miqėsore janė tė njėjtat me ato qė janė pėrmendur nė faksin e datės 1 shkurt 2008". Nė kėtė mėnyrė, Polonia e drejtuar nga Leo Benhaker do tė luajė pėrballė kuqezinjve, nė atė qė do tė jetė edhe prova e parė e parė zyrtare e Ari Han nė krye tė pėrfaqėsueses. Sipas zyrės pėr shtyp nė FSHF, miqėsorja ėshtė pėrshėndetur edhe nga tekniku holandez, i cili mė nė fund do tė ketė shansin qė tė njohė futbollistėt. Shefi i kėsaj zyre, Tritan Kokona, ka saktėsuar se pėr miqėsoren me polakėt ka ndikuar shumė edhe FIFA: "Menjėherė pas regjistrimit tė statutit nė gjykatė, FIFA dhe UEFA janė lajmėruar me njė relacion dhe ato premtuan se do tė mblidhej menjėherė Komiteti i Emergjencės, nė mėnyrė qė Shqipėrisė t‘i hiqej pezullimi. Megjithatė, problemi qėndronte se sot (dje) ėshtė e premte dhe duke pasur parasysh se pėrpara ėshtė fundjava, vendimi mund tė zgjasė deri nė fillim tė javės sė ardhshme. Kjo vonesė mund tė ndikonte negativisht pėr zhvillimin e ndeshjes miqėsore, e FIFA ka vendosur qė t‘i qetėsojė drejtuesit e Federatės Polake, edhe sepse pėr shkak tė pezullimit kombėtarja ka humbur dy miqėsore, me Arabinė Saudite dhe Moldavinė. Gjithsesi, pėr konfirmimin e ndeshjes vlen tė pėrmenden edhe qėllimet e mira tė polakėve, qė rikonfirmuan miqėsoren e 27 majit nė Reutlingen".

Kokona ka saktėsuar gjithashtu se mė 21 maj, vetėm 24 orė pas fillimit tė grumbullimit nė Gjermani, kombėtarja do tė zhvillojė njė miqėsore me ekipin zviceran tė Shafhauzenit. "Do tė jetė njė takim i lehtė testues, edhe pėr faktin se skuadra do tė mblidhet vetėm njė ditė mė parė. Ata janė skuadra e njė qyteti zviceran nė kufi me Gjermaninė dhe do tė udhėtojnė drejt vendit ku do tė jetė e grumbulluar pėrfaqėsuesja". Shafhauzen militon nė kategorinė e dytė zvicerane, Challenge League, dhe aty militojnė katėr lojtarė me origjinė shqiptare (Shkėlzen Gashi, Genc Mehmeti, Gėzim Sadiku e Allmir Ademi). Ndėrkohė, sot nė Tiranė do tė mbėrrijė trajneri Han, qė do tė jetė i pranishėm nė derbin Partizani-Tirana. Ai do tė kontaktojė edhe me zyrtarė tė FSHF-sė, pėr tė rakorduar hollėsitė e fundit tė grumbullimit nė Gjermani, ndėrsa tė dielėn do tė largohet nga vendi ynė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Tirana,gjoba mee 35% te rroges   Info sport EmptyWed May 21, 2008 12:15 pm

Drejtuesit e Tiranės kanė vendosur tė ndėshkojnė skuadrėn pas dėshtimit nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė. Nė mbledhjen e zhvilluar dje, ndėrmjet donatorėve, shefit tė klubit, stafit teknik dhe futbollistėve nė ambientet e "Hotel Tirana" janė marrė dy vendime: pezullimi pa afat i tre futbollistėve, (Klodian Duro, Endri Vrapi dhe Ervis Sina) si edhe masėn me gjobė pėr tė gjithė kontingjentin. Lojtarėve do t‘u mbahet 35 pėr qind e shumės sė kontratės, e cila parashikohej nė njė klauzolė tė veēantė pėr mosplotėsimin e objektivave nė kampionat dhe Kupė.
Ndėrkohė, arsyeja e pezullimit tė tre lojtarėve, tė zėvendėsuar nė pjesėn e dytė tė ndeshjes sė humbur 2-0 me Vllazninė, tė cilėt janė pėrfshirė edhe nė njė debat tė ashpėr me donatorin e dorėhequr Refik Halili, ishte mungesa e impenjimit. "Mbledhja ka sjellė dy vendime tė rėndėsishme: tre lojtarėt e pėrjashtuar tė mėrkurėn kanė marrė masėn e pezullimit pa afat me motivin pėr mosimpenjim nė ndeshjet e Tiranės", tha shefi i klubit, Edi Gjini. "Ky ishte vendimi i tė gjithė donatorėve sė bashku. Gjithashtu, e gjithė skuadra do tė ndėshkohet me njė gjobė prej 35 pėr qind tė kontratės. Ēdo lojtar ka nė kontratėn e tij njė klauzolė ku theksohet qartė se do t‘u mbahet 30 pėr qind e pagės nė rast se nuk fitojnė titullin kampion dhe 5 pėr qind nė rast se nuk fitojnė Kupėn e Shqipėrisė". Drejtuesi i klubit, i emėruar vetėm pak muaj mė parė nė vend tė Shkėlqim Muēės shkoi edhe mė tej. Sipas tij, 35 pėr qindėshi bėn qė futbollistėt tė jenė debitorė ndaj klubit, pasi shuma ėshtė mė e lartė se rrogat e tre muajve tė fundit qė bardheblutė duhet tė marrin. "Duke qenė se Tirana ka dėshtuar nė tė dy trofetė, detyrimi i lojtarėve kundrejt klubit shkon nė 35 pėr qind tė pagės vjetore. Aktualisht, skuadra ka marrė pagat e nėntė muajve, por shuma prej 35 pėr qind tė kontratės sė secilit, ėshtė diēka mė tepėr sesa 3 muajt e fundit qė lojtarėt kanė pėr tė marrė, shpjegoi ai. Nė njė farė mėnyre, tė gjithė futbollistėt e Tiranės janė debitorė ndaj skuadrės, dhe duhet tė kthejnė paratė qė tė plotėsohet shuma e barasvlefshme me gjobėn, qė duhet tė paguajnė pėr dėshtimet e kėtij sezoni".
Njė tjetėr ēėshtje e prekur nė mbledhjen e djeshme, e cila ėshtė zhvilluar pa praninė e mediave, ėshtė folur edhe pėr fatin e trajnerit. Pas humbjes nė finale, Sulejman Mema ishte shprehur i gatshėm pėr t‘u larguar nga detyra. Por, duke qenė se ai ėshtė tekniku i tretė i ulur nė stolin bardheblu gjatė kėtij sezoni dhe se nga mbyllja e kampionatit mungojė vetėm tri javė, u vendos qė Mema tė mos largohet. "Pėr trajnerin Mema do tė diskutohet pas pėrfundimit tė kampionatit", saktėsoi Gjini
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Bardheblute 2007-2008 sezon largimesh dhe pezullimesh   Info sport EmptyWed May 21, 2008 12:17 pm

Nė vitin e katėrt nėn drejtimin e donatorėve, Tirana ka kaluar njė prej periudhave mė tė kėqija nė historinė 88-vjeēare tė klubit. Rezultatet mė tė kėqija tė regjistruara ndonjėherė dhe pasiguri absolute. Askush nė skuadėr nuk ėshtė ndier pėr njė moment i qetė: sezoni ka filluar me largimin e trajnerit Starova vetėm pas tri javėve tė para tė Superiores. Pak kohė mė vonė u pezullua pa afat tė mbrojtėsi Nevil Dede, i cili mė pas ėshtė rikthyer nė skuadėr, ndėrsa gjatė merkatos sė janarit ka preferuar tė transferohet nė kampionatin kinez. Pėrpara mbylljes sė vitit 2007 nga skuadra u pėrjashtuan Oriand Abazaj dhe Eldorado Merkoēi. Me pezullimet e Duros, Vrapit e Sinės, numri i lojtarėve ndaj tė cilėve janė marrė masa shkon nė gjashtė. Ndėrkohė, nė sezonin e turbulluar tė 23 herė kampionėve regjistrohen edhe largimi i shefit tė klubit, Shkėlqim Muēa dhe qėndrimi pėr 14 javė nė krye tė ekipit, i teknikut Astrit Hafizi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: C.Ronaldo.Do rri aq sa Ferguson   Info sport EmptyWed May 21, 2008 12:20 pm

Kristiano Ronaldo ka lėnė tė kuptohet se nuk do tė largohet nga Manēester Junajtid pėr sa kohė qė Aleks Ferguson do tė drejtojė kėtė skuadėr. Ai ka treguar pėr gazetėn "News of the World" se trajneri skocez ėshtė arsyeja kryesore pse ai nuk ka pranuar ende ofertat marramendėse qė i kanė ardhur nga Reali i Madridit. "Shefi ėshtė arsyeja kryesore pse unė jam nė kėtė klub. Ai mė ka ndihmuar shumė, jo vetėm nė kėtė sezon, por edhe nė ata paraardhės. Ndjehem shumė mirė nė kėtė klub dhe dua tė vazhdoj nė kėtė mėnyrė, pasi kam shumė miq kėtu.
Kam pesė vjet nė kėtė klub dhe mė duket vetja si nė shtėpi", deklaroi Kristiano Ronaldo.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Kapllani: Ndoshta fanella kuqezi mė jep mė shumė forcė   Info sport EmptySat May 24, 2008 5:48 pm

Ka shėnuar njė tjetėr gol me kombėtaren, tė mėrkurėn, nė ndeshjen e parė stėrvitore tė “erės Han”, ndaj Shafhauzenit zvicerian, teksa ky ėshtė goli i tretė i sulmuesit Edmond Kapllani nė tre ndeshjet e fundit tė zhvilluara me pėrfaqėsuesen. Ka shėnuar ndaj Bjellorusisė dhe Rumanisė, edhe pse kombėtarja e drejtuar nga Bariē i ka humbur kėto ndeshje, teksa vjen pėrsėri dhe shėnon nė ndeshjen e parė tė trajnerit Han si kryepankina e Shqipėrisė. Mos ndoshta fati qė ai ka patur tek Karlsruhe dy sezone mė parė ėshtė kthyer tek kombėtarja shqiptare. “Edhe kjo mund tė jetė”, tė sqaron Kapllani, i cili, megjithatė nuk ėshtė shumė entuziast pėr golin ndaj Shafhauzenit, pasi, sipas tij, ai nuk ka pėr qėllim tė tregojė asgjė. ”Ajo ishte njė ndeshje stėrvitore dhe nuk kam dėshirė tė kapem atje, por me duhet ta pranoj se ėshtė njė fakt qė golat me kombėtaren tashmė po vijnė mė lirshėm sesa ato me skuadrėn time, Karlsruhen. Ndoshta, sepse, ashtu si dy vjet mė parė tek Karlsruhe, tashmė unė ndihem mė i fortė tek kombėtarja. Pastaj edhe impakti i kalimit nė Bundesligėn 1, siē e kam thėnė, ishte i fortė pėr mua”. Dikur ai ka thėnė: “Tė gjitha golat me Karlsruhen i ndėrroj pėr njė tė rėndėsishėm me kombėtaren”. i pėrmbahet ende kėsaj llogjike? “Tani do them tė kundėrtėn. Jo, nė tė vėrtetė mė bėhet qejfi qė po shėnoj me kombėtaren, edhe pse unė them se golat e rėndėsishėm nuk kanė ardhur ende me fanellėn kuqezi”. A e kėnaq ky grup Kapllanin? “Unė mendoj se ishim mirė. Ka lojtarė shumė tė mirė nga kampionat shqiptar, tė cilėt janė tė denjė tė luajnė me fanellėn e pėrfaqėsueses. Megjithatė, prova jonė e vėrtetė do tė jetė ndeshja ndaj Polonisė”, ka pėrfunduar ai. Dhe njė gol atje, do tė ishte “oguri” mė i mirė pėr njė sezon “goleadori” pėr tė. Nė fund tė fundit pesė gola nė njė edicion me fanellėn e pėrfaqėsueses nuk janė pak.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Bogu do e fillojė nga Kievo   Info sport EmptySat May 24, 2008 5:51 pm

Bogdani do tė rifillojė stėrvitjen me skuadrėn e Kievos pas pushimeve e megjithatė kjo nuk do tė thotė se pėrfundimisht do tė qėndrojė te ky ekip. “Kievo e ka grumbulluar pėr fazėn pėrgatitore, megjithatė deri nė datėn 31 gusht shumė gjėra mund tė ndodhin”, thanė mediat italiane nė lidhj me shqiptarin
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Ronaldinjo nis pushimet nė Brazil   Info sport EmptySat May 24, 2008 5:52 pm

Talenti brazilian Ronaldinjo ėshtė larguar me pushime nė Brazil me lejen e drejtuesve tė Barcelonės, edhe pse nuk ėshtė bėrė e ditur data e kthimit. Nė kėtė mėnyrė, Ronaldinjo i shtohet mungesave tė lojtarėve tė tjerė pėr ndeshjen miqėsore qė Barēa do tė luajė nė Arabinė Saudite tė hėnėn e ardhshme. Njė takim qė nuk dihet ende nėse do tė zhvillohet sepse Barcelona ka 16 lojtarė tė padisponueshėm, midis tyre tetė do tė jenė me kombėtaret nė Europiamn, pesė janė tė dėmtuar, ndėrsa Samuel Eto’o dhe Leo Mesi janė tė grumbulluar me kombėtaret e tyre. Edhe pse Ronaldinjo i ka dhėnė lamtumirėn shumė shpejt kėtij sezoni, pėrsėri nė kampin katalanas janė shumė tė shqetėsuar pėr atė qė po ndodh me talentin brazilian, i cili ende nuk ka vendosur pėr tė ardhmen e tij. Barcelona dhe Milani duket se janė nė bisedime e sipėr, por ende nuk ėshtė gjetur njė marrėveshje pėrfundimtare. Duket se do tė jetė shumė e vėshtirė, duke patur parasysh qė braziliani ka vendosur tė shkojė me pushime dhe tė mos bėjė tė ditur se kur do tė kthehet. Megjithatė, bisedimet pėr tė ardhmen e tij janė nė dorė tė Barcelonės dhe menaxherit Roberto de Asis, i cili ka shumė kohė qė nuk prononcohet pėr tė ardhmen e vėllait tė tij. Gjėrat nuk aq tė lehta sa duken, edhe pse te Barcelona kanė frikė se Ronaldinjo nuk do tė kthehet mė, por do tė vendosė tė ardhmen e tij qė nga Brazili. Mos ndoshta largimi i brazilianit me pushime ishte njė lamtumirė e heshtur me Barcelonėn? Frika nė kampin katalanas ekziston, edhe pse njė ndėr asryet e shumta qė Dinjo ka shkuar nė Brazil ėshtė edhe rikuperimi sa mė i shpejt nga dėmtimi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Skandal tek Interi: prostituta dhe drogė   Info sport EmptyTue May 27, 2008 10:07 am

Dyshime edhe pėr baste nė ndeshje tė kampionatit 2006-‘07, tė fituar nga zikaltrit.

Interi e sheh veten nė qendėr tė skandalit tė radhės nė Serinė A. Pas pikėve tė humbura gjatė rrugės dhe titullit tė vėnė nė pikėpyetje, rreziku kryesor vjen nga njė hetim i mundshėm pėr zikaltrit.
Disa nga pjesėtarėt e skuadrės, zyrtarė tė klubit, por edhe ish-futbollistė tė famshėm, shfaqen nė dosjet e njė hetimi pėr trafikun e drogės, prostitucionit dhe mallrave luksozė. Tė gjitha materialet e mbledhura nga prokurorėt italianė janė siguruar nėpėrmjet pėrgjimeve telefonike.
Pra, nė njė farė mėnyre, celularėt janė shndėrruar nė ankthin mė tė madh tė Serisė A, pasi pas skandalit "calciopoli", ku vetėm Interi doli i fituar, tashmė janė arkivuar pėrgjime tė reja, qė kėtė radhė tronditėn klubin e Masimo Moratit. Madje, ka edhe mė keq, pasi disa futbollistė dhe trajneri Roberto Manēini akuzohen pėr baste nė ndeshjet e kampionatit tė kaluar, i cili ėshtė fituar nga Interi, por edhe pėr ndere nga gjyqtarėt. Megjithatė, pėr momentin, asnjėri prej tyre nuk figuron nė listėn e tė hetuarve.
Ēėshtja fillon nga njė rrobaqepėsi nė Sarono dhe nga pronari i saj, Domeniko Breshia, njė personazh qė nė tė kaluarėn frekuentonte rregullisht Pinetinan. Ai ėshtė mes personave tė hetuar nga Prokuroria Antimafie e Milanos, pėr organizatė keqbėrėse tė llojit mafioz.
Nga pėrgjimet e telefonatave qė i janė bėrė Breshias ėshtė konstatuar se ai kishte marrėdhėnie tė afėrta me zikaltrit. Emrat qė qarkullojnė janė tė teknikut Manēini, ndihmėsit tė tij, Sinisha Mihajloviē, futbollistėve Zlatan Ibrahimoviē, Havier Zaneti e Marko Materaci. Pėrveē tyre, lidhje me tė dyshuarin kishin edhe ish-lojtari zikaltėr Alesandro "Spilo" Altobeli, asistent/trajneri Fausto Salsano, njė punonjės i Interit, i quajtur Roko Di Stasi, drejtuesi i qendrės sė koordinimit tė tifozėve, Fausto Sala, dhe njė gazetar i paidentifikuar, pėr tė cilin dihet vetėm se drejton njė dyqan me impiante elektrike. Pėrgjimet e telefonatave kanė zbuluar edhe njė xhiro autoveturash luksoze, orėsh tė shtrenjta dhe femra qė mafiozi Breshia ia gjente interistėve nėpėrmjet njė shokut tė tij.
Por, akuzat bėhen edhe mė tė forta, pas pėrgjimeve tė policėve tė Trentos: duket se ata kanė regjistruar telefonata, tė cilat u referohen basteve sportive tė vendosura nga vetė zikaltrit gjatė ndeshjeve tė sezonit 2006/2007, qė nė fund ėshtė fituar nga Interi.
Sipas mediave italiane, tashmė telefonatat e pėrgjuara kanė kaluar nė dorėn e hetuesve, qė duhet tė studiojnė njė pjesė tė bisedave, pėrbėrėsit e tė cilave cilėsohen tė dyshimta. Nė fakt, ekzistojnė dyshimet se disa terma tė pėrdorur shėrbenin pėr tė fshehur kuptimin e vėrtetė tė disa frazave.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Tifozėt kundėr Tares: Nuk ėshtė i denjė pėr fanellėn   Info sport EmptyTue May 27, 2008 10:11 am

Humbja nė shtėpi me Palermon ka bėrė qė tifozėt e Lacios tė pozicionohen kundėr skuadrės. Mes lojtarėve tė kontestuar ėshtė edhe Igli Tare, qė tė dielėn u aktivizua pėrgjatė gjithė 90 minutėshit.


Mediat italiane e kanė vlerėsuar me nota pozitive lojėn e shqiptarit, i cili ka nxjerrė nė pozicion shėnimi shokėt e skuadrės, madje ėshtė paraqitur edhe dy herė i vetėm me portierin (pa shėnuar), por tė tė njėjtit mendim nuk janė mbėshtetėsit bardhekaltėr.
"Tifozėt janė tė hidhėruar pėr sjelljen e lojtarėve: pa shpirt dhe pa zemėr! Nuk ka fjalė pėr ta pėrshkruar paraqitjen kundėr Palermos", citohej nė forumet e tifozėve. "Faji? Ėshtė i tė gjithėve. Skuadra ka futbollistė qė mund tė luajnė vetėm nė Serinė B, qė djersinė nė fushė vetėm se ka diell".
Tifozėt lacialė nuk janė kursyer as pėr ish-kapitenin e kombėtares shqiptare, qė nė periudhėn kur qėndronte pafundėsisht nė stol e vlerėsonin, sepse nuk krijonte polemika. "Tare tė largohet, nuk ėshtė i denjė pėr kėtė fanellė", shkruanin tifozėt.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Tifozėt e Realit, mendime tė ndryshme pėr Canėn   Info sport EmptyTue May 27, 2008 10:12 am

Lajmi i publikuar disa ditė mė parė nė gazetėn "L‘Equipe" rreth interesimit tė Realit tė Madridit pėr Lorik Canėn, ka hapur njė debat mes tifozėve tė kampionėve tė Spanjės.


Nė faqet e ndryshme tė internetit komentohen paraqitjet e futbollistit kuqezi, si dhe fakti nėse ai duhet tė blihet apo jo nga presidenti Kalderon gjatė merkatos verore. Nė forumin e "mercafutbol.com", tifozėt janė tė ndarė mes atyre qė mendojnė se futbollisti shqiptar i shėrben skuadrės dhe atyre qė mendojnė se Cana nuk ėshtė i vlefshėm pėr madrilenėt.
"Ka karakter, forcė, agresivitet", shkruan njė nga tifozėt. "Shihni videot e tij nė internet, ėshtė njė mur i vėrtetė dhe ka kurajo. Do tė jetė njė blerje e goditur", shkruan pėrdoruesi me nofkėn Alber.
"Ėshtė njė makinė dhe do tė jetė Redondo i ardhshėm", shkruan njė tjetėr pėrdorues, me pseudonimin madrilista. Por ka edhe prej atyre qė mendojnė se blerja e Canės do tė ishte e kotė, pasi Realit nuk i shėrbejnė lojtarė tė tillė.
"Ia vlen si lojtar, por shkakton faulle ēdo minutė", shkruan Ejjs.
"Cana ėshtė njė shkatėrrues i mirė, por nuk di ta pasojė topin. Madridit i duhet njė lojtar i ekuilibruar", ishte komenti i pėrdoruesit Barracuda.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Behrami refuzon Lazion, hedh sytė nga Spanja   Info sport EmptyTue May 27, 2008 10:16 am

Valon Behrami ka refuzuar ofertėn e bėrė nga drejtuesit e Lacios, pėr tė rinovuar kontratėn qė e lidh me klubin roman deri nė vitin 2010.

Mesfushori kosovar me pasaportė zvicerane nuk ka pranuar ofertėn qė i ėshtė bėrė nga presidenti Lotito: edhe 5 vjet tė tjera me bardhekaltėrit dhe rrogė 600 mijė euro nė sezon.
Tashmė, 23-vjeēari duket shumė pranė largimit nga kryeqyteti italian dhe destinacioni mė i mundshėm ėshtė Primera Division spanjolle, ndėrkohė qė nuk mund tė "injorohen" kėrkesat nga Bajerni i Mynihut nė Gjermani dhe Totenhem nė Angli.
Lacio e vlerėson 15 milionė euro kartonin e Behramit, por mesfushori mund tė shfrytėzojė nenin 17 tė FIFA-s, pėr largim dy vjet pėrpara fundit tė kontratės.
Nė kėtė rast, vlera e tij do tė binte ndjeshėm, pasi klubet e interesuara duhet t‘u paguajnė bardhekaltėrve vetėm shumėn e dy viteve rrogė, plus disa para mė shumė dhe nė total shifra shkon nė afro 2 milionė euro.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Chelsea: 102 milionė euro pėr Lionel Mesi   Info sport EmptyTue May 27, 2008 10:18 am

Ēelsi po pėrgatitet tė ofrojė 80 milionė sterlina (rreth 102 milionė euro) pėr talentin e Barcelonės, Lionel Mesi. Lajmi pėr shumėn mė tė lartė tė paguar ndonjėherė nė histori pėr njė futbollist ėshtė bėrė i ditur nga "News of the World".
Superoferta ėshtė dukshėm mė e lartė se rekordi i transferimeve, kur nė vitin 2001 Reali i Madridit i pagoi Juventusit 46,5 milionė sterlina (76 milionė euro) pėr Zinedin Zidan. Drejtuesit e Barēės kėmbėngulin se Mesi nuk ėshtė nė shitje, por shuma marramendėse mund t‘i joshė qė tė rishikojnė qėndrimin e tyre. Tė paktėn, kjo ėshtė ajo qė blutė shpresojnė. Interesimi pėr talentin argjentinas dihej, por 102 milionė eurot e pėrgatitura pėr ta blerė janė zhvillimi mė i fundit nė klubin e zotėruar nga Roman Abramoviē. Manjati rus synon tė bėjė ndryshime rrėnjėsore nė skuadėr dhe gjatė merkatos sė verės shpreson tė afrojė lojtarė qė do t‘i siguronin Ēelsit futbollin spektakolar.
Miliarderi ėshtė lodhur me lojėn pa fantazi tė londinezėve dhe trajneri Avram Grant duket se e ka bindur tė bėjė njė investim tė madh. Kjo do ta ndihmonte skuadrėn tė ngrihej nė nivelin e rivalėve tė Premiershipit, Manēester Junajted dhe Arsenal, tė cilat vlerėsohen pėr lojėn plot fantazi. Sipas gazetės tjetėr angleze, "The Sun", Abramoviē ka mbetur i mahnitur nga mėnyra sesi Lionel Mesi u paraqit nė gjysmėfinalen e kthimit ku nė "Olld Traford" Barēa u eliminua nga Liga e Kampioneve prej Junajted. 20-vjeēari ishte protagonisti kryesor nė lojėn ofensive tė katalanėve dhe Abramoviē ėshtė i bindur se edhe Ēelsi duhet tė luajė nė mėnyrė aq spektakolare. Nė kėtė mėnyrė shpjegohet edhe arsyeja e afrimit tė Henk Ten Kejt, nė postin e zv/trajnerit tė bluve. Holandezi ėshtė mjaft i lidhur me Mesin dhe e ka aprovuar interesimin e klubit pėr argjentinasin. Njė burim pranė Ēelsit pohoi pėr tabloidin se: "Roman (Abramoviē) ėshtė i bindur se Mesi mund tė ndryshojė tėrėsisht pamjen e Ēelsit dhe ėshtė i gatshėm tė shpenzojė gjithēka qė nevojitet pėr ta afruar argjentinasin nė skuadėr. Ai e ka dėshiruar gjithmonė llojin e futbollistit qė Mesi pėrfaqėson.
Kur trajner ishte Hoze Murinjo, Abramoviē e pranoi mėnyrėn e lojės sė portugezit, pasi ajo i solli klubit disa trofe, por tashmė ai ėshtė mėrzitur prej saj. Grant synon tė ndryshojė disa gjėra, por ka shpjeguar edhe se duhet kohė dhe para pėr tė ngritur kualitetin. Tashmė, ka ardhur koha qė Roman t‘i financojė ndryshimet".
Po sipas mediave britanike, Manēester Siti ėshtė rikthyer nė "pol" pėr yllin tjetėr tė Barcelonės, Ronaldinjo. Klubi i zotėruar nga Shinauatra ėshtė gati tė paguajė 40 milionė eurot e pretenduara nga katalanėt. Nga ana tjetėr, fantazistit brazilian i ėshtė ofruar njė rrogė mbi 150 mijė euro nė javė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Sul Mema, drejt largimit tė sigurt nga stoli bardheblu   Info sport EmptyFri May 30, 2008 9:15 pm

Kanė mjaftuar 24 orė nėn drejtimin e njė Njėshi dhe jo mė tė njė “katriade” qė ambienti bardheblu tė buēasė. Trajneri, lojtarėt qė mund tė largohen, ata qė mund tė afrohen e gjithēka qė ka tė bėjė me ndėrtimin e njė Tirane kompetitive pėr sezonin e ri larg asaj qė u shfaq gjatė 2007-2008. Sipas burimeve pranė kėtij klubi, Sulejman Mema do tė jetė njė ndėr emrat e parė qė nuk do tė konfirmohet nga presidenti i ri, Refik Halili. Mema me shumė gjasa do t’i lėrė vendin njė tekniku tjetėr pėr tė cilin dalin emra tė pafund. Halili ėshtė njė njeri qė kėrkon shumė seriozitet dhe disiplinė nė skuadėr, ēka vetėm njė trajner i huaj mund t’ia japė. Dhe pikėrisht nė kėtė vazhdė ai tenton tė hedhė vėshtrimin gjetkė, pėr tė gjetur njė emėr tė vazhdimėsisė tek kjo skuadėr. Por nuk hidhen poshtė edhe mundėsitė e njė rikthimi nė drejtim tė Mirel Josės. Ky i fundit ka qenė gjithnjė njė nga teknikėt qė ėshtė parapėlqyer nė tė shkuarėn nga Refik Halili. Zėrat korridoreve, ndonėse ende tė lehta dhe nėpėr dhėmbė, qė ditėn e djeshme flisnin pėr njė rikthim tė Josės, i cili nxori kampion kėtė Tiranė tre sezone mė parė. Duhet theksuar se Halili dėshiron tė krijojė njė Tiranė, e cila tė mos ketė shumė ndryshime thelbėsore edhe kur njė vit mė pas nė vend tė tij tė vijė njė tjetėr donator si president i klubit. Nė bazė tė rotacionit nė presidencėn bardheblu Agron Papuli do tė jetė president nga 1 qershori i 2009-ės deri mė 31 maj tė 2010-ės. Pas tij do jetė Shefikat Ngjela (1 qershor 2010-31 maj 2011) dhe nė fund, Avni Nuri (1 qershor 2011-31 maj 2012). Pėr momentin njė gjė ėshtė e sigurt; Sulejman Mema nuk do tė vazhdojė si trajner te bardhblutė, teksa pritet edhe konfirmimi i ndonjė tė huaji, ku tė kuotuar janė italiani Leonardo Menikini dhe gjermani Aksel Ros ose i Mirel Josės. Gjatė kėtij vitit presidencial Halili do tė administrojė buxhetin prej 1 miliard lekėsh tė vjetra, qė tė katėr donatorėt do tė vėnė nė dispozicion tė klubit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Dinamo, 10 emra pėr Champions   Info sport EmptyFri May 30, 2008 9:15 pm

Kohė merkatosh dhe ndryshimet nė kampionen e Superligės. Pas konfirmimit tė trajnerit Ilir Daja nė pankinė edhe pėr sezonin tjetėr Dinamo ka pėrgatitur njė listė prej dhjetė futbollistėsh qė dėshiron t'i ketė tė paktėn pėr ndeshjet qė do tė luajė nė pre-eliminaret e Kupės sė Kampioneve gjatė muajve korrik-gusht. Nė listėn e "bluve" tė kryeqytetit spikasin kėrkesat pėr 2 mbrojtės, 6 mesfushorė dhe dy sulmues. Kėshtu dy emrat qė mund tė ndihmojnė nė repartin e mbrojtjes sė Dinamos janė pikėrisht dy tė pezulluarit dhe sė fundmi edh e pėrjashtuarit nga Tirana, Elvis Sina dhe Endri Vrapi. Qė tė dy lojtarėt janė lėnė tė lirė pėr tė gjetur njė skuadėr tjetėr dhe nuk hidhet poshtė mundėsia se ata mund edhe tė firmosin edhe pėr sezonin me Dinamon. Nė repartin e mesfushės emrat janė shqiptaro-kroati Anton Dedaj, shkodrani Gilman Lika, talenti i Tiranės, Jahmir Hyka, mesfushorėt e tjerė bardheblu Jetmir Sefa e Hetlem Ēapja si dhe mėngjarashi i Besės, Enkel Alikaj. Nė repartin e sulmit, pėrveēse konfirmimit tė sulmuesve aktualė, kėrkohet veterani Gentian Stojku si dhe talenti i Partizanit, Elis Bakaj. Pikėrisht pėr kėtė tė fundit do tė jetė goxha e vėshtirė duke parė se edhe "Demat e kuq" luajnė nė Kupėn UEFA dhe nuk do ta lėshojnė lojtarin mė aktiv tė tyre. Duhet theksuar se Daja ėshtė trajneri i pestė i konfirmuar pėr kėtė sezon pas Hasan Likės (Partizani), Agim Canaj (Vllaznia), Slavko Kovaēiē (Flamurtari) dhe Gugash Maganit (Shkumbini).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Me polakėt rikonfirmohen talentet, humbim ndeshjen   Info sport EmptyFri May 30, 2008 9:23 pm

Humbasim ashtu sikundėr tri vjet mė parė nė Szczecin tė Polonisė mė 29 maj 2005. Edhe atėherė njė gol i shpejtė i vendasve nė minutėn e dytė tė takimit rezultonte njė fitore e bujtshme e polakėve dhe njė lojė gjithė-sulmuese por jo rezultateve e kuqezinjve. Edhe nė atė takim si titullar luante pėr herė tė parė ish-gardiani i Tiranės, Isli Hidi sikundėr nė kėtė ndeshje. Trajneri Arie Haan jo me pak ēudi pati zgjedhur Isli Hidin qė nga minuta e parė nė kėtė ndeshje edhe pse Arjan Beqaj ėshtė ndėr portierėt mė tė mirė tė kėtij sezoni. Kjo ishte ndeshja e parė e holndaezit tė kombėtares shqiptare pas plot pesė muajsh qė ka marrė drejtimin e kombėtares shqiptare. Dhe pikėrisht nė ndeshjen debutuese tė tij Arie Haan pati zgjedhur tė ndeshej pikėrisht ndaj njė holandezi tjetėr, tė famshmit, Leo Benhaker. Duhet theksuar se ekipi pėrfaqėsues tregoi njė nivel pėrgjithėsisht nė pjesėn e dytė tė lojės teksa nė fushė zbriste edhe fantazisti i Tiranės, Jahmir Hyka. talenti 19-vjeēar ishte padyshim futbollisti mė i mirė i kėsaj ndeshje. Por nuk kanė zhgėnjyer edhe Andi Lila, Kristi Vangjeli dhe Hamdi Salihi, futbollistė qė luajnė jo prej shumė kohėsh me ekipin pėrfaqėsues. Madje sulmuesi i Riedit, (Salihi) pati provuar disa herė nė drejtim tė portės duke qenė edhe futbollisti mė i rrezikshėm i ekipit tonė. Zhgėnjeu nė nj farė mėnyre, Erjon Bogdani i cili vazhdon tė vuajė faktin se ėshtė aktivizuar shumė pak nė kampionatin italian tė futbollit gjatė kėtij fund-sezoni. Ish-sulmuesi i Livornos, tashmė i rikthyer te Kievo u zėvendėsua gjatė pushimit tė dy pjesėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Haan si Demollari ia nis me humbje   Info sport EmptyFri May 30, 2008 9:24 pm

E ka nisur me humbje aventurėn e tij nė krye tė kombėtares shqiptare, Arie Haan. Holandezi ėshtė trajneri i dytė i shekullit XXI nė pankinėn shqiptare qė starton me humbje. I pari ka qenė ish-tekniku Sulejman Demollari (01.09.2001-17.04.2002) i cili mė 1 shtator 2001 nė ndeshjen e tij debutuesi i Njėshi i kuqezinjve humbiste 2 me 0 nė stadiumin "Qemal Stafa" ndaj Finlandės nė njė takim zyrtar pėr kualifikimet e Kupės sė Botės "Kore-Japoni 2002". Ndėrkohė qė 4 tė tjerėt, Zhega, Dosena, Bgrigel dhe Bariē e patėn startuar aventurėn e tyre me fitore soe tė paktėn me njė barazim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: U-21, Shqipėri-Greqi do luhetmė 20 gusht   Info sport EmptyFri May 30, 2008 9:25 pm

Ndeshja e Shpresave U-21 Shqipėri-Greqi do tė luhet mė 20 gusht. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga UEFA e cila ka vendosur kėtė datė e cila pėrkon si datė lirė e lėnė nga UEFA dhe FIFA pėr ndeshje miqėsore. Ndeshja mes kėtyre dy skuadrave e cila duhej tė zhvillohej mė 26 mars u shty pėr nė njė datė tjetėr pas pezullimit tė pėrkohshėm tė Federatės Shqiptare tė Futbollit nga tė gjitha organizmat ndėrkombėtarė (FIFA dhe UEFA). Shqipėria "e vogėl" ndodhet nė Grupin 1 sė bashku me Greqinė, Italinė, Kroacinė, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Nė takimin e parė nė Greqi vendasit fituan 2 me 1.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: U-19/ Shqipėria i jep lamtumirėn evropianit, humbet 2-0 me Kroacinė   Info sport EmptyFri May 30, 2008 9:26 pm

Shqipėria U-19 e mbylli aventurėn e saj nė Elite Round dhe gjithashtu nė Kampionatin Evropian nė mėnyrė identike edhe me ndeshjen hapėse: njė humbje 2-0. Kėsaj radhe me Kroacinė. Pėr ta bėrė mė tė plotė ngjashmėrinė me humbjen 2-0 me Gjermaninė nė ditėn e parė, edhe Kroacia ashtu si formacioni i Horst Hrubesh, humbi njė penallti kundėr ekipit tė Ramadan Shehut. Kroacia shėnoi nga njė gol nė ēdo pjesė: 10' dhe 64', me penalltinė e humbur nė minutėn e 20-tė. Gjermania fitoi 5-2 me Sllovakinė dhe siguroi nė vend nė finalet e Kampionatit Evropian U-19, finalet e tė cilit do tė luhen nė Ēeki. Kėshtu nė tri ndeshje kombėtarja shqiptare U-19, morri vetėm njė barazim me Sllovakinė (2-2, gola te Metanit e Mustafaj) dhe dy humbje: tė dyja 2-0 me Gjermaninė e Kroacinė, duke u renditur e fundit me njė pikė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Info sport Empty
MesazhTitulli: Gėrcalliu: Pėrse zgjodha Austrinė dhe jo Shqipėrinė   Info sport EmptyFri May 30, 2008 9:28 pm

drejtpėrdrejtė, i qartė dhe vende-vende thumbues ndaj origjinės sė tij. Ronald Gėrcalliu, i vetmi shqiptar puro pėr momentin nė EURO 2008, ka treguar nė njė intervistė pėr mediat austriake arsyet e zgjedhjes sė pėrfaqėsueses austriake tė futbollit pėrkundrejt asaj shqiptare. Gjithashtu ai ka pohuar se megjithėse Austria nuk shihet si favorite, ajo mund tė bėjė surprizėn e kėtij evropiani ashtu sikundėr Greqia katėr vjet mė parė. "Kam kaluar njė fėmijėri aspak tė mirė nė Shqipėri. Ishin kohė vėrtetė tė vėshtira", tregon futbollisti shqiptar nė njė intervistė pėr "LAOLA1" (www.laola1.at). Por gjithsesi djaloshi Ronald nuk humbiste shumė kohė nė libra pėrkundrejt futbollit dhe rezultatet nė fakt nė kėtė prizėm erdhėn shpejt. Ai tregoi fillimet e tija tek klubi i tė rinjve tė Partizanit si dhe largimin e tij definitiv nga Shqipėria drejt Austrisė. "Futbolli pėr mua ishte gjithēka. Edhe pse familjarėt e mi mė shtynin qė edhe tė lexoja, unė e kisha mendjen vetėm aty, tek topi. Pas pse vjetėsh stėrvitje te Partizani familja ime u largua nga Shqipėria pėr t'u vendosur nė Austri", ka vazhduar Ronald Gėrcalliu. Ndėrkohė sikur ta kishte ditur tė ardhmen e tij, Gėrcalliu pohon se kishte pas ndjekur kurse tė gjuhės gjermane kur ishte i vogėl nė Tiranė dhe jeta nė Austri nuk i kishte krijuar shumė probleme pėr faktin se kishte disa njohuri tė gjuhės. "Pata ndjekur disa kurse tė gjuhės gjermane, por sėrish kisha probleme kur erdha nė Austri, sidomos nė shkollė, pėr tė kuptuar dhe shkruar. Gjithsesi arrita ta menaxhoj goxha mirė atė periudhė dhe pėr kėtė gjė jam krenar", ka pohuar futbollisti shqiptar. Tek Sturm Graz, skuadra e parė nė Austri Gėrcalliu e nisi karrierėn e tij si sulmues, por shumė shpejt u kthye nė njė mbrojtės tė mirėfilltė. "E nisa si sulmues, por mė pas trajneri mė kaloi nė mesfushė dhe nė fund edhe nė mbrojtje. Aty si duket rashė mė shumė nė sy dhe nuk lėviza mė nga ai repart", ka vazhduar shqiptari. Mė tej Gėrcalliu tregon ndeshjen e parė debutuese nė Bundesligėn austriake. "Kisha bėrė njė kampionat evropian me U-17 shumė tė mirė. Kisha luajtur edhe disa ndeshje me tė rinjtė e Sturm Graz por ėndrra ime u bė realitet mė 7 mars 2004 kur trajneri Misha Petroviē mė futi nė lojė nė pėrballjen me SV Mattersburg. Petroviē mė ka ndihmuar shumė, mė ka treguar se si duhet tė shfrytėzojė cilėsitė e mia nė mėnyrėn mė tė mirė", ka vazhduar rrėfimin e tij, Gėrcalliu. Mė tej ai tregon haptazi edhe pėrse zgjodhi Austrinė pėrkundrejt Shqipėrisė. "Kur luaja me U-21 tė Austrisė, mė erdhi edhe njė ftesė nga Federata Shqiptare e Futbollit, tė cilėn e refuzova menjėherė. Mjaftuan kujtimet jo shumė tė mira tė fėmijėrisė sime pėr tė bėrė zgjedhjen qė bėra, pra vendosa tė luaj pėr Austrinė, e cila pa mė tė voglin dyshim ishte zgjedhja ime e parė", ka thėnė mbrojtėsi. Dhe si pėr ironi tė fatit ka qenė pikėrisht Hans Krankl, ish-kandidati kryesor gjatė fundvitit tė kaluar pėr kombėtaren shqiptare, qė nė 2005-ėn (asokohe trajner i Austrisė), kėrkoi me ngulm Gėrcalliun nė kombėtare. "Ai mė foli gjatė para se tė bėja debutimin tim duke mė hequr edhe atė lloj frike dhe emocionesh tė tepruara qė kisha mbi supe", ka vazhduar Gėrcalliu. Mė pas kalimi nga Sturm Graz te Salzburgu duket se ka qenė njė pikė negative nė karrierėn e tij. Kalova pėr gati njė vit te Salzburg, por aty nuk gjeta atė qė vėrtet dėshiroja, ndaj u ktheva sėrish te Sturm Graz. Nė atė moment erdhėn edhe ofertat mė tė mira. Mund tė kaloja te Energji Kotbus nė Gjermani, por njė rregull i FIFA-s nuk mė lejoi qė tė bėja atė lėvizje. Mė pas edhe dy klube angleze, Njukastėl, dhe Lids mė kėrkuan, por pa arritur qė tė mbyllnin tratativat me klubin tim, kėshtu qė kalova pėrfundimisht te Austria Vjenė", ka pohuar Gėrcalliu. Ndėrkohė pėrsa i pėrket EURO 2008, shqiptari i Austrisė pohon se kombėtarja bardh e kuqe mund tė bėjė surprizėn. "Pėrderisa edhe katėr vjet mė parė fitoi Greqia, e cila nuk ishte fare ndėr favoritet, nuk ka arsye pse tė mos besojmė edhe ne nė njė fitore tė mundshme", ka pėrfunduar intervistėn e tij, Ronald Gėrcalliu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Info sport Empty
MesazhTitulli: Re: Info sport   Info sport Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Info sport
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 6Shko tek faqja : 1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» INFO mbi shendetin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» :: SPORTI :: Sporti-
Kėrce tek: