»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»


 
Portali ORIForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiTOP Albaniachatshkarko
Tema Fundit
» Besoni ne lotet e nje mashkulli
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Feb 06, 2017 6:12 am nga Dielli

» C'ESHTE DASHURIA?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Feb 06, 2017 6:00 am nga Dielli

» Mesazhi me i bukur
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Feb 06, 2017 5:42 am nga Dielli

» Ka dashuri pa interes?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Feb 06, 2017 5:37 am nga Dielli

» Mirmengjesi
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySun Feb 05, 2017 12:07 pm nga Dielli

» Pershendetje
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySun Feb 05, 2017 11:58 am nga Dielli

» Miremengjes,miredita,mirembrema,mirupafshim dhe naten e mire.
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyTue Jan 17, 2017 1:20 am nga Admin

» Vetem nje fjale
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat May 23, 2015 4:48 pm nga Admin

» CILI ANETAR JU MUNGON NE KETO MOMENTE?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat May 23, 2015 4:41 pm nga Admin

» Me fal...
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Jul 29, 2013 1:28 pm nga Ina_ina

» GJUMI DHE DASHURIA.
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Jul 29, 2013 1:27 pm nga Ina_ina

» Puthja e Par Qe Tka Dhon nje Femer .!
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Jul 29, 2013 1:25 pm nga Ina_ina

» A njeh dashuria ngjyrė, moshė dhe atdhe?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Jul 29, 2013 1:24 pm nga Ina_ina

» A jetohet pa dashuri?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Jul 29, 2013 1:22 pm nga Ina_ina

» TE DUA KUR.....
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Jul 29, 2013 1:20 pm nga Ina_ina

» Aka nje vend dhe per mua ketu..?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Jul 29, 2013 1:11 pm nga Ina_ina

» XXX Vetem Per Moshat 18 e Siper
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySun Jul 07, 2013 1:56 pm nga arion

» Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 11:33 pm nga shaban cakolli

» Vajzat e virgjera, a gjenden me?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 11:30 pm nga shaban cakolli

» PER TY.......
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» A munde te gjesh dashuri ne internet edhe sa do ket sukses
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:17 pm nga shaban cakolli

» Cila eshte gjeja e pare qe ju terheq te nje vajze/djale?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:14 pm nga shaban cakolli

» Ē’farė ėshtė mė e rėndėsishme, tė duash apo tė dashurosh?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» MARTES APO BASHKEJETES?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» Me dhemb zemra kur....?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Cfare kerkoni ke nji njeri qe te ket fatin te behet i dashuri/a juaj?
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:10 pm nga shaban cakolli

» DEDIKIME PER DASHURIN
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:09 pm nga shaban cakolli

» Puthja, nuk eshte vetem ceshtje buzesh
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:07 pm nga shaban cakolli

» Vuaj kur ti...
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:06 pm nga shaban cakolli

» Te dua sepse...
Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

*
*
*
*
*
*
*
*
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
*ChAt Me PeRsHeNdEtJe*
♥♥♥ ♥♥♥♥♥♥ ♥♥♥
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
SHTYPI
Gazeta Shqiptare
GAzeta Metropol
Gazeta Shqip
Gazeta Albania
Gazeta Koha jone
Gazeta Sot
Gazeta Tirana Observer
Gazeta Korrieri
Gazeta Shekulli
Gazeta 55
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Biznesi
Gazeta Zeri i Popullit
Gazeta Ballkan
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of »(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» on your social bookmarking website

 

 Transferime (merkato)

Shko poshtė 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:37 pm

Sukaj refuzon Inter Bakun, firmos pėr Kaiserslauternin


Sulmuesi i talentuar shkodran Xhevair Sukaj, autori i dy golave nė fitoren 2-1 tė Vllaznisė kundėr Koperit nė ndeshjen e parė tė turit tė parė tė Kupės UEFA, ka refuzuar sė fundi njė ofertė nė shumėn e 500 mijė dollarėve amerikanė tė bėrė nga skuadra e Azerbajxhanit, Inter Baku.

Lajmin pėr Albania-sport e bėri tė ditur nė linjė telefonike nga Mali i Zi, bosi i agjencisė mė tė madhe tė transferimeve “Vata Vizion Football Management”, Rudi Vata. “Menaxherėt e kėtij klubi kishin parė disa ndeshje tė Sukajt dhe mė paraqitėn ofertėn e tyre pėr lojtarin, por Xhevairi ndėrkohė kishte zgjedhur Gjermaninė si vend tė sė ardhmes sė tij futbollistike’, - tha Vata, i cili po merret ndėrkohė transferimin Xhulian Rrudhos te Lodz nė Poloni.

20-vjeēari Sukaj do tė niset tė dielėn drejt Gjermanisė pėr tė firmosur kontratėn me Kaiserslauternin, njė ekip ku mė parė janė aktivizuar edhe Igli Tare e Ervin Skela.

Pėr sulmuesin e Kombėtares U-21 (5 gola nė eliminatoret e kėtij edicioni tė Kampionatit Europian 2009), kanė qenė tė interesuara klube nga Austria, Zvicra, Gjermania, Ukraiana, Azerbajxhani e Turqia, por vetė lojtari i ka besuar njė emigranti shkodran, i cili banon prej disa vitesh nė Gjermani dhe ka lidhje tė ngushta me skuadrėn e Kaiserslauternit.

Pas firmosjes sė kontratės ditėn e hėnė, Sukaj do tė rikthehet menjėherė nė Shkodėr pėr tė vazhduar pėrgatitjet me Vllazninė pėr ndeshjen e kthimit kundėr Koperit, takim qė do tė luhet nė “Loro Boriēi”, mė 31 korrik 2008.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:37 pm

Andi Lila firmos me Tiranėn

TIRANA- Mbrojtėsi kavajas Andi Lila ėshtė pėrforcimi i radhės i Tiranės. Gjithsesi, nė kontratėn e tij parashikohet qė nėse Lila, ka njė ofertė nga njė klub jashtė shtetit ai ėshtė i lirė tė largohet.

23-herė kampionėt janė mbushur me tė rinj si kurrė mė parė, tė paktėn ata qė po stėrviten mė skuadrėn e Tiranės nė Maqedoni. Nė portė janė Eni Malaj e Klajdi Kuka. Nė mbrojtje rreshtohen: Muēa, Kazazi e Tafaj. Mesfusha kompletohet me Migel Metanin. Edhe sulmi ka disa tė rinj tė talentuar: Ergys Sorra e Blerti Hajdari.

Tė gjithė kėta janė pėlqyer nga trajneri kroat i bardhebluve Bllazhe Slishkoviē. Kėtyre u shtohen edhe Erbim Fagu e Jetmir Stefa, qė janė titullarė nė ekipin e parė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:38 pm

Besa ofertė Bekim Kulit

BESA- Presidenti Nexhat Bizhdili i ka bėrė ofertė tė kėnaqshme nė kushtet financiare Bekim Kulit, duke i propozuar edhe shiritn e kapitenit. Pak ditė mė parė 26-vjeēari kavajas i ka kėkruar njė kontratė me terma tė lartė financiarė Dinamos, me tė cilėn fitoi edhe kampionatin e fundit.

Besa, qė arriti tė kalojė njė tur nė Kupėn Intertoto me Ethnikos Aknas tė Qirpos, por u eliminua nga zviceranėt e Grasshopers nė turin e dytė, ka shumė mungesa. Reparti i vetėm i kompletuar ėshtė mesfusha: Progni, Veliaj, Krasniqi, Zhdralla, Sakaj, Alikaj e Ishka.

Tė gjithė repartet e tjera kanė nevojė pėr lojtarė. Nga vija e sulmit janė larguar Xhihani (Ukrainė), Shaqiri (Azerbajxhan), ndėrkohė qė dhe Fortunat pritet tė rikthehet nė Francė. Vetėm dy blerje ka bėrė Besa gjatė kėtij sezoni: Artan Sakaj dhe Sokol Ishka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:40 pm

Apolonia, katėr serbė nė provė

APOLONIA- Skuadra fierake ėshtė nė mbyllje tė javės sė parė tė fazės pėrgatitore nė Malin e Zi. Pėrveē mesfushorit organizator, rumunin, 25-vjeēarit Emil Marius, nė provė janė dhe katėr lojtarė serbė: dy sulmues, njė mbrojtės i majtė dhe njė mesfushor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:40 pm

Flamurtari ka nevojė pėr tre lojtarė

FLAMURTARI – Te vlonjatet ėshtė ende nė provė kroati Jure Grizejl (22 vjeē) mesfushor i majtė, por shefi i klubit Geri Ēipi pohon se Flamurtari ka ende nevojė pėr nj mbrojtės, njė mesfushor e njė sulmues. Merkatoja e kuqezinjve vlonjate ėshtė tėrėsisht e orientuar nga Krocia, kjo falė edhe bashkėpunimit me menaxherin Adrian Aliaj. Ēipi hodhi poshtė zėrat se Flamurtari ishte i interesuar pėr Ilirjan Ēaushajn e Dinamos.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:41 pm

Dėshton testimi i kamerunasve

TEUTA- Dy futbollistėt kamerunas Takui Emanuel dhe Kinsklei Ndi Folabi nuk kanė arritur tė kalojnė testin e Sulejman Starovės, edhe 19-vjeēarė kanė qenė lotjarė tė pėrfaqėsueses sė moshave tė Kamerunit. Te Teuta po stėrviten edhe Curri, Rada, Dollaku, futbollistė durrsakė, tė cilėt ishin dhėnė nė formė huazimi te ekipe tė tjera. Tė hėnėn pritet tė bashkohet me grupin edhe mbrojtėsi Pashaj, mesfushori Gjondeda e sulmuesi Hysa.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:42 pm

Lėvizjet e fundit nga kampet e Superligės

DINAMO- Kroati 29-vjeēar Frane Petreviē ėshtė edhe emri i ri i sulmit tė Dinamos. Sulmuesi ka luajtur sė fundi nė Slloveni me NK Ēelje. Petreviē ėshtė rekomanduar nga trajneri i ri Zlatko Daliē si alternativė pėr tė zėvendėsuar Pero Pejiēin. Mesfushori sulmues Bekim Kuli, i cili u largua nga Dinamo si protestė ndaj ish-trajnerit argjentinas Marselo Havier Zuleta, i ka vėnė kushte Dinamos pėr rikthimin e tij, Kavajasi kėrkon rritje rroge. Dinamo vazhdon pėrgatitjet pėr ndeshjen e kthimit tė Ligės sė Kampioneve kundėr boshnjakėve tė Modricės. Pranė Dinamos pritet tė rikthehet edhe Dario Bodrusiē.

FLAMURTARI - Kroati Jure Grizejl ėshtė bashkuar me Flamurtarin gjatė pėrgatitjeve tė skuadrės vlonjate nė Mavrovė tė Maqedonisė. 22-vjeēari ėshtė mesfushor i majtė. Flamurtari fitoi 4-1 miqėsoren me skuadrėn maqedonase tė Kategorisė sė Dytė, Lokomotiva e Gostivarit. Golat; Pema (2), Guna e Pamiē.

ELBASANI – Sulmuesi Oriand Abazaj ėshtė dhe njė nga blerjet e spikatura tė Elbasanit. Abazaj, i cili mė parė ka luajtur me Kastriotin e Tiranėn, do tė formojė dyshen nė sulm sė bashku edhe me Fjodor Xhafėn. Elbasani ėshtė nė pritje tė firmosje sė kontratave tė Veliajt e Sasha Delainit.

SHKUMBINI – Skuadra peqinase vazhdon fazėn pėrgatitore nė Strugė tė Maqedonisė. Mbrojtėsi i njohur Alpin Gallo ėshtė blerja e fundit e Shkumbinit. Te skuadra qė po drejtohet pėr momentin nga Sokol Branica pėrveē Delioskit, pritet edhe njė sulmues e njė mesfushor maqedonas, ndėrsa pėr portėn pritet njė futbollist serb.

TIRANA- Bardheblutė e kryeqytetit vazhdojnė stėrvitjen nė Ohėr tė Maqedonisė. Me grupin ėshtė bashkuar edhe Bledar Devolli.

BESA – Mesfushori kosovar, 23-vjeēari Driton Krasniqi, i cili luan prej tre sezonesh te Besa, konfirmoi qėndrimin edhe pėr kėtė sezon te skuadra kavajase. Nga Besa janė larguar : A.Shaqiri (Azebajxhan), Z.Ramadani (Azerbajxhan), A.Belisha (Vllanzia), P.Xhihani (Ukrainė), Abdulla Ishaka (Kinė). Liridon Leci kėrkohet nė Zvicėr.

APOLONIA- Skuadra fierake do tė pėrforcohet me njė mesfushor organizator, ruminin 25-vjeēar Emil Marius, i cili ka luajtur mė parė mė Universatea e Krajovės, por vjen nga Olimpiakos Nikosia e Qipros. Apolonia ėshtė duke kryer fazėn pėrgatitore nė Malin e Zi. Tė ardhur tė tjerė tė Apolonia janė Bedini (Flamurtari), Skėnderi (Flamurtari), Guri (Dajti)

Tė gjitha lėvizjet nė merkato

DINAMO

Trajner: Zlatko Daliē (Kroaci, i ri)

Tė ardhur: A. Tapia (Argjentinė), M.Kampazano (Argjentinė), E. Sina (Tirana), J. Brahja (Kastrioti), H.Ēapja (Tirana), F.Sefa (Lushnja)

Tė larguar: P.Pejiē (Kapfenberg, Austri), D.Bodrusiē (Kroaci), A.Abraham (Tirana), Pollozhani (Maqedoni), Kuli (pa ekip), Pema (Flamurtari), Vinēetiē (SC Ėeiz, Austri), D.Bortoja (Argjentinė), F.Paladinio (Argjentinė).

Ekipi:



PARTIZANI

Trajner: Hasan Lika (I konfirmuar)

Tė ardhur: R. Shala (Lushnja), Y.Shameti (Kastrioti), Larti (Skėnderbeu), E.Ēajku (Skėnderbeu), M. Ngjela (Besėlidhja)

Tė larguar: O.Shehi (pa ekip), B. Devolli (Tirana), D.Babamusta (pa ekip), B.Shkembi (pa ekip).

Ekipi: Portierė: Ed.Bakaj, Xhika. Mbrojtės: Hallaēi, Tafaj, Osmani, Beqiri, Shala, Larti. Mesfushorė: Gjyla, Karapici, Dhembi, Muzaka, El.Bakaj. Sulmues: Ngjela, Pėrlleshi, Ēajku, Capo.



BESA

Trajner: Iljaz Haxhiaj (I konfirmuar)

Tė ardhur: D.Sakaj (Elbasani), S.Ishka (Dinamo),

Tė larguar: A.Shaqiri (Azebajxhan), Z.Ramadani (Azerbajxhan), A.Belisha (Vllanzia), P.Xhihani (Ukrainė), Abdulla Ishaka (Kinė)

Ekipi:



ELBASANI

Trajner: Mirel Josa (I ri)

Tė ardhur: O.Abazaj (Kastrioti), E.Bakalli (Tirana), G.Stojku (Shkumbini), Kacollja (Shkumbini)

Tė larguar: Adrian Nuhui (pa ekip), Arben Nuhiu (pa ekip), Menglevski (Maqedoni), Vranic (pa ekip), E. Tetova (Teuta)

Ekipi:



TIRANA

Trajner: Bllazhe Slishkoviē (Kroaci i ri)

Tė ardhur: A. Abraham (Dinamo), M.Memelli (Gais, Suedi), Devolli (Partizani), Dabulla (Shkumbini)

Tė larguar: E. Sina (Dinamo), K. Duro (Omonia, Qipro), J. Hyka (Mainc 05, Gjermani), E. Bakalli (Elbasani), H. Ēapja (Dinamo), I.Fortuzi (lėnė futbollin), S. Gjoreski (Maqedoni), B. Hyseni (Kosovė).

Ekipi:



SHKUMBINI

Trajner: Gugash Magani (i konfirmuar)

Tė ardhur: E. Grami (Kastrioti), E. Turdiu (Kasrtrioti), E. Rizvanolli (Kastrioti), Mallota (Besėlidhja), Deliovski (Maqedoni), Gallo (Kastrioti).

Tė larguar: G. Stojku (Elbasani), R. Dabulla (Tirana), M. Kacollja (Elbasani), Ndoni (Lushnja), K. Dalipi (Bylis), Kuēi (Apolonia).

Ekipi:



VLLAZNIA

Trajner: Agim Canaj (i ri)

Tė ardhur: D. Smajli (Besėlidhja), N. Shtubina (Skėnderbeu), M. Bashiē (Kroaci), Miklosh (Ēeki).

Tė larguar: A. Teli (Alki, Qipro), A. Jusufi (Kosovė)

Ekipi: Bishani, E. Beqiri, Bashiē, Hoti, Teli, Belisha, Smajli, Osja, Nallbani, Lika, Sukaj, Kaēi, Lici.



FLAMURTARI

Trajner: Slavko Kovaēiē (i konfirmuar)

Tė ardhur: Guna (Apolonia), Liēaj (Apolonia), Halili (Vlora), Maringon (Kroaci), Ēaushaj (Dinamo-Teuta)

Tė larguar: Cani (Vllaznia), Bėrdufi (Elbasani), Flavio Zhunior (Brazil).

Ekipi:



TEUTA

Trajner: Sulejman Starova (i ri)

Tė ardhur: Babamusta (Partizani)

Tė larguar: V. Mile (pa ekip), Hodo (Bylis),

Ekipi:



APOLONIA

Trajner: Gerti Haxhiu (I konfirmuar)

Tė ardhur: Bedini (Flamurtari), Skėnderi (Flamurtari), Guri (Dajti), Emil Marius (Rumani)

Tė larguar: Guna (Flamurtari)

Ekipi:



BYLIS

Trajner: Faruk Sejdini (I konfirmuar)

Tė ardhur: K. Dalipi (Shkumbini), E.Dalipi (Elbasani), B. Hodo (Teuta), Mushica (Kosovė), Hashani (Besėldidhja), Haliti (Kosovė), Stafa (Dinamo), R. Nenaj (Elbasani)

Tė larguar: Prela (Besėlidhja), Lamaj, Bedini, Dimo, Prela, Hazizi, Heqimi, Sisoko.

Ekipi: Portierė: Egbo. Mbrojtės: Ujkani, Besha, Asanga Rih-reh, Driza, Muēa, E. Malasi. Mesfushorė: Nenaj, Idrizi, Kule, Roshi, E.Dalipi, Hodo, Kuēi, Novi, Beqiri, Terolli, Rakipi. Sulmues: Asllani, K.Dalipi, Ziambo, Bakiu, Hysenaj, Kalemaj.



LUSHNJA

Trajner: Artan Bano (I konfirmuar)

Tė ardhur: Sekseri (Skrapari), E.Ēela (Laēi) Ndoni (Shkumbini), K.Arbėri (i lirė).

Tė larguar: F.Sefa (Dinamo), Shala (Partizani)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:43 pm

Sliskoviē: Tre lojtarė qė tė bėjnė diferencėn

Pas njė jave pune intensive me grupin e lojtarėve bardheblu, trajneri Blazhe Sliskoviē, nė njė prononcim pėr “Sport Ekspres”, dje ka dhėnė mendimet e tij pėr ecurinė e deritashme. “Tri ditėt e para, - tha tekniku, - jemi marrė me pėrzgjedhjen e elementėve tė rinj. Kėshtu, nga njė grup i madh prej rreth 40 futbollistėsh tė rinj, kemi arritur tė seleksionojmė 13, tė gjithė tė talentuar, qė premtojnė, por qė u mungon eksperienca, sidomos nė ndeshje tė rėndėsishme. Ndaj, them se, tani pėr tani, kemi krijuar njė grup me mesatare moshe shumė tė re, i cili kompletohet nga disa futbollistė me eksperiencė, si Dabulla, Kēira, Abraham e Memelli, por edhe tė tjerė, si Sefa, Arapi e Deliallisi, tė cilėt e kanė njė farė pėrvoje, por duhet tė bėjnė akoma edhe mė shumė nė drejtim tė perfeksionimit tė tyre”.

Si ndiheni pas kėsaj qė keni bėrė deri tani?

Shumė optimist, sepse djemtė kanė punuar mirė e me shumė seriozitet. Dhe pėr mua kjo ėshtė mė e rėndėsishmja.

Kjo Tiranė, tashmė e ravijėzuar nė formatin e saj. Nė ē’repart ka nevojė mė shumė pėr t’u pėrforcuar me futbollistė cilėsorė?

Deri tani ne jemi ndeshur vetėm brenda “llojit”. Ēdo trajner dėshiron tė ketė nė dispozicion tė tij tė paktėn 18 futbollistė, tė njėllojtė pėr nga niveli, tė gatshėm nė ēdo moment pėr t’i shėrbyer ekipit. Nė pėrgatitoren e Ohrit, qė do tė fillojmė sot, nė dy ndeshjet e para stėrvitore do tė shohim se ku i kemi mungesat kryesore. Gjithsesi, nė kėto momente mund tė them se vėmendja jonė ėshtė pėrqendruar nė domodoshmėrinė e njė futbollisti tipik tė qendrės nė mesfushė, tė njė mbrojtėsi tė qendrės dhe tė krahut tė djathtė, “fashė”. Nė dhjetėditėshin e parė tė qėndrimit tonė nė Ohėr kemi planifikuar pėr tė luajtur katėr ndeshje miqėsore stėrvitore, nė tė cilat do tė shohim mė mirė se ēfarė lojtarėsh e nė cilat role do tė na duhen. Paraprakisht, pėr mendimin tim skuadrės i duhen dy tre lojtarė cilėsorė, qė tė bėjnė diferencėn me tė tjerėt. Pėr kėtė unė kam biseduar me presidentin Halili e drejtuesit e klubit dhe kam gjetur gatishmėrinė e tyre pėr t’i gjetur kėta futbollistė.

Gjatė ditėve tė pėrgatitores nė Ohėr, nė ē’drejtim do tė pėrqendrohet programi stėrvitor?

Do tė jetė njė pėrgatitje komplekse, si nė planin fizik, atletik dhe atė teknik. Sigurisht, nė kėtė periudhė kujdes tė veēantė do t’i kushtojmė pėrgatitjes fiaike, aq mė tepėr kur dihet qė nė futbollin e sotėm kėtė aspekt tė gjithė e kanė nė qendėr tė vėmendjes. Ne jmi tė interesuar qė tė kemi nė skuadėr edhe lojtarė tė aftė teknikisht, por edhe tė njė sulmuesi “pykė”, qė di tė shėnojė. Pra, do tė arrijmė tė harmonizojmė gjithēka nė njė lojė moderne, rezultative nė gola dhe argėtuese pėr tifozėt. Nėse do tė arrijmė ta bėjmė kėtė, them se e ardhmja do tė jetė shumė e mirė. Sidomos pas mbėrritjes sė lojtarėve cilėsorė, qė thashė pak mė lart, me synim fitimin e titullit kampion.

Ē’njohje keni pėr skuadrat e kampionatit shqiptar?

Tė them tė drejtėn, nuk i njoh fare skuadrat e tjera. Tė martėn kam ndjekur Dinamon nė ndeshjen e saj me Modriēėn. Por nuk jam impresionuar shumė. Nė fillim tė ndeshjes, Dinamo pati dy tre raste, qė nuk arriti t’i shfrytėzojė. Pas kėsaj, loja ndryshoi krejt. Gjithsesi, pėr momentin di tė them se neve na intereson vetėm loja dhe pėrgatitja jonė.

Nė ndeshjen qė pėrmendėt, keni vėzhguar gjithashtu edhe Daniel Xhafajn, sulmuesin e skuadrės suaj?

Pėr mendimin tim, tė gjitha rastet e favorshme pėr tė shėnuar nė portėn e Modricės i krijoi ai. Dy-tri herė ka goditur portėn me kokė, por edhe ka “siluruar” fuqishėm drejt saj me tė djathtėn. Pėrfundimisht, nuk mund tė them se luajti shumė mirė, por veprimet e tij ishin gjithnjė nė shėrbim tė skuadrės. Ndaj, kam mendimin se me rikthimin e tij skuadra do tė pėrfitojė shumė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:43 pm

Orges Shehi firmos me Elbasanin

Orges Shehi ėshtė pėrfundimisht portieri i Elbasanit pėr sezonin 2008-2009. Lajmi bėhet i ditur nga menaxheri i lojtarit, Mario Cenolli.

“Shehi ėshtė njė nga portierėt mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, - tha Cenolli pėr “Albania-sport.com”, - dhe pa dyshim kishte shumė oferta nga ekipet mė tė mira tė Shqipėrisė.

Shuma e ofruar nga presidenti i Elbasanit, Arben Laze pėr shėrbimet e tij ishte e kėnaqshme dhe shkon rreth 70 milionė lekė tė vjetra”.

30-vjeēari Shehi ka mbrojtur portėn e Teutės, Vllaznisė, Bylisit e Partizanit dhe njihet pėr cilėsinė e tij si portier, pasi luan qė nga viti 1995 (saktėsisht mė 14 maj 1995, nė moshėn 17-vjeēare) nė elitėn e futbollit shqiptar dhe ka njė eksperiencė tė jashtėzakonshme, ēka pėrkon edhe me synimet e Elbasanit, duke qenė njė armė e fortė nė shėrbim tė trajnerit Mirel Josa.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:44 pm

Ēeku Miklosh nėnshkruan pėr Vllazninė

Vllaznia do tė zhvillojė sot seancėn e fundit stėrvitore, pėrpara se tė niset tė mėrkurėn nė drejtim tė Sllovenisė, ku do tė pėrballet me Koperin nė ndeshjen e parė tė turit tė parė eliminator tė Kupės UEFA.

Presidenti Fushaj nėnshkroi kontratėn sulmuesin ēek Miklosh, i cili bėhet kėshtu lojtari i dytė i huaj qė ka nėnshkruar me Vllazninė, pas kroatit Marko Bashiē, dhe blerja e pestė sezonale pėr kėtė sezon pas Smajlit, Shtubinės e Belishės.

Nė dyshim e sipėr ėshtė e ardhmja e sulmuesit brazilian Da Lima, i cili ende nuk e ka kėnaqur plotėsisht trajnerin Agim Canaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:45 pm

Superliga, goditjet e fundit tė merkatos

TIRANA – Ish-mesfushori i Partizanit, Bledar Devolli e ish-sulmuesi i Gaisit nė Suedi, Migen Memelli janė dy “fytyrat” e reja nė stėrvitjen e Tiranės. Gjirokastriti nėnshkroi njė kontratė njėvjeēare me opsion edhe pėr njė vit tjetėr me 23-herė kampionėt, ndėrsa pogradecari, i cili ka luajtur edhe nė Norvegji me Bran Bergenin, ka nėnshkruar pėr njė vit e gjysmė.

ELBASANI - Gentian Stojku ėshtė rikthyer te Elbasani, ndėrkohė qė pėr provė te 2-herė kampionėt e Shqipėrisė nė kampingun e Pogradecit janė duke u testuar dy lojtarė brazilianė: sulmuesi Silvano Lukas Megalhases (25 vjeē) dhe mesfushori i avancuar Tony Helena Kosta De Pinho (25 vjeē). Sulmuesi Oriand Abazaj ende nuk ka firmosur pėr Elbasanin.

VLLAZNIA – Problemi mė i madh mbetet “ēėshtja Admir Teli”. Mbrojtėsi shkodran vazhdon tė endet midis klubit tė tij tė ri qipriot, Alki Larnaka dhe Vllaznisė, ku ėshtė i detyruar tė luajė pėr Kupėn UEFA kundėr sllovenėve tė Koperit. Vllaznia ndodhet nė regjim kazerme dhe ėshtė akomoduar nė hotel “Meteor” nė periferi tė Shkodrės. Ende nuk dihet fati i dy sulmuesve tė huaj tė saj, brazilianit Da Lima dhe ēekut Mirosllav Millosh. Vioresin Sinani e ka tė pamundur tė luajė kundėr Koperit, ndėrsa dyshja sulmuese e fituesve tė Kupės sė Shqipėrisė do formohet nga Albert Kaēi e Xhevair Sukaj. Vllaznia fitoi dy testet miqėsore me skuadrat malazeze: me Deēiēin 1-0 dhe Zetėn 3-2.

TEUTA – Sulejman Starova nisi sot stėrvitjen e parė me Teutėn, skuadrėn, tė cilin e shpalli nėnkampione nė sezonin 2006-2007. Arben Likmetaj pohoi se me ardhjen e Starovės nė stolin durrsak, Teuta synon njė vend nė Kupat e Europės. “Duam tė ndėrtojmė njė ekip tė kompletuar. Futbollistėt e rinj janė tė etur pėr sukses”, - thotė 20-vjeēari, lojtar i Kombėtares U-21. Faza pėrgatitore e Teutės do tė kryhet nė Pogradec, aty ku ndodhet edhe Elbasani.

BYLIS – Goditja e fundit nė merkato e Bylisit quhet Klevis Dalipi. Goleadori i njohur elbasanas, me njė tė kaluar edhe nė Portugali, nėnshkroi njė kontratė njėvjeēare me presidentin Besnik Kapllanaj. Pak ditė mė parė me skuadrėn ballshiote kishte nėnshkruar edhe vėllai i tij, Endri Dalipi. Bylisi, i drejtuar nga Faruk Sejdini, nisi grumbullimin nė Poēem.

SHKUMBINI - Erion Rizvanolli, njė nga tre blerjet e reja tė skuadrės peqinase tė ardhur nga Kastriot, sė bashku edhe me Erald Turdiun e Elton Gramin, pohoi se shpreson tė bėjė njė sezon tė sukesesshėm me Shkumbinin. “Ndryshe nga sezoni i fundit kur luajta me kėtė skuadėr, lufta pėr tė mbijetuar nė Superiore ėshtė zėvendėsuar me objektiva ambiciozė”. Shkumbini i Gugash Maganit, qė po kryen aktualisht fazėn pėrgatitore nė Strugė tė Maqedonisė, sezonin e kaluar u rendit nė vendin e pestė.

FLAMURTARI –Skuadra vlonjate ėshtė nė kėrkim tė njė sulmuesi dhe njė mesfushori tė krahut tė majtė, pas dėshtimit tė tratativave me kroatėt Vinēetiē e Gllavina. Flamurtari ndodhet nė kampingun e Mavrovės nė Maqedoni, ndėrkohė qė pėr kompletimin e skuadrės sė drejtuar nga Slavko Kovaēiē, po punon menaxheri Adrian Aliaj. Lajmi i fundit ka tė bėjė me mesfushorin Arlind Rustemi, i cili ndodhet nė Romė tė Italisė pėr njė vizitė mjekėsore.

LUSHNJA- Sulmuesi Klodian Arbėri ka nisur stėrvitjen me skuadrėn lushnjare, pas dy vitesh mungesė nga futbolli i luajtur. “Nuk e mohoj, qė pėr mua do tė jetė shumė e vėshtirė,por me mendoj se me vullnetin qė kam do t’i kaloj tė gjitha pengesat”. Me Lushnjėn luajnė edhe nipėrit e tij, Gersi e Polizoi Arbėri. Te Lushnja pritet firma e Blerim Hasallės, ndėrkohė qė Saimir Xhagalliu nuk ka pranuar ofertėn e bėrė nga klubi.

APOLONIA– Mbrojtėsi tiranas, Nerion Spaho, i cili luajti edhe sezonin e kaluar me skuadrėn fierake, beson se Apolonia do tė arrijė tė mbijetojė midis 12 mė tė mirave tė Shqipėrisė. Gjithsesi, Spaho pohon se skuadrės sė Gerti Haxhisė i duhen edhe disa pėrforcime me lojtarė cilėsorė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:46 pm

Egert Bakalli firmos pėr Elbasanin
Mesfushori 32-vjeēar ishte lojtar i lirė, pasi kishte pėrfunduar detyrimet me Tiranėn, pėr tė cilėn luajti pėr tre sezone rresht, duke filluar nga ai 2005-2006.

”Bakja” trupvogėl, por punė shumė ėshtė nisur menjėherė drejt Pogradecit pėr tė qenė nėn urdhrat e Mirel Josės, tė cilin e ka pasur edhe trajner te bardheblutė.

Bakalli ėshtė njė ndėr lojtarėt mė tė njohur tė kampionatit shqiptar, pasi ėshtė shpallur kampion me Dinamon (2001-2002) e Tiranėn (2006-2007).

Fillimet e tij sportive kanė nisur me Dinamon (1995-1996, 1998, 2000-2004), Sopotin e Librazhdit (1995-1997), Besėn e Kavajės (01.1999-06.1999), Bylisin (1999-2000) e sė fundi me Tiranėn (2005-2008). Debutimin e tij tė parė nė Superligė, mbrojtėsi e ka bėrė, mė 17 janar tė vitit 1996.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 19, 2008 3:52 pm

Elton Grami firmos pėr Shkumbinin

Elton Grami ėshtė blerja e re e Shkumbinit. Trajneri Gugash Magani dha pėlqimin pėr mbrojtėsin 24-vjeēar, i cili sezonin e fundit luajti me Kastriotin.

Grami bėhet lojtari i tretė i Kastriotit qė bashkohet me skuadrėn peqinase, pasi mė parė me presidentin Xhavit Ismaili kishin nėnshkruar edhe Erion Rizvanolli e Erald Turdiu.

Shkumbini, qė sezonin e kaluar u rendit nė vendin e pestė fazėn pėrgatitore do ta zhvillojė nė Strugė tė Maqedonisė. Nisja pėr nė vendin fqinjė, tė shndėrruar tashmė nė njė kamping stėrvitor pėr shumė skuadra shqiptare – e fundit Dinamo – do tė bėhet ditėn e diel.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 4:08 pm

Galiani-Dinjo "blindojnė" Kakanė


Fantazisti i Milanit, Rikardo Kaka, i dhuron fanellėn e tij tė parė sezonale me numrin 9, administratorit tė Milanit, Adriano Galiani. Pėr momentin drejtuesi kuqezi ka filluar betejėn e tij ndaj klubeve si Real Madrid dhe Ēelsi, qė ēdo ditė insistojnė t'i blejnė Milanit brazilianin Kaka. "Ėshtė e vėrtetė qė kemi marrė oferta pėr Kakanė, por me sa mė rezulton mua, ai ėshtė i lumtur qė do ta fillojė sezonin e ri me Milanin. Nėse nuk do ishte kėshtu, atėherė do futeshim nė bisedime me palėt e interesuara pėr tė, ndėrkaq ju konfirmoj se, edhe spanjollėt e Real Madridit mė kanė telefonuar pėr tė", ka thėnė Galiani. Edhe blerja mė e re e Milanit, Ronaldijo, ėshtė shprehur se dėshiron tė luajė pėr shumė kohė nė krah tė patriotit tė tij Rikardo Kaka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyWed Jul 23, 2008 4:09 pm

Kenion: Me Lampardin pėr Championsin


Ndėrsa ekipi i Ēelsit ka filluar stėrvitjet e para tė fazės parasezonale nė jug tė Kinės, Luiz Felipe Skolari, thotė se me Frenk Lampardin po bisedojnė vazhdimisht rreth detyrave qė do tė ketė mesfushori pėr sezonin e ardhshėm. Edhe shefi ekzekutiv i bluve, Piter Kenion, ka shprehur bindjen e tij se Lampard do tė qėndrojė nė "Stamford Bridge" sezonin e ardhshėm "Bashkimi i Lampard me grupin nė turin e Lindjes ėshtė njė lajm shumė i mirė pėr ne. Gjithmonė e kemi shprehur dėshirėn qė Frenk tė qėndrojmė sa mė gjatė nė te Ēelsi. Vitin e shkuar, klubi hodhi njė hap pėrpara, duke shkuar nė finalen e Ligės sė Kampioneve, por kėtė vit do tė bėjmė mė shumė. Do tė fitojmė Ligėn e Kampioneve, si dhe do t'i marrim Manēesterit, titullin Kampion tė Anglisė".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 26, 2008 2:25 pm

Shkėmbi i shkel syrin Tiranės


Bledi Shkėmbi ka ndėrmend tė vazhdojė betejėn e drejtėsisė me Partizanin, por nga ana tjetėr i shkel syrin edhe Tiranės.

"Nuk e konsideroj tė drejtė qė njė klub tė tė largojė, kur nuk tė ka paguar pėr muaj tė tėrė, aq mė tepėr duke pasur edhe dy vjet kontratė - ka deklaruar mesfushori -. Meqėnėse drejtuesit e kuq donin qė puna tė shkonte kėshtu, unė do tė luftoj deri nė fund pėr tė drejtėn time". Aktualisht, korēari po vėshtron edhe mundėsitė pėr tė vazhduar tė ardhmen e tij larg Partizanit. Sė fundi i ka ardhur njė ofertė nga Shiroki Brijeg, ku Kataliniē e ka ftuar pėr t'u aktivizuar. "Unė e kam refuzuar, pėrderisa nė Bosnje luhet njė kampionat thuajse i tė njėjtit nivel me atė shqiptar. Mė mirė sesa aktivizimi atje preferoj qėndrimin nė Shqipėri. Deri tani nuk kam pasur asnjė kontakt me klubin bardheblu. Sidoqoftė, nėse ekziston ndonjė mundėsi, nuk kam pėrse ta fsheh qė ēdokush do tė donte tė luante nė njė klub si Tirana".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySat Jul 26, 2008 2:29 pm

Halili: Kam gati dy blerje tė fuqishme



Merkato e Tiranės sapo ka nisur dhe kėtė e konfirmojnė vetė drejtuesit e saj.
Kryedonatori i bardhebluve, Refik Halili pohon se ėshtė shumė pranė blerjes sė dy futbollistėve shqiptarė tė njė niveli tė lartė, tė cilėt do tė mund t'i shėrbejnė ekipit nė tė ardhmen. "Jam nė bisedime me dy futbollistė shqiptarė qė njihen nga tė gjithė, sepse nė sezonet fundit janė dalluar nė ekipet e tyre - ka thėnė Halili pėr "Panorama" -. Unė po bėj mė tė mirėn time pėr tė ndėrtuar njė skuadėr sa mė solide dhe sa mė tė fortė, sepse synojmė tė arrijmė majat nė sezonin e ardhshėm. Besoj se deri tani kemi dhėnė sinjale tė qarta, sepse pėrveē marrjes sė Memellit, pėr tė cilin duhet thėnė se ėshtė njė sulmues me peshė, kemi arritur tė marrim edhe Andi Lilėn. Ai ėshtė padyshim njė ndėr mbrojtėsit mė tė mirė tė kampionatit shqiptar, por gjithashtu edhe futbollist i pėrfaqėsueses shqiptare. Kjo tregon qartė seriozitetin e drejtuesve tė Tiranės si dhe pėrkushtimin qė ata kanė ndaj kėsaj skuadre".
Misteri
Megjithatė Halili nuk ka dashur tė japė detaje tė hollėsishme pėr futbollistėt qė pritet tė firmosin gjatė kėtyre ditėve pėr Tiranėn. "Mund tė them se janė futbollistė shqiptarė tė njė niveli shumė tė mirė, janė rreth moshės 25 vjeē dhe janė ndėr mė tė mirėt nė rolin e tyre. Mos m'i kėrkoni emrat, sepse asgjė nuk ėshtė bėrė zyrtare dhe nėse unė i bėj publik emrat, atėherė mund tė dėshtojė e gjithė puna ime e kėtyre ditėve", ka thėnė kryedonatori, Refik Halili. Drejtuesi i Tiranės ėshtė i bindur se shumė shpejt tratativat me kėta dy futbollistė do tė pėrfundojnė me sukses dhe kjo do tė kėnaqė tė gjithė tifozėt e skuadrės sė Tiranės. "Shpresoj dhe besoj se transferimet e kėtyre lojta-rėve do tė realizohen me sukses. Shpresoj qė stafi teknik, por edhe tifozėt tė mbeten tė kėnaqur, sepse ata janė vėrtet lojtarė cilėsorė", ka pėrfunduar Halili.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyTue Jul 29, 2008 4:45 pm

Manēesteri shėnjestron Tieri Hanri


Kėmbėngulja e klubit tė Totenhemit, pėr tė shitur me njė shifėr rekord nė Britani (38 milion sterlina), bullgarin Dimitar Berbatov, e detyron trajnerin e Manēester Junajtid, Sėr Aleks Ferguson tė hedhė vėmendjen tek francezi i Barcelonės, Tierri Hanri, i cili u ble vitin e shkuar me vlerėn e 15 milionė stėrlinave nga katalanasit. Me francezin, skocezi i stolit tė kampionėve po mendon tė bėjė njė blerje surprizė, duke kthyer nė Angli njė nga “macet e zeza” pėr shumė kohė tė “Djajve tė Kuq”. Skocezi beson se 30-vjeēari do tė ishte njė partner i pėrkryer i Uejn Runit, edhe pse sezonin e shkuar ai zhgėnjeu nė “Kamp Nou”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyTue Jul 29, 2008 4:47 pm

Barēa ofron Eto pėr Trezege


Sipas medias spanjolle, klubi i Barcelonės do tė pėrdorė kartonin e Samuel Eto pėr tė bėrė pėrforcimin e duhur nė repartin sulmues. Kėtė herė bėhet e ditur se drejtuesit katalanas janė hedhur nė sulm pėr francezin e Juventusit, David Trezege. Si nė ofertėn e bėrė pėr Karim Benzema, edhe kėtė herė nė shkėmbim tė kartonit tė sulmuesit, do tė ofrohet pikėrisht kartoni i njė tjetėr sulmuesi, madje mjaft i vlerėsuar nė sezonet e kaluar, siē ėshtė kamerunasi Eto. Nė tė vėrtetė, pasi Lioni bėri rezistencė pėr Karim Benzema, kėtė herė duket se drejtuesit bardhezinj do tė jetė tė gatshėm pėr tė pranuar kėtė ofertė, e cila u duket mjaft e leverdisshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyWed Jul 30, 2008 3:21 pm

Itali/ Viēenca rihidhet nė sulm pėr Bogdanin


Klubi i Kievos ėshtė i gatshėm ta largojė Erjon Bogdanin nga skuadra, por pėr t’u realizuar kjo krerėt e skuadrės verdheblu duhet tė kalojnė shumė pengesa.
Viēenca gjatė ditėve tė fundit ka shprehur hapur interesimin e saj pėr qendėrsulmuesin e Kombėtares shqiptare, por transferimi drejt skuadrės qė militon nė Serinė B duket shumė i vėshtirė. Problemi i parė ėshtė qė Bogdani nuk dėshiron tė privohet nga Seria A, pasi dėshiron qė tė tregojė vlerat e tij pas dy sezoneve jo fort bindėse me Kievon dhe Livornon. Problemi tjetėr, qė ėshtė gjithashtu po kaq serioz, ėshtė ēmimi i lartė i kartonit tė futbollistit (3.8 milionė euro) si edhe paga e tij e lartė prej 950 mijė eurosh nė sezon. Ndėrkaq lojtari ka thėnė se dėshiron tė qėndrojė te Kievo, por nėse do t’i duhet qė tė shkojė tė largohet nga klubi veronez, atėherė do tė jetė ai qė do ta zgjedhė skuadrėn dhe jo klubi. Lojtari ka paralajmėruar drejtuesit e verdhebluve se nuk do tė shkojė askund nė formė huazimi, pasi eksperienca e tij te Livorno sezonin e kaluar, tregoi se nuk ishte njė zgjedhje e mirė. Ndėrkaq, drejtuesit e Kievos megjithėse nė deklaratat e tyre janė shprehur se dėshirojnė qė Bogdani tė qėndrojė nė ekip, duket qartė qė ata janė tė hapur pėr ēdo ofertė qė vjen pėr sulmuesin shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Aug 04, 2008 4:19 pm

Bogdani



Shtohen ofertat nga Anglia pėr Erjon Bogdanin. Pas golit qė i shėnoi QPR-sė, skuadrės sė Flavio Briatores dy ditė mė parė, drejtuesit e kėtij klubi po pėrgatiten t’i bėjnė njė ofertė zyrtare Kievos pėr bomberin shqiptar. Ndėrkohė qė edhe klubi i Ipsuiē Toun interesohet pėr bomberin shqiptar, madje sipas medias italiane, drejtuesit e tij janė gati t’i bėjnė njė ofertė prej 2.5 milionė eurosh Kievos pėr tė marrė shėrbimet e bomberit kuqezi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyMon Aug 04, 2008 4:23 pm

Mesfushori rus, Roman Pavljuēenko, refuzon ofertėn e Totenhemit


Shėnjestra e fundit e Totenhemit, Roman Pavljuēenko, e ka mohuar mundėsinė e transferimit nė radhėt e ekipit tė drejtuar nga Huande Ramos, duke deklaruar se parapėlqen mė tepėr tė luajė tek Ēelsi ose Arsenali. Sulmuesi rus ėshtė pėrmendur disa herė nga tekniku spanjoll si njeriu qė mund tė zėvendėsojė denjėsisht Dimitar Berbatovin, mirėpo vetė bomberi, i cili, falė partneritetit tė shkėlqyer me Arshavinin, shkėlqeu nė Euro 2008, e mohon mundėsinė e kalimit tek Spėrsat: “Mė pėlqen shumė Premier Liga dhe do tė doja tė luaja aty njė ditė. Por nėse shkoj nė Angli, dua qė tė luaj pėr Arsenalin ose Ēelsin”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Aug 08, 2008 3:38 pm

Interesimi, Arsenali kėrkon tė marrė Lorik Canėn


Arsenali ėshtė hedhur sėrish nė sulm pėr tė marrė shėrbimet e mesfushorit tė Kombėtares shqiptare, Lorik Cana.
Kjo i jep njė shpjegim logjik edhe deklaratave tė pak ditėve mė parė tė futbollistit, ku dukej qartė se po bėhet gati t'i japė lamtumirėn skuadrės sė Marsejės. Sipas tė pėrditshmes angleze "Daily Mail", klubi londinez ka hyrė nė bisedime me drejtuesit e Marsejės, por edhe me vetė futbollistin, pėr tė realizuar blerjen e 25-vjeēarit kuqezi. Trajneri Arsen Venger e pėlqen shumė mesfushorin dhe ėshtė i bindur se ai mund tė zėvendėsojė mė sė miri Matjė Flamini, i cili u transferua nė fund tė sezonit te Milani me parametra zero. Klubi i Marsejės pretendon njė shumė prej 15 milionė eurosh pėr kartonin e Lorik Canės, por "topēinjtė" shpresojnė qė t'i sigurojnė shėrbimet e shqiptarit pėr gjysmėn e parave qė kėrkojnė francezėt. Kapiteni i Marsejės vėzhgohet prej shumė kohėsh nga Arsenali, madje disa vite mė parė ishte tekniku Venger ai qė i kėrkoi futbollistit tė testohej te skuadra e Arsenalit, por kjo nuk u bė e mundur sepse Cana nuk mundi tė udhėtonte drejt Anglisė asokohe, pėr shkak tė problemeve me dokumentet. Edhe Reali i Madridit shfaqi pak kohė mė parė interes pėr yllin e pėrfaqėsueses shqiptare, por tratativat nuk patėn ndonjė pėrfundim konkret.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptyFri Aug 08, 2008 3:40 pm

Reali, gati tė shesė Robinjon

Ekipi i Ēelsit ėshtė shumė pranė blerjes sė brazilianit tė Realit tė Madridit, Robinjo. E pėrditshmja spanjolle "sports" shkruante ditėn e djeshme se presidenti i merengezėve, Roman Kalderon, dhe drejtori sportiv Pedja Mijatoviē e kanė dhėnė aprovimin pėr transferimin e sulmuesit drejt Londrės, ndėrsa i vetmi kundėr kėsaj ėshtė trajneri Bernd Shuster. Pas firmosjes sė Rafael Van der Vartit, edhe Shuster, mund ta ketė tė lehtė tė hapė dritėn jeshile pėr Robinjon, i cili do tė ketė nė dyshim, pozicionin e titullarit sezonin e ardhshėm. Vetė lojtari i ka kėrkuar klubit tė pranojnė shitjen e tij, menjėherė pasi Reali e pengoi atė tė shkojė nė Lojėrat e Pekinit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 EmptySun Aug 10, 2008 5:51 pm

Cana


Arsenali ėshtė tėrhequr, tė paktėn momentalisht, pėr sa i pėrket blerjes sė Lorik Canės. Klubi londinez i ka bėrė njė ofertė konkrete Udinezes pėr mesfushorin Gėkhan Inler. Ndėrkaq pėr Canėn ėshtė rishfaqur Evertoni, klub i cili ėshtė i gatshėm tė paguajė deri nė 13 milionė euro pėr kartonin e shqiptarit, por ėshtė ky i fundit qė nuk dėshiron tė transferohet atje, pasi dėshiron njė ekip tė nivelit mė tė lartė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) - Faqe 2 Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Transferime (merkato)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 2 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» :: SPORTI :: Sporti-
Kėrce tek: