»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»


 
Portali ORIForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiTOP Albaniachatshkarko
Tema Fundit
» Besoni ne lotet e nje mashkulli
Transferime (merkato) EmptyMon Feb 06, 2017 6:12 am nga Dielli

» C'ESHTE DASHURIA?
Transferime (merkato) EmptyMon Feb 06, 2017 6:00 am nga Dielli

» Mesazhi me i bukur
Transferime (merkato) EmptyMon Feb 06, 2017 5:42 am nga Dielli

» Ka dashuri pa interes?
Transferime (merkato) EmptyMon Feb 06, 2017 5:37 am nga Dielli

» Mirmengjesi
Transferime (merkato) EmptySun Feb 05, 2017 12:07 pm nga Dielli

» Pershendetje
Transferime (merkato) EmptySun Feb 05, 2017 11:58 am nga Dielli

» Miremengjes,miredita,mirembrema,mirupafshim dhe naten e mire.
Transferime (merkato) EmptyTue Jan 17, 2017 1:20 am nga Admin

» Vetem nje fjale
Transferime (merkato) EmptySat May 23, 2015 4:48 pm nga Admin

» CILI ANETAR JU MUNGON NE KETO MOMENTE?
Transferime (merkato) EmptySat May 23, 2015 4:41 pm nga Admin

» Me fal...
Transferime (merkato) EmptyMon Jul 29, 2013 1:28 pm nga Ina_ina

» GJUMI DHE DASHURIA.
Transferime (merkato) EmptyMon Jul 29, 2013 1:27 pm nga Ina_ina

» Puthja e Par Qe Tka Dhon nje Femer .!
Transferime (merkato) EmptyMon Jul 29, 2013 1:25 pm nga Ina_ina

» A njeh dashuria ngjyrė, moshė dhe atdhe?
Transferime (merkato) EmptyMon Jul 29, 2013 1:24 pm nga Ina_ina

» A jetohet pa dashuri?
Transferime (merkato) EmptyMon Jul 29, 2013 1:22 pm nga Ina_ina

» TE DUA KUR.....
Transferime (merkato) EmptyMon Jul 29, 2013 1:20 pm nga Ina_ina

» Aka nje vend dhe per mua ketu..?
Transferime (merkato) EmptyMon Jul 29, 2013 1:11 pm nga Ina_ina

» XXX Vetem Per Moshat 18 e Siper
Transferime (merkato) EmptySun Jul 07, 2013 1:56 pm nga arion

» Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 11:33 pm nga shaban cakolli

» Vajzat e virgjera, a gjenden me?
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 11:30 pm nga shaban cakolli

» PER TY.......
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» A munde te gjesh dashuri ne internet edhe sa do ket sukses
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:17 pm nga shaban cakolli

» Cila eshte gjeja e pare qe ju terheq te nje vajze/djale?
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:14 pm nga shaban cakolli

» Ē’farė ėshtė mė e rėndėsishme, tė duash apo tė dashurosh?
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» MARTES APO BASHKEJETES?
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» Me dhemb zemra kur....?
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Cfare kerkoni ke nji njeri qe te ket fatin te behet i dashuri/a juaj?
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:10 pm nga shaban cakolli

» DEDIKIME PER DASHURIN
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:09 pm nga shaban cakolli

» Puthja, nuk eshte vetem ceshtje buzesh
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:07 pm nga shaban cakolli

» Vuaj kur ti...
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:06 pm nga shaban cakolli

» Te dua sepse...
Transferime (merkato) EmptyFri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

*
*
*
*
*
*
*
*
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
*ChAt Me PeRsHeNdEtJe*
♥♥♥ ♥♥♥♥♥♥ ♥♥♥
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
SHTYPI
Gazeta Shqiptare
GAzeta Metropol
Gazeta Shqip
Gazeta Albania
Gazeta Koha jone
Gazeta Sot
Gazeta Tirana Observer
Gazeta Korrieri
Gazeta Shekulli
Gazeta 55
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Biznesi
Gazeta Zeri i Popullit
Gazeta Ballkan
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of »(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» on your social bookmarking website

 

 Transferime (merkato)

Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Apr 17, 2008 10:06 pm

Shit-blerjet e yjeve te futbollit
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Real madrid kerkon te transferoje Lorik Canen   Transferime (merkato) EmptyThu Apr 17, 2008 10:09 pm

Ditorja sportive franceze “L'Equipe”, ka shkruar sot se kapiteni i klubit francez Olympique Marseille, shqiptari Lorik Cana, ėshtė nėn vėzhgim tė afėrt nga Real Madrid, qė kėtė verė mund tė bėjė njė hap drejt transferimit tė shqiptarit.
Interesimi i ekipit spanjoll pėr lojtarin tjetėr tė Marseillet, Samir Nasri, tashmė ėshtė i njohur, por spekulimet se Real interesohet edhe pėr kosovarin, tashmė kanė filluar tė dėshmohen tė vėrteta.
Cana, 24-vjeēar, para se tė kalojė nė Olimpique Marseille nė vitin 2005, ishte pjesė e Paris Saint-Germain. Kėtė sezon, pas largimit tė Habibe Beye, Cana ka marrė edhe shiritin e kapitenit tė ekipit.
Lojėrat e mira tė shqiptarit si nė ligėn franceze po ashtu edhe nė Evropė, thuhet se kanė ra nė sy tė Real Madridit, megjithėse Cana mė herėt pati deklaruar se nuk do tė ngutet tė kalojė nė ndonjė ekip tjetėr.
“Jam shumė i kėnaqur te Marseille. Qėllimi i secilit lojtar ėshtė tė luftojė pėr Ligėn e Kampionėve, por do tė dėshiroja qė kėtė ta bėj me klubin aktual. Nėse klubi ia arrin mirė gjatė kėtij sezoni, dhe vazhdon politikėn e stabilitet dhe ambicieve, atėherė nuk shoh ndonjė arsye pėr t’u larguar”, pati thėnė Cana pas fitores ndaj Lyonit, javė mė parė.
Nėse Marseille arrin tė pėrfundojė nė mesin e tre ekipeve tė cilat dėrgojnė nė Ligėn e Kampionėve, shqiptari mbase mund tė mbetet edhe mė tej nė Velodrome, edhe nėse Real merr njė iniciativė konkrete, pėr tė transferuar Canėn
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Transferimi i Drogbase ne serin A pune e kryer   Transferime (merkato) EmptyThu Apr 17, 2008 10:10 pm

Ish-futbollisti dhe trajneri i Ēelzit, Xhanluka Vialli, ka pohuar se njėri nga futbollistėt mė tė mirė tė klubit londinez, sulmuesi i Bregut tė Fildishtė, Didie Drogba tashmė ka nėnshkruar me njėrin prej dy klubeve tė Milanos.
"Kam dėgjuar nga burime tė besueshme se Drogba ka nėnshkruar kontratė me njėrin klub nga Milano, i cili nė fanellat e tij ka vija tė zeza", ka theksuar Vialli pėr "La Gazzetta dello Sport". Ish-futbollisti i Sampdorisė, Juventusi dhe Ēelzit nuk ka dashur tė saktėsojė se pėr cilin klub do tė luajė Drogba nė edicionin e ardhshėm, ngase tė dy klubet milaneze, Milani dhe Interi kanė vija tė zeza nė fanellat e tyre. Mediat italiane parndjejnė se Drogba ėshtė mė afėr kalimit nė Inter, sepse besohet se Milani ėshtė afėr marrėveshjes me brazilianin e Barcelonės, Ronaldinjo dhe ukrainasin, Andrei Shevēenko
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: FIFA e bind Pangon tė firmosė statutin e FSHF   Transferime (merkato) EmptyFri Apr 18, 2008 12:18 am

Pas bisedimeve qė ministri shqiptar ka pasur tė martėn pasdite me drejtuesit e FIFA-s, ėshtė bindur qė tė nėnshkruajė statutin e FSHF-sė.
Neni 53
Palėt kanė arritur njė kompromis, vetėm pasi ėshtė rėnė dakord qė neni 53 i statutit tė FSHF-sė tė ngrihet me njė vendim tė Komitetit Ekzekutiv tė institucionit tė futbollit, duke e bėrė kėtė pikė tė pafuqishme edhe pasi statuti tė jetė nėnshkruar nga ministri dhe tė jetė regjistruar nė gjykatė. Pango ka thėnė shpesh se neni 53 i statutit bie ndesh me ligjin shqiptar. “Jemi nė dijeni tė faktit qė drejtuesit e MTKRS-sė kanė biseduar me FIFA-n dhe dimė qė ėshtė gjetur gjuha e pėrbashkėt mes dy palėve qė statuti tė firmoset – ka thėnė pėrgjegjėsi i zyrės pėr shtyp nė FSHF, Tritan Kokona. – Tė dyja palėt kanė rėnė dakord qė statuti tė nėnshkruhet, pasi Komiteti Ekzekutiv i FSHF-sė tė ngrijė nenin 53.
Takimi
Ndėrkaq, dje nė orėn 09.00 tė mėngjesit, sekretari i pėrgjithshėm i FSHF-sė, Arben Bici, ėshtė takuar me ministrin Pango dhe kanė diskutuar nė lidhje me situatėn e krijuar nė futboll. “Ne shpresojmė qė tė hiqet sa mė shpejt pezullimi pėr Shqipėrinė, sepse ēdo ditė nė kėtė situatė ėshtė njė humbje e madhe. Tė mos harrojmė se ndeshja miqėsore me Poloninė e programuar pėr nė 27 maj ėshtė drejt dėshtimit dhe ky do tė ishte njė dėm i madh pėr Kombėtaren shqiptare, pasi kėtė vit nuk ka zbritur asnjėherė nė fushė. Kjo, jo vetėm qė do t’i prishte punė edhe trajnerit Han, por njėkohėsisht edhe kuqezinjve, tė cilėt do tė rrezikonin ta nisin edicionin e ardhshėm tė eliminatoreve tė Botėrorit 2010 pa kryer asnjė pėrgatitje”, ka thėnė Kokona.
Pezullimi
Nėse statuti firmoset brenda kėsaj jave, procedura pėr heqjen e pezullimit tė Shqipėrisė do tė zgjasė vetėm pak ditė. “Heqja e pezullimit nga ndėrkombėtarėt nėse MTKRS pėrmbush kėrkesat e FIFA-s, ėshtė ēėshtje ditėsh. Ėshtė njė procedurė, e cila nuk zgjat shumė, pasi ajo mund tė bėhet edhe me anė tė njė qarkoreje (vendim qarkullues) tė organeve vendimmarrėse tė kėtyre organizatave”, ka sqaruar Kokona.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Romela Begaj shpallet kampione e Evropės   Transferime (merkato) EmptyFri Apr 18, 2008 12:19 am

Romela Begaj ngriti flamurin shqiptar nė Ligniano tė Italisė, kur ngriti 101 kg nė stilin e shkėputjes, duke vendosur edhe njė rekord kombėtar, por duke zėnė edhe njė vend me normė tė kualifikuar nė Lojėrat Olimpike “Pekin 2008”. Kampionia shqiptare ngriti nė stilin e shtytjes 111 kg dhe me 212 kg zuri vendin e dytė nė dygarėsh, duke siguruar edhe njė medalje argjendi dhe duke vendosur Shqipėrinė nė librin e artė tė Kampionatit Evropian. Me vetėm 29 gramė mė shumė se polakja Aleksandra Klejnovska, peshėngritėsja jonė, Romela Begaj humbi medaljen e dytė tė artė nė Kampionatin Evropian, atė tė dygarėshit. Tė dy peshėngritėset Romela Begaj ashtu si dhe Aleksandra Klejnovska ngritėn tė njėjtėn peshė 212 kg, pėr tė lėnė pas rumunen Roksana Kokos, e cila ngriti 209 kg. Polakja arriti tė marrė medaljen e artė falė peshės trupore: 57,10 kg pėr Klejnovskėn dhe 57,39 kg pėr Begaj. Nė stilin e shkėputjes, Begaj ngriti 101 kg duke fituar edhe vendin e parė, pėrpara dy peshėngritėsve polake, Marieta Gotfrid (94 kg) dhe Klejnovska (91 kg). Begaj la pas peshėngritėse nga Franca, Rusia, Hungaria e Armenia. Nė peshėn deri nė 53 kg, peshėngritėsja jonė Sherjana Ruci zuri vendin e 12-tė nė stilin e shkėputjes (74 kg) nga 14 sportistė qė morrėn pjesė dhe tė 13-in nė shtytje (90 kg), ndėrsa nė dygarėsh tė 13-in. Kampione nė dygarėsh nė kėtė peshė doli ukrainasja Natalia Trotseko me 197 kg (88+109). 21-vjeēarja Begaj, njė artiste cirku, ėshtė edhe ikona e re e shtangės shqiptare pas pėrdhosjes sė imazhit tė Fetie Kasajt, pėr shkak tė pėrdorimi tė dopingut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Merkato, Ajaksi kėrkon portierin e Flamurtarit   Transferime (merkato) EmptyFri Apr 18, 2008 12:21 am

Ajaksi i Amsterdami ėshtė vėnė nė kėrkim tė portierit tė Flamurtarit Shpėtim Moēka, njė prej mė tė dalluarve nė kėtė sezon tė kampionatit shqiptar. Nė klubin vlonjat pritet tė mbėrrijnė pas njė muaji emisarė tė klubit tė famshėm holandez, tė cilėt kanė dėshirė tė provojnė nė radhėt e tyre talentin vlonjat. Njė gjė e tillė ėshtė konfirmuar edhe nga vetė portieri Shpėtim Moēka. "Po, ėshtė e vėrtetė qė mė ka kėrkuar Ajaksi. Filluan tė interesohen pėr mua qė pas ndeshjes me Maqedoninė", deklaroi portieri i ekipit kombėtar Shpresa. Pavarėsisht se e kėrkon njė klub i madh i Evropės, ai thotė se pėr momentin nuk dėshiron tė lėvizė, pėr tė krijuar pak mė shumė eksperiencė. "Dua tė rri edhe dy vjet tė tjera nė Shqipėri dhe tė shkoj nė skuadrat kombėtare. Megjithatė, vendos kryetari i bashkisė Shpėtim Gjika", ėshtė shprehur mė tej portieri vlonjat. Ajaksi ėshtė padyshim klubi me Akademinė mė tė famshme tė botės, ku skuadra e parė rrjedh thuajse gjithmonė nga ekipet zinxhirė dhe nuk formohet me futbollistė tė blerė me shuma tė ēmendura. Nė tė shkuarėn, aty ėshtė provuar edhe Gjergji Muzaka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Adriano:Dua te kthehem tek zikalterit   Transferime (merkato) EmptyTue May 06, 2008 12:21 am

Duket se sulmuesi brazilian, Adriano, ka dėshirė tė veshė sa mė parė fanellėn e Interit, pasi ėshtė riaftėsuar plotėsisht te San Paolo nė Brazil. Futbollisti ka bėrė tė qartė se dėshiron tė kthehet nė Itali pėr tė vazhduar punėn e lėnė nė mes me zikaltėrit, ndonėse nuk ka harruar tė thumbojė trajnerin Manēini. "Unė jam shumė mirė, do tė kthehem pėr tė bindur trajnerin Manēini qė tė mė aktivizojė pėrkrah Ibrahimoviē dhe Balotelit, me tė cilin flas shumė shpesh. I jam borxhli Moratit, ndaj pres me padurim momentin pėr tė riveshur fanellėn e Interit.

Nuk kam asgjė kundėr Manēinit, por prisja qė tė mė ndihmonte mė shumė nė momentet e vėshtira. Prandeli mė kuptonte mė shumė, pasi lexonte mendjen time dhe unė i uroj qė njė ditė tė drejtojė Interin. Jam i sigurt qė Ronaldo do tė kthehet tė luajė, ndoshta me Flamengon. Nėse largohet Figo, ne do tė na shėrbente njė lojtar si Diego, i cili ka karakteristika tė veēanta dhe di si t‘u shėrbejė sulmuesve", tregoi Adriano.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Bardheblutė, presidenti me rotacion njėvjeēar   Transferime (merkato) EmptySat May 24, 2008 5:45 pm

Njė nga piketat e para e tė rėndėsishme, tė hedhura pėr sezonin e ardhshėm, ėshtė se, qė nga e hėna, FK Tirana do tė ketė presidentin nė krye. Ky qe vendimi, i marrė nė mbledhjen e djeshme nga donatorėt e klubi bardheblu, tė cilėt ēuditėrisht e patėn harruar peshėn dhe vlerėn e kėtij posti. Themi kėshtu, sepse, kur erdhėn nė sezonin _04?’05 nė krye tė klubit, rolin e presidentit ia dhanė njė emri tė madh tė bardhebluve, Fatmir Frashėrit, qė (drejtoi edhe merkaton) ndėrtoi njė skuadėr tė fuqishme, e cila nuk e diskutoi titullin. Njė vit mė pas hoqėn dorė, ndoshta edhe pėr tėrheqjen ende enigmatike tė Frashėrit, por titulli nuk u arrit tė fitohej, teksa u ngushėlluan vetėm me Kupėn. Sezonin tjetėr u korrigjuan dhe nė postin e mbetur bosh u ul deputeti Bamir Topi. Ekuilibri u vendos dhe ekipi siguroi titullin disa javė para pėrfundimit tė kampionatit. Por Topi u detyrua ta linte kėtė detyrė onorifike, pasi u zgjodh nė postin e Presidentit tė Shqipėrisė. Pas kėsaj, vendi i kreut tė klubit mbeti vakant deri nė ditėn e sotme. Dhe pasojat dihen.....

Cili nga donatorėt do tė jetė president?

Gjini ka sqaruar se tashmė presidenti i FK Tirana do tė jetė me rotacion mes donatorėve. “Afati i qėndrimit tė ēdo donatori, nė krye tė presidencės sė klubit, do tė jetė njėvjeēar” ka thėnė Gjini. Por, cili prej tyre do tė nisė i pari detyrėn e presidentit? Burime jozyrtare thonė pėr Refik Halilin, tė tjerė pėr Agron Papulin. Gjithsesi, katėrshja Ngjela, Nuri, Halili e Papuli, pasi kanė konfirmuar mbėshtetjen e skuadrės edhe pėr sezonin e ri futbollistik 2008?2009, kanė rėnė dakord qė tė hėnėn, nė njė mbledhje tjetėr, tė bėjnė tė njohur emrin e presidentit, i cili do tė jetė njėri prej tyre. Arritja nė kėtė lloj “qeverisje” ka ardhur, jo vetėm sepse efektshmėria e saj pati qenė provuar, por edhe pėr shkak tė presionit tė dashamirėsve tė skuadrės bardheblu, tė cilėt kanė kėrkuar qė nė FK Tirana duhet tė dėgjohet vetėm njė zė. “Respekt kemi pėr tė katėr donatorėt, qė kanė kontribuar jashtėzakonisht pėr skuadrėn, por lidhur me gjithēka, qė ka tė bėjė me problemet, trajnerin e futbollistėt duhet tė pėrgjigjet vetėm njė” kanė thėnė shumė prej tyre. Madje, gjithnjė sipas tyre, njė nga arsyet, qė skuadra nė kėtė sezon mbeti “duarbosh”, ishte mungesa e “njėshit” nė klubin bardheblu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Tirana qė dje ka nisur merkaton   Transferime (merkato) EmptySat May 24, 2008 5:46 pm

Drejtori i FK Tirana ka prekur edhe ēėshtjen e merkatos. “Puna jonė nė kėtė drejtim, ? theksoi ai, ? ka nisur qė sot (dje), por pėr momentin emrat e futbollistėve, qė priten tė vishen bardheblu, mbeten konfidencialė”. Gjithsesi, burime qė nuk duan tė identifikohen bėjnė me dije se nė fokusin e bardhebluve deri tani janė: Osmani e Abilaliaj (Partizani), Allmuēa e Abraham (Dinamo), Veliaj (Besa), Llani (Shkumbini), Rizvanolli e Grami (Kastrioti)...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Interi nė sulm pėr Henry   Transferime (merkato) EmptyTue May 27, 2008 10:09 am

Sipas "DiarioSport", Interi ka filluar tentativat informale pėr afrimin e sulmuesit tė Barcelonės, Tierri Henri. Francezi ėshtė bėrė pjesė e klubit katalan nė verėn e kaluar, pas tetė viteve tė mrekullueshme tek Arsenali.
Por, paraqitja e Henrit nuk ishte nė nivelet e pritura dhe sulmuesi cilėsohet si njė prej lojtarėve qė mund tė largohen pas "revolucionit" nė prag tė sezonit tė ri. Mė shumė flitej pėr rikthimin e mundshėm nė Premiership, te Ēelsi ose Njukasėlli, por nga Italia vijnė zėrat se Anxhelo Mario, djali i presidentit Morati, ka pyetur rreth Henrit kur ndodhej nė Barcelonė, duke biseduar pėr Ronaldinjon.
Ndėrkohė, francezi ka thėnė pėr gazetėn "Le Parisien", se sezonin e ardhshėm, dėshiron tė qėndrojė me "blaugranat". "Pėr sa i pėrket sė ardhmes sime, nuk dėshiroj tė largohem. Kam edhe tre vjet kontratė dhe dua tė jem sėrish te Barēa edhe nė sezonin tjetėr".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Ertan Demiri refuzon ofertėn e Dinamos   Transferime (merkato) EmptyFri May 30, 2008 9:17 pm

Mesfushori shkatėrrues i Rabotniēkit, Ertan Demiri ka pranuar se pas pėrfundimit tė ndeshjes finale tė Kupės sė Maqedonisė, ka pasur njė takim me menaxherin e Dinamos nga Tirana, Adrian Aliaj (ish-lojtar i Shqipėrisė). "Po jam takuar me menaxherin e Dinamos, Aliajn. Ata mė ofruan kushte shumė tė mira, mirėpo pėr momentin unė kam kontratė trevjeēare me Rabotniēkin. I falėnderoj drejtuesit e Dinamos qė kanė shprehur interesim pėr mua, megjithatė tash pėr tash nuk jam lojtar i lirė, prandaj nuk mund tė shkojė nė Shqipėri", ka deklaruar Demiri, duke shtuar se nė tė ardhmen ka ambicie tė luajė nė ndonjė kampionat mė tė fortė tė Evropės, pa pėrjashtuar edhe Shqipėrinė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Isli Hidi, "luftė" mes AEL Limasol dhe Alki Larnaca nė Qipro   Transferime (merkato) EmptyFri May 30, 2008 9:18 pm

Isli Hidi, portieri i Krivbasit nė kampionatin ukrainas, njėherėsh edhe portieri qė luajti nė miqėsoren e Kombėtares shqiptare nė humbjen me Poloninė, ėshtė shumė pranė kalimit nė kampionatin qipriot. Pas AEL Limasol ėshtė Alki qė interesohet pėr ish-portierin e Tiranės. Hidi ėshtė lojtar i lirė dhe kostoja e transferimit tė tij ėshtė zero. Ndėrkohė qė menaxheri i tij ėshtė duke diskutuar kushtet e kontratės me klubin e kategorisė sė parė qipriote. Nė Qipro luan edhe portieri Arjan Beqaj, mesfushori i majtė, Altin Haxhi, e sė fundi edhe Klodian Duro nėnshkroi pėr Omonian. Por sipas menaxherit tė tij edhe AEL Limasol, nuk ka hequr dorė nga portieri, kjo edhe pėr faktin se trajner portierėsh nė kėtė skuadėr ėshtė pikėrisht ish-gardiani nr 1 i ekipit tonė pėrfaqėsues pėr mė shumė se 15 vjet, Foto Strakosha. Ky i fundit vazhdon tė ndikojė tek drejtuesit e klubit pėr tė bėrė njė sforco dhe tė marrin portierin e kombėtares shqiptare Isli Hidi nė kėtė ekip.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Rokadė shqiptarėsh te Lacio, njė largohet dhe njė tjetėr afrohet   Transferime (merkato) EmptyFri May 30, 2008 9:19 pm

Ndėrsa Igli Tare do tė largohet nga Lacio pas pėrfundimit tė kontratės, dhe kosovari me pasaportė zvicerane Valon Behrami mund tė transferohet nė Spanjė te Sevilja, njė tjetėr shqiptar, por edhe me nėnshtetėsi gjermane, 22-vjeēari Jurgen Gjasula mund tė jetė pėrforcimi i mundshėm nė mesfushė i Lacios. Lajmi jepet nga siti italian tuttomercato.it. Trajneri Delio Rosi prej kohėsh e ka shprehur interesimin pėr djaloshin nga Tirana, por qė ka luajtur sė fundi me zviceranėt e St.Gallenit dhe mė tė cilėt ka zgjidhur kontratėn. Mesfushori Gjasula, i cili mė parė ka refuzuar Kombėtaren e Shqipėrisė, zotėron edhe pasaportėn gjermane, kėshtu qė te Lacio do tė shkojė si njė komunitar pa pasur asnjė problem pėr firmosjen e kontratės dhe aktivizimin e tij nė kampionatin italian tė futbollit. Futbollisti u pėrjashtua para pėrfundimit tė kontratės nga drejtuesit e St.Gallen pas kontradiktave tė vazhdueshme me trajnerin bullgar tė kėsaj skuadre, Zvonimir Balakov.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Adebajor: “I dashur Arsenal, dua Milanin”   Transferime (merkato) EmptySun Jun 22, 2008 3:32 pm

I riu dhe i vetmi sulmues qe deshiron Milanin quhet Emanuel Adebajor. Thuajse kane rene te gjitha alternativat e tjera. “Adebajor dhe asnje tjeter”, ishte pohimi i fundit, qe beri dje Galiani. Kjo forme te shprehur, si nje diktat i vertete, ne realitet ka nje matrice ndryshe. Tekniku Anceloti i ka kerkuar numrit 2 te Milanit, Galiani qe te beje te gjitha sforcimet per te sjellur ne Milanelo sulmuesin togolez. Por nderkohe sherben dhe presingu nga ana e Adebajor ndaj skuadres londineze, qe operacioni i transferimit te futet ne pisten e realizimit konkret. Dje qarkulloi nje leter, qe nxit jo pak fantazine per kete operacion. Firmosur nga Emanuel Adebajor dhe derguar me adresen: “Arsenal dhe per Vengerin”. Sulmuesi togolez per dijeni kete leter ia ka derguar ne dy kopje, Ken Friar, manaxheri i pergjithshem i klubit londinez dhe Adriano Galianit. Ne rrugen Turati, te Milanos kjo leter ka mberritur dje pasdite. I mbeshtetur dhe i inspiruar nga agjentet e tij, Stefan Kurbis dhe Vincenzo Morabito, sulmuesi togolez ka bere shume te qarte pozicionin e tij ndaj tekniku Venger, qe nuk e shkon as neper mend qe te filloje tratativat me Milanit. “I dashur Arsene, shkruhet ne leter, po kerkoje qe te kontaktoje me ju, me te gjitha menyrat, pasi kam nevoje qe te bisedojme. Ky moment eshte shume i rendesishem per karrieren time”. Nje leter qe flet qarte, ku Adebajor ne menyre perfundimtare i mbyll porten Barcelones, pasi eskluzivisht ai deshiron Milanin dhe vetem Milanin.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Kristiani Ronaldi: shume shpejt te Real Madrid?   Transferime (merkato) EmptySun Jun 22, 2008 3:33 pm

Ka perfunduar me zhgenjim aventuren ne finalet e evropianit, megjithate mesfushori portugez hedh veshtrimin drejt te ardhmes se tij. “Mundesite per te kaluar te Real Madrid jane shume te medha, deklaroi Kristiano Ronaldo pas humbjes se Portugalise, 2:3 me Gjermanine ne cerekfinalet e evropianit. Por kjo gje nuk varet vetem nga mua”. I pyetur se kishte marre oferte nga kampioni i Spanjes, portugezi 23-vjecar nenvizoi: “Mendoj se po. Megjithate dua te shtoj se asgje nuk eshte e qarte ne kete moment. Ne ditet e ardhshme do te shikojme nese arrihet marreveshja. Tani cdonjeri e di se cfare une dua. Dhe brenda dy-tre ditesh do te mesoni te rene”. Kristiano Ronaldo ben kete pohim befasues, duke iu permbajtur zotimit se per te ardhmen e tij do te fliste pas evropianit dhe ky evropian per Portugaline ka perfunduar. Mesfushori i Mancester Junajtid zbulon se ka luajtur duke ndjere shqetesime ne kembe prej tre muajsh dhe se ka nevoje per nje operacion per te korrigjuar kete difekt. I pyetur nga gazetaret se cila eshte arsyeja e nje largimi te mundshem nga Mancester Junajtid, personal apo sportive, Kristiano Ronaldo u pergjigj: “Personalisht eshte dicka qe une dua, eshte dicka qe une enderroj. Eshte nje enderr, por dhe nje hap perpara… Per mua eshte nje mundesi shume e mire. Ashtu sic ka thene tekniku Skolari, keto mundesi vijne vetem nje here”. Duke nenvizuar se largimi nga Mancester Junajtid mund te jete i veshtire, Kristiano Ronaldo shton: “Megjithate mendoj se eshte nje operacion i kenaqshem per te dy palet”. Nga ana e Realit te Madridit per kete operacion qe mund te jete me intriguesja ne merkaton e transferimeve te veres, pritet prononcimi nga Kristiano Ronaldo, perpara se te fillojne bisedimet me Mancester Junajtid.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:01 pm

Edgar Ēani hua te Ascoli


Sulmuesi shqiptar Edgar Ēani do te luaj sezonin e ardhshėm te skuadra italiane e Serie B Ascoli Calcio 1898. Ēani ėshtė pronė e Palermos po nuk ka arritur tė gjejė hapėsira te skuadra e Serie A, kėshtu qė do tė kalojė nė formė huaje te Ascoli, njė kategori mė poshtė, pėr tė pasur mundėsi qė tė luaj mė shumė.

Ascoli e kėrkonte sulmuesin shqiptar prej disa kohėsh dhe nė ditėt e fundit ėshtė arritur mė nė fund akordi midis dy skuadrave, ku Ascoli do ta ketė Ēanin jė vit nė hua me tė drejtė blerje pas mbarimit tė sezonit. Marrėveshja pritet tė firmoset dhe tė zyrtarizohet sot, ndėrsa Ēani do ti bashkohet nesėr bardhezinjve nė hotel Corte del Sole nga ku do tė nisen pėr fazėn pėrgatitore.

Edgar Ēani luajti vetėm nė njė ndeshje nė Serie A me Palermon pėr 17 minuta. Mė Parė ai ka luajtur te Pescara nė Serie B nė 2006/07 dhe nė Serie C1 nė gjysmėn e parė tė sezonit tė kaluar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:02 pm

Merkatoja e Apolonise

Ekipi i sapofutur ne ligen superiore Apolonia e Fierit, eshte duke levizur me mjaft kujdes ne merkato. Deri tani ka afruar Aulent Gurin nga Dajti dhe Renaldo Bedinin nga ekipi I Bylis. Guri ka nenshkruar per tre vjet me Apolonine, ndersa Bedini ka bere rokaden me nigerianin Charles Ofoje i cili ka kaluar te fqinjet e Bylisit. Prane nenshkrimit eshte edhe mbrojtesi i majte Ervin Sulejmani, qe vjet ka luajtur me Albpetrolin. Nderkohe qe priten te zbarkojne tre lojtare braziliane te sugjeruar nga dy futbollistet e Apolonise Washington Junior dhe Jean Da Silva
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:03 pm

Shqipon Bektashi kerkohet nga Serbet



Shqiptari i parė qe doli kampion i Bundesliga pėr U 19, Shqipon Bektashi ( SC Freiburg ) , duke e mposhtur si mysafir ekipin vendas te VfL Wolfsburg 2:0-
golin e dytė e shenoj Bektashi.Ai nė kėtė sezon ka shenuar 7 gola nė Kampionat dhe 6 nė Kupe ( Ne finale u mposhten me penallti nga Borussia Dortmund ).
Ndeshja ėshtė transmetuar live ne DSF dhe ka pasur mbi 3 milion shikues pranė ekranit televiziv dhe ndeshjen e ka bashkėkomentuar Felix Magath- tranjer i VfL Wolfsburg.
Shqiptari me prejardhje nga Presheva, qė ka arritur ketė vitė kalimin nga U 17 ne U 19. Pos, qė ėshtė ne listen e Gjermaneve,- ai ka zgjuar interesimin edhe te Federates se Futbollit te Serbise.

Te nesermen pas ndeshjes, dikush nga Federata Serbe e ka marrė te atin etij Mehmetin dhe i ka kėrkuar qe Shqipon dhe vellau i tij Edmondi te bashkangjitet ekipeve te rinjeve te Serbise. Pasi, ata kanė informata se
ata posedojne shtetesine serbe dhe kanė marrur pasaportat ne konzullaten e Shtutgartit. I ati Mehmeti thotė se : " Deshira e ime ėshtė qe djemet e mi te luajnė pėr Shqiperine. Kanė pasur oferta edhe nga Gjermania- qe te dy kanė qene ne grumbullimet e te rinjeve nga ana e DFB-se. Por, ne akoma nuk kemi shtetesine gjermane dhe deshira e ime ėshtė qe ata te luajne pėr Shqiperine. Pasi, unė prej vite kam ble nje shtepi ne Golem dhe ne Presheve , vetem se shkoj per ta vizituar plakun time atje. Une kam dashur me i dergu djemet ne grumbullimin e Shpresave, ku kanė qene dy shoket e tyre- Shpejtim Hysenaj ( Old Boys Basel ) dhe Ylli
Lokaj ( SC Freiburg ). Mirpo, ėshtė dashur te paguaj dy bileta dhe per ato momente nuk kam pasur gjendjen e mire per nga ana financiare. Besoj se Shqiperia ka pėrcjell ndeshjen dhe do kemi fatin qe sa me shpejt te luaj per ta.Por, edhe kordinatori i te rinjeve te SC Freiburg- ėshtė ish- tranjeri dhe miku i Joahim Lev. Poashtu, ne jemi larg 2 km prej vendbanimit te Jogi Lev dhe i njeh shumė mirė djemet e mi dhe nuk do jete problem i madh te marrim shtetesine gjermane.Kam deshire te madhe qe ata te veshin ngjyrat kuq e zi. Ne ane tjeter kam frike. Sepse, Labinot Haliti
( LKS Lodz ) ėshtė bashkeqytetar i imi dhe me sa di unė, akoma nuk ka luajtur pėr Shqiperine.Edhe per shkak te deshires se madhe dhe sakrifices qe ka bere."
Se sa me rendesi kanė qene ndeshjet finale pėr te rinjet ne Bundesliga, tregon fakti se drejtori sportiv te DFB- se ,Matias Sammer- i ėshtė ndaluar nga presidenti i DFB- se, qe te vije ne Hotelin e ekipit ne Ascona tė Zvicres, pasi ka pasur me zhvilluar nje trening me disa te rinje nga Gjermania dhe me pas tė percjell ndeshjen Austri- Gjermani. Ne rast te humbjes, ai do ishte tranjeri i ardheshem i Gjermanise. Ai ka ardhur nė Köln dhe ka ndjekur ndeshjen gjysemfinale 1FC Köln-SC Freiburg 2:2. Dhe si pas nje kėshilltari te tij, Hrost Hrubesh ėshtė shumė i interesuar qė Bektashin ta ketė nė ekipin e U 18 dhe U 19 te Gjermanise.
Ai me teper shton: " Kjo do ishte njė gjė pozitive pėr Bektashin, pasi me pasaporte gjermane. Ai mund te kaloj me lehtė ne Angli. Sepse, ai ėshtė percjellur nga disa scout te ekipeve angleze. Pikerisht, tre klube kanė treguar intersim pėr Shqiponin. Me pasaporte te Shqiperise apo Serbise- do jetė shume e veshtire pėr te...
Te shpesojme se FSHF- ja do zgjohet nga gjumi dhe nuk do tė dėshtoj sikur se ka deshtuar tek disa te rinje qe kanė shkelqyer per ekipet e tyre ne U 19 dhe tani, luajne per ekipe profesioniste. Si Valdet Rama ( FC Ingolstadt ), Fisnik Zejnullahu ( Borussia Dortmund ) dhe Andis Shala ( FC Dundee )- te cilet edhe pse u propozuan nga Rudi Vata- as qė u perfillen nga specialistet e FSHF- se...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:03 pm

Leotrim Kabashi kalon ne U 19 te Braunschvajg

Lojtari i U 16 te DSC Arminia Bielefeld, Leotrim Kabashi ka bwrw nje ngritje te madhe- duke kaluar ne U 19 te Eintracht Braunschvajg qe garon ne Bundesliga.
Dhe njeherite wshtw lojtari me i ri ne historine e A Jugend ( U 19 ) pwr Bundesliga. Duke e lene pas Nuri Shahin te Borussia Dortmund
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:04 pm

Dinamo
Ilirjan Ēaushi do te jetė me Dinamon pėr ndeshjet e Champions League, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė firmosė me blutė pėr sezonin e ardhshėm. Mesfushori luajti pjesėn e dytė tė sezonit nė Durrės, pasi nuk gjeti shumė hapėsira te Dinamo. Me Teutėn Caushi luajti nė 14 ndeshje duke shėnuar edhe njė gol.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:04 pm

Lushnja
Laert Ndoni ka firmosur pėr Lushnjen. Mesfushori ka lėnė Shkumbinin dhe ka rėnė dakort me ofertėn e ofruar nga klubi i porsangjitur nė Superligė. Mesfushori 24-vjecar ka luajtur dy sezonet e fundit me Shkumbinin duke luajtur nė total 58 ndeshje (49 si titullar) por pa shėnuar asnjė gol nė kampionat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:04 pm

Elbasani
Nevil Dede mund tė vishet pėrsėri verdheblu. Mbrojtėsi tiranas qė aktualisht luan nė Kinė me Changsha Ginde ka qėnė nė kontakte me drejtuesit e Elbasanit qė kėrkojnė ta kenė pėrsėri nė skuadėr mbrojtėsin me eksperiencė. 32-vjeēari ka luajtur me Elbasanin pėr dy sezone, atė tė 04/05 dhe 05/06 dhe u shpall edhe kampion i Shqipėrisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:05 pm

Partizani
Orges Shehi, Bledar Devolli, Bledi Shkėmbi dhe Dritan Babamusta janė larguar nga skuadra e Partizanit. Bashkė me ta pritet tė largohet sė shpejti edhe sulmuesi vlonjat Arbėr Abilaliaj. Nė provė te tė kuqtė ėshtė njė portier serb, por ėshtė afruar dje dhe sulmuesi Pėrrleshi nga Besėlidhja qė pritet tė firmsė ditėt e ardhshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:05 pm

Flamurtari
Goran Vincetic ėshtė shumė pranė Flamurtarit. Mesfushori me eksperiencė qė u shpall kampion me Dinamon kėtė sezon ėshtė joshur nga oferta vlonjate dhe nga trajneri i kėsaj skuadre qė ka tė njėjtėn kombėsi. Mesfushori 32-vjeēar luajti nė 28 ndeshje kėtė sezon me blutė duke shėnuar 4 gola dhe duke dhėnė 4 asiste. Mė parė ai ka luajtur pėr NK Medjimurje, NK Rijeka dhe NK Primorje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Vizitor
Vizitor
Anonymous



Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) EmptyThu Jul 17, 2008 4:07 pm

Mainz 05 konfirmon zyrtarisht transfertėn e Hykės


Nė faqen zyrtare tė Mainz 05 konfirmohet transferta e fantazistit shqiptar Jahmir Hyka. Sipas kesaj faqe Mainz 05 ka arritur te fitojė garėn pėr marrjen e talentit shqiptar qė kėrkohej nga shumė skuadra europiane.

Megjithėse Hyka vjen nga KF Tirana, sipas faqes zyrtare te Mainz 05, tė drejtat e tij ishin pronė e Olimpik Tirana. Shuma e paguar nga gjermanėt pėr kėtė transfertė nuk ėshtė bėrė publike.

Menaxheri i Mainz 05 Christian Heidel tha "E kemi vėzhguar Hykėn nė ndeshjen e Shqipėrisė kundėr Polonisė dhe padyshim qė Hyka ėshtė njė talent i madh. Tani ai ėshtė nė njė ligė mė tė fortė dhe do ti japim kohėn e duhur pėr tė treguar talentin e tij".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Transferime (merkato) Empty
MesazhTitulli: Re: Transferime (merkato)   Transferime (merkato) Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Transferime (merkato)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» :: SPORTI :: Sporti-
Kėrce tek: