»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»


 
Portali ORIForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiTOP Albaniachatshkarko
Tema Fundit
» Besoni ne lotet e nje mashkulli
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Feb 06, 2017 6:12 am nga Dielli

» C'ESHTE DASHURIA?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Feb 06, 2017 6:00 am nga Dielli

» Mesazhi me i bukur
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Feb 06, 2017 5:42 am nga Dielli

» Ka dashuri pa interes?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Feb 06, 2017 5:37 am nga Dielli

» Mirmengjesi
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptySun Feb 05, 2017 12:07 pm nga Dielli

» Pershendetje
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptySun Feb 05, 2017 11:58 am nga Dielli

» Miremengjes,miredita,mirembrema,mirupafshim dhe naten e mire.
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyTue Jan 17, 2017 1:20 am nga Admin

» Vetem nje fjale
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptySat May 23, 2015 4:48 pm nga Admin

» CILI ANETAR JU MUNGON NE KETO MOMENTE?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptySat May 23, 2015 4:41 pm nga Admin

» Me fal...
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Jul 29, 2013 1:28 pm nga Ina_ina

» GJUMI DHE DASHURIA.
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Jul 29, 2013 1:27 pm nga Ina_ina

» Puthja e Par Qe Tka Dhon nje Femer .!
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Jul 29, 2013 1:25 pm nga Ina_ina

» A njeh dashuria ngjyrė, moshė dhe atdhe?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Jul 29, 2013 1:24 pm nga Ina_ina

» A jetohet pa dashuri?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Jul 29, 2013 1:22 pm nga Ina_ina

» TE DUA KUR.....
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Jul 29, 2013 1:20 pm nga Ina_ina

» Aka nje vend dhe per mua ketu..?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyMon Jul 29, 2013 1:11 pm nga Ina_ina

» XXX Vetem Per Moshat 18 e Siper
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptySun Jul 07, 2013 1:56 pm nga arion

» Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 11:33 pm nga shaban cakolli

» Vajzat e virgjera, a gjenden me?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 11:30 pm nga shaban cakolli

» PER TY.......
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» A munde te gjesh dashuri ne internet edhe sa do ket sukses
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:17 pm nga shaban cakolli

» Cila eshte gjeja e pare qe ju terheq te nje vajze/djale?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:14 pm nga shaban cakolli

» Ē’farė ėshtė mė e rėndėsishme, tė duash apo tė dashurosh?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» MARTES APO BASHKEJETES?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» Me dhemb zemra kur....?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Cfare kerkoni ke nji njeri qe te ket fatin te behet i dashuri/a juaj?
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:10 pm nga shaban cakolli

» DEDIKIME PER DASHURIN
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:09 pm nga shaban cakolli

» Puthja, nuk eshte vetem ceshtje buzesh
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:07 pm nga shaban cakolli

» Vuaj kur ti...
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:06 pm nga shaban cakolli

» Te dua sepse...
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyFri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

*
*
*
*
*
*
*
*
May 2024
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
CalendarCalendar
*ChAt Me PeRsHeNdEtJe*
♥♥♥ ♥♥♥♥♥♥ ♥♥♥
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
SHTYPI
Gazeta Shqiptare
GAzeta Metropol
Gazeta Shqip
Gazeta Albania
Gazeta Koha jone
Gazeta Sot
Gazeta Tirana Observer
Gazeta Korrieri
Gazeta Shekulli
Gazeta 55
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Biznesi
Gazeta Zeri i Popullit
Gazeta Ballkan
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of »(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» on your social bookmarking website

 

 300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person

Shko poshtė 
AutoriMesazh
daniela
vip
vip
daniela


Numri i postimeve : 241
Registration date : 10/08/2008

300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person Empty
MesazhTitulli: 300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person   300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyThu Aug 14, 2008 2:56 am

Tė kemi shėndetin” themi shpeshherė kur
pėrballemi me probleme tė vogla a tė mėdha nė jetėn e pėrditshme. Se
shėndeti fizik e mendor janė ato ēka e bėjnė tė plotė trupin e njeriut
e vetė jetėn. Sigurisht, sėmundjet mund tė kurohen nė spitale e klinika
mjekėsore, por, nėse do ishte e mundur, parandalimi ėshtė rruga mė e
sigurt pėr njė jetė tė gjatė e tė shėndetshme. Por dhe nė ato raste kur
dikush ėshtė prekur nga njė sėmundje e caktuar, ekzistojnė procedura tė
thjeshta qė mund tė ndiqen nė kushtet e shtėpisė, tė cilat ndihmojnė nė
mos pėrkeqėsimin e gjendjes.


Ēelėsi ėshtė gjithnjė tek informacioni.Specialistėt e shėndetėsisė kanė
deklaruar se 35 pėr qind e sėmundjeve nė trupin e njeriut shfaqen nga
mungesa e njohurive. Jo pak herė ėshtė vėrtetuar se janė vetė njerėzit
ata qė e dėmtojnė kolesterolin, qė krijojnė probleme me mushkėritė, qė
acarojnė funksionimin e mėlēisė apo qė nuk kujdesen aq sa duhet pėr
mirėqenien organike. Pikėrisht pėr kėtė arsye, gazeta “Tirana Observer”
boton nė suplementin e sotėm plot 300 kėshilla mjekėsore pėr tė gjitha
sėmundjet nė organizmin e njeriut. Nė shumė raste kėshillat vlejnė pėr
tė evituar shfaqjen e njė sėmundjeje tė caktuar dhe nė raste tė tjera
pėr ta kuruar atė.

Kėshtu ju mund tė lexoni brenda nėntė faqeve rekomandime tė
mjekėve pėr sėmundjet kardiake, ato tė veshkave, mėlēisė, stomakut,
barkut, pankreasit, infeksionet e syve, tė veshėve, tė lėkurės,
obezitetin, variēet, kėshilla pėr kancerin dhe evitimin e tij. Nuk
mungojnė as kėshillat pėr nėnat qė lindin fėmijė prematurė, si t’i
ushqejnė tė vegjlit ė tyre me qumėsht gjiri, pėr menopauzėn, njė ndėr
problemet mė tė shqetėsuese tė grave, e shumė tė tjera si kėto.
Kėshillat e pėrmbledhura nė numrin e sotėm lidhen kryesisht me mėnyrėn
tonė tė tė ushqyerit, si duhet tė jetė ajo, si dhe me zakonet e
pėrditshmėrisė qė njė njeri nuk duhet t’i harrojė asnjėherė.





ZEMRA



Si tė luftoni sėmundjet kardiake

1-Pakėsoni ushqimet me yndyrė, shtoni perimet dhe frutat e freskėta nė dietėn tuaj.

2-Bėni ēdo ditė tė paktėn 30 minuta ecje.

3-Bėni ēdo ditė tė paktėn 15 minuta ushtrime.

4-Konsumoni njė gotė verė tė kuqe nė ditė.

5-Evitoni, alkoolin, duhanin.





Kolesteroli

Kėshilla pėr tė ulur kolesterolin



6-Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini
cigare dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta
ndaloni krejtėsisht.
7-Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė
ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē).

8- Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit.

9-Pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve.

10-Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė
vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin,
sallamet e ndryshme.





OBEZITETI

Si tė mposhtini mbipeshėn



11- Duhet tė lėvizni duke caktuar kohė pėr aktivitete ēdo ditė.

12- Zgjidhni ushqimin cilėsor, duke i dhėnė organizmit gjithēka pėr tė cilėn ai ka nevojė.

13- Yndyrat dhe sheqernat kanė shije tė mirė dhe ju nevojitet njė

masė e caktuar e tyre ēdo ditė.

14- Balanconi dietėn tuaj, tė gjitha ushqimet mund t’i vendosim nė dietė tė shėndetshme.

15- Planifikoni njė meny tė shumėllojshme gjatė ditės.

16- Planifikoni tė kaloni 5-10 minuta relaks ēdo mėngjes.

17- Mundohuni tė jeni korrektė me ushqimin, hani nga tė gjitha

llojet, por me kufi.



ANEMIA

Ēfarė duhet tė konsumojnė anemikėt



18-Anemikėt duhet tė konsumojnė fruta me vitaminė C.

19-Anemikėt duhet tė konsumojnė spinaq dhe barėra jeshile.

20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase pėr t’u trajtuar.

21-Anemikėt duhet tė pinė 150 gram lėng karotash nė ditė.

22-Ēajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orė pėrpara se tė hanė, pasi ndryshe vėshtirėson tretjen.

23-Pacientėt duhet tė pinė ēdo ditė 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke.

24-Kėshillohet tė konsumohet sa mė shpesh domatja.

25-Tė sėmurėt duhet tė marrin gjithashtu, ēdo ditė 10-15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20-25 ditė.





REUMATIZMA

Si ta kurojmė reumatizmėm



26-Bėni dy herė nė javė ushtime gjimnastikore tė lehta.

27-Merrni here pas herė (njė herė nė dy ose tre muaj) tableta multivitaminė.

28-Jetoni nė ambiente qė nuk janė tė ftohta.

29-Bėni plazh ēdo vit dhe e rėndėsishme ėshtė qė tė shtriheni nė rėrėn e mėngjesit dhe pasdites.

30-Pini sa mė shumė ēarja me bimė jeshile.

31-Pėrdorni ujė mineral.

32-Hani sa mė shumė fruta me vitaminė C dhe A.

33-Sa herė qė ndjeheni tė lodhur pėrdorni paracetamol ose medikamente tė tjera me pėrmbajtje paracetamoli.





SPONDILIATROZA

Si tė evitojmė dhimbjet



34-Ēdo mėngjes duhet tė bėni tė paktėn 15 minuta ushtrime pėr muskujt e qafės.

35-Duhet tė bėni nė darkė dush me temperaturė mesatare.

36-Duhet tė evitoni stresin dhe dėgjimin e televizorit me zė tė lartė.

37-Pirja e ēajrave tė ndryshėm, veēanėrisht me mente, bėn mirė pėr sėmundjen.

38- Ecja, shėtitjet pasditeve ndihmojnė pėr njė gjumė mė tė mirė.

39-Zgjedhja e dyshekut, e jastėkut duhet tė jetė e kujdesshme, nė mėnyrė qė ato tė pėrshtaten me masėn e qafės.

40-Kurimi i sėmundjes ka pėr bazė kortizonin.

41-Pėr tė hequr dhimbjen nuk duhet tė pini asnjėherė paracetamol dhe aspirina.





SINOZITI

Kėshilla pėr sėmundjen



42-Evitoni diellin nė pikun e vapės.

43-Mbani gjithmonė syze edhe nė dimėr, edhe nė verė

44-Pėrdorni sa mė shumė ushqime me fibra.

45-Nė rast se ju fillojnė dhimbje ėshtė mirė qė tė konsumoni menjėherė kafe.

46-Evitoni zhurmat e larta, tė magnetofonit, televizorit.

47-Pėr t’u qetėsuar, qėndroni nė qetėsi tė plotė dhe nė njė ambient tė mbyllur, dhe nė errėsirė pėr tė paktėn 30 minuta.



MIGRENA

Kėshilla pėr tė evituar dhimbjen:



48-Kontrolloni tensionin ēdo ditė, pasi luhatjet e tij janė shkak pėr shfaqjen e krizave tė migrenės.

49-Kuroni dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinozitet apo
bllokimin e hundėve, pasi ato bėhen shkak pėr migrenė kronike edhe pas
kėtyre sėmundjeve.

50-Evitoni zemėrimin, emocionet e forta, shokimet, ēlironi tensionet, ēlirohuni nga streset.

51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinės, ērregullimet e gjumit, ērregullimet seksuale.

52-Mos qėndroni nė vende me zhurmė tė lartė, nė ambiente me drita tė zbehta si dhe ambiente me lagėshtirė.



DIABETI

Ushqimet qė duhet tė konsumojnė pacientėt:



53-Pacientėt me diabet duhet tė kontrollojnė peshėn.

54- Duhet tė kufizojnė sheqernat e rafinuara.

55- Duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė.

56- Yndyrat duhet tė jenė vajra me njė lidhje dyfishe.

57- Duhet t’i shtojnė dietės sė tyre arra.

58- Efikase edhe bajamet.





PANKREASI

Kėshilla pėr tė mos u dėmtuar pankreasi:



59-Mospėrdorimi i alkoolit ėshtė kėshilla numėr njė e specialistėve tė shėndetėsisė pėr tė evituar pankreasin.

60-Femrat dėmtohen mė shpesh sesa meshkujt nga sėmundja, pasi
stomaku i tyre e ka mė tė vėshtirė tretjen e ushqimeve, pėr kėtė arsye
atyre u kėshillohet tė pėrdorin sa mė pak kripė, yndyrna.
61-Pėr tė luftuar sėmundjen e pankreasit kėshillohet njė jetė sa mė e qetė, pa strese dhe ērregullime nervore.





VESHKAT

Si tė evitoni sėmundjet e veshkave:



62-Evitoni kripėn e tepėrt.

62-Pini sa mė shumė lėngje.

64-Konsumoni ēaj nga trėndafili i egėr.

65-Konsumoni lėng kumbulle.

66-Pini mė shumė se 1 litėr e gjysmė ujė mineral nė ditė.



MUSHKĖRITĖ

Si tė ndihmoni mushkėritė:



67-Pėrdorni sa mė shumė produkte me mish.

68-Shėtisni tė paktėn 1 orė nė ditė nė njė pyll tė mbushur me pemė dhe nė ajėr tė pastėr.

69-Mos pėrdorni duhan.

70-Mos jetoni apo flini nė njė dhomė me duhanpirės.

71-Pėrdorni sa mė shumė lėngje dhe supėra.

72-Ēdo ditė duhet tė konsumoni njė gotė verė, preferohet e kuqe.

73-Peshku dhe nėnproduktet e tij janė shumė efikase pėr “mirėqenien” e mėlēive.





GURĖT NĖ TĖMTH

Si tė luftoni shfaqjen e gurėve nė tėmth:



74- Duhet tė konsumoni ēaj rigoni.

75- Pėr kurimin e sėmundjes, pėrveē bimės shėrbejnė edhe gjethet e thara nė hije.

76- Pėrdoreni erėza nė ushqime. Pėrveē shijes sė mirė, parandalojnė sėmundjet.

77- Pėrdorni sa mė pak ushqime tė skuqura dhe kripė.

78- Pini sa mė shumė lėngje dhe ujė natyral.



KRIZAT E BARKUT

Evitoni dhimbjet e barkut me:



79-Pėrdorni ushqime tė pasura me hekur.

80-Mish, peshk, shpretkė.

81-Vezė, perime, fruta.

82-Fruta qė pėrmbajnė vitaminė C etj.

83-Kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera, qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t’i marrin dy orė para ose pas ushqimit.

84-Hurmat janė tepėr efikase pėr tė trajtuar dhimbjet e barkut.



MĖLĒIA

Ushqimet qė kurojnė dhe dėmtojnė mėlēinė:



85-Pėrdorimi i 20-40 gramėve alkool nė ditė dėmton mėlēinė.

86-Mosha ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė tė dėmtimit tė mėlēisė, pasi
sa mė e vogėl qė tė jetė mosha e konsumatorėve tė alkoolit aq mė tė
rėnda janė dėmtimet.
87-Predispozicioni gjenetik ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė tė shfaqjes sė sėmundjes.

88-Kėshillohet konsumimi i produkteve tė mishit.

89-Kėshillohet pėrdorimi i rrepave tė kuq, lakrės sė kuqe dhe broklės.

90-Kėshillohet tė mos pihen shumė kafe gjatė ditės, tė mos konsumohet birra dhe lėngjet me gaz.



DIETA DHE SHĖNDETI



Si tė mbash oreksin nėn kontroll:



91- Edhe pse frutat e thata nuk pėrmbajnė yndyrė dhe kalori, ėshtė mirė t’i konsumosh.

92- Buka bėn pjesė tek karbohidratet tė cilat janė njė burim shumė i rėndėsishėm energjie pėr organizmin.

93- Gjatė ditės duhet tė konsumohen tre vaktet kryesore: Mėngjesi,
dreka dhe darka, dhe dy deri nė tre vakte tė ndėrmjetme: Paradite,
pasdite.

94- Dietat e shpejta nuk janė zgjidhja e duhur pėr t’u dobėsuar.

95- Ėshtė e shėndetshme tė pėrzihen karbohidratet me proteinat.





HIPERTENSIONI

Rregulla pėr tė mos nxitur sėmundjen:



96-Stresi krijon njė dominante nė sistemin nervor, e cila shton
prodhimin e adesteronit nė veshka, e pėr pasojė ēon nė ngushtimin e
enėve tė gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.

97-Personat me hipertension duhet tė kenė kujdes gjatė dimrit, pėr
shkak tė sė ftohtit, por dhe luhatjeve tė theksuara tė temperaturave.
98-I ftohti ngushton enėt e gjakut dhe rrit tensionin.

99-Prandaj kėtyre pacientėve u rekomandohet tė jenė korrekt nė marrjen
e ilaēeve dhe tė kenė kujdes me menynė dhe stilin e jetės.
100-Tė sėmurėt duhet tė eliminojnė daljet nė ditėt shumė tė ftohta, tė dalin vetėm gjatė orėve tė ngrohta dhe tė vishen mirė.



BRONKITI KRONIK

Si tė mbani larg vetes sėmundjen:



101-Evitoni jetesėn nė ambiente tė lagėshta.

102-Evitoni jetesėn nė ambiente me duhanpirės.

103-Evitoni jetesėn nė qytete tė ndotura.

104-Mos qėndroni pėr shumė kohė nė dush, as nė dimėr e as nė verė.

105-Bėni masazhe me vaj ulliri dhe raki nė tė gjithė trupin.

106-Frekuentoni sa mė shumė plazhin dhe ambientet me diell.





TIROIDJA

Ushqimet qė i bėjnė keq tiroides:



107-Personat me tiroide nuk duhet tė konsumojnė lakrėn e bardhė. 108-Nuk duhet tė konsumojnė fasulet.

109-Nuk duhet tė konsumojnė gėshtenjat.

110-Nė rast se personat kanė mungesė jodi, nė kėtė rast kripa duhet tė ruhet nga lagėshtira dhe kontakti me dritėn.

111-Nė rast se personat e kanė me tepri jodin, atėherė duhen zbatuar
konsultat e mjekėve nė mėnyrė qė sėmundja tė mos kthehet kronike.



ALERGJIA

Si tė evitojmė alergjitė



112-Alergjikėt duhet tė mos konsumojnė kikirikėt, qumėshtin, vezėt, grurin, sojėn.

113-Nuk duhet tė konsumojnė ato ushqime me pėrbėrje vajore si arrat dhe bajamet.

114- Edhe nė rastet kur bėhet fjalė pėr puthje, kėshillohet qė
partnerėt tė lajnė dhėmbėt dhe fytyrėn nėse ata kanė ngrėnė njė ushqim
qė shkakton alergji tek partnerėt.
115-Mos pėrdorni nė rroba detergjentė aromatikė.

116-Qėndroni larg vendeve tė lulėzuara gjatė stinės sė pranverės dhe vjeshtės.

117- Mos pėrdorni facoletė, letra higjienike apo letra duarsh me pėrmbajte aromatike.



TURBEKULOZI

Kėshilla pėr parandalimin e tuberkulozit



118-Ėshtė e kėshillueshme njė ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.

119- Ėshtė mirė qė tė dilet vazhdimisht pėr tė marrė ajėr tė pastėr nė zonat qė nuk kanė ndotje tė ajrit.

120-Po ashtu edhe nė shtėpinė tuaj nuk duhet tė hyjė ajėr i papastėr, ndaj duhet tė merrni masa pėr ta filtruar atė.

121-Nėse njė person mendohet se ka qenė nė kontakt me njė person tjetėr
qė ėshtė me tuberkuloz, duhet t’i jepet menjėherė antibiotiku
parandalues.
122-Po ashtu personat e infektuar duhet tė qėndrojnė nė vende tė izoluara dhe tė marrin kurė tė menjėhershme.

123-Secili duhet t’i kushtojė rėndėsi mbrojtjes personale. Nėse e dini
qė do tė jeni nė kontakt me njė person qė ėshtė i infektuar me
tuberkuloz, duhet tė vishni njė respirator personal, si dhe duhet tė
jeni sa mė shumė higjienikė.




MAJASELLI

Kėshilla pėr personat qė kanė probleme nė zorrė



124-Nė tė gjitha rastet me majasėll kėshillohet qė tė pėrdoren krundet e grurit nė supė apo nė gjellė, tri herė nė ditė.

125-Krundet nuk duhet tė pėrvėlohen, por tė hidhen atėherė kur serviret ushqimi nė tryezėn e ngrėnies.

126-Krundet e grurit duhet tė zėvendėsojnė mėlmesat e tjera qė janė
shumė tė dėmshme pėr hemorroidet. Mėlmesa me pėrbėrje tė barishteve
natyrore qė pėrgatitet e bluar, ka hekur dhe e pėrmirėson shėndetin e
tė sėmurėve.

127-Pėrdorimi i kėsaj mėlmese krijon lirimin e kapsllėkut.

128-Mėlmesa e tillė nuk duhet tė pėrvėlohet, por tė qitet nė supė apo nė gjellė ashtu e “gjallė” tė pėrzihet dhe tė hahet.

129-Ngrėnia e njė molle tė ėmbėl para ushqimit liron zbrazjen e zorrėve.

130-Ata qė kanė probleme nė zorrė duhet tė pinė rregullisht tri herė nė ditė nga njė gotė lėng molle para ushqimit.

131-Kundėr mbylljes kronike tė zorrės sė trashė (pėr rregullimin e jashtėqitjes), ndihmojnė gjethet e pelinit.

132-Ndihmues janė edhe lėvoret e dardhės si dhe kamomili, i cili mund tė pihet nė vend tė ujit.



KANCERI I GJIRIT

Kėshilla pėr tė shmangur kancerin nė gji



134- Bėni vizita mjekėsore sa herė ndjeni shqetėsime, por edhe kur e ndjeni veten mirė.

135- Bėni njė jetė tė shėndetshme, bini nė peshė, nėse jeni

mbipeshė.

136-Pėrpiquni tė minimizoni stresin.

137-Mundohuni tė keni njė aktivitet seksual tė rregullt.

138-Ushqehuni duke ndjekur njė dietė tė caktuar.

139- Hani ushqime qė janė tė pasura me vitaminė A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume.

140-Mos harroni se lindja e fėmijės dhe ushqimi me gji

janė shumė tė rėndėsishme pėr shėndetin e gjirit tuaj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
daniela
vip
vip
daniela


Numri i postimeve : 241
Registration date : 10/08/2008

300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person Empty
MesazhTitulli: Re: 300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person   300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyThu Aug 14, 2008 2:58 am

KANCERI I PROSTATES

Kėshilla pėr dietėn qė parandalon kancerin e prostatės



141- Hudhrat janė parandaluese tė mira pėr organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.

142- Qepėt, merita e ėshtė e pėrbėrėsve qė shkaktojnė dhe erėn e rėndė.

143- Djathi vegjetarian mund tė eliminojė rrezikun e pėrhapjes sė tumorit.

144- Peshku, vitaminat e tij kanė njė rol tė rėndėsishėm nė mbrojtjen e organizmit.

145- Arrat, sipas specialistėve, kanė vitaminė D.

146- Domatet janė tepėr tė rėndėsishme pėr konsum tė pėrditshėm, parandalojnė kancerin e prostatės.

147- Drithėrat e ndryshme, tė cilat kanė nė pėrbėrjen e tyre selen.

148- Mishi, edhe nė tė gjendet seleni, por ėshtė e rekomandueshme tė mos ekzagjerohet me pėrdorimin e tij.



KANCERI NĖ STOMAK

Si tė evitoni kancerin nė stomak



149- Pėrdorni sa mė shumė fruta dhe perime

150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Kėta pėrbėrės nitrogjen njihen se
janė shumė tė dėmshėm dhe japin mė shumė mundėsi zhvillimit tė kancerit
tė stomakut. Gjenden mė sė shumti nė mish, sallam, salēiēe.
151- Limitoni duhanin, ushqimet qė pėrmbajnė djegės si dhe qė janė shumė tė kripėsuara.

152-Nė vendet qė tymoset shumė dhe qė preferojnė ushqimet mė shumė
kripė ėshtė vėrtetuar se kanė njė nivel mė tė lartė tė prekurve nga kjo
sėmundje.
153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund tė shkaktojė ndryshime nė qelizat dhe mund tė ēojė drejt kancerit.

154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive tė mėdha tė mishit tė
kuq, sidomos nėse ėshtė i skuqur, rrit mundėsinė pėr zhvillimin e
kancerit tė stomakut.

155- Vizitohuni tek mjeku nėse keni simptoma tė ulcerės, si dhimbja e stomakut, djegia apo tė vjellat.





KANCERI I LEKURĖS

Kėshilla pėr tė shmangur rrezikun



156- Eliminoni sa mė shumė ekspozimin e rrezeve ultra vjollcė, sidomos nė orėt mė tė nxehta tė ditės.

157- Evitoni djegiet nga dielli.

158- Pėrdorini kapele pėr tė mbrojtur fytyrėn e cila ėshtė e ekspozuar si nė verė edhe nė dimėr nga dielli.

159- Pėrdorni veshje dhe rroba mbrojtėse (mėngė tė gjata, pantallona tė gjata) kur e dini qė do tė qėndroni shumė nė diell.

160- Pėrdorini aparatura qė u ndihmojnė tė nxiheni (rrezet artificiale) qė bllokojnė si rrezet UVA dhe ato UVB.



ASTMA

Si tė luftoni astmėn



161-Kėshillohet tė pihen sa mė shumė ēajra me pėrzierje bimore, tė nxehtė, pasi ato ndihmojnė nė largimin e kollės.

162-Duhet tė shmanget pirja e cigares pėr sa kohė qė tė sėmurėt kanė kollė, pirja e pėrkeqėson mė tepėr shėndetin.

163-Kėshillohet uji me mjaltė dhe limon, ndihmon nė zbutjen e fytit.

164-Kėshillohet mbajtja pranė e 1 gote uji, lehtėson kollėn, nėse kollitesh gjatė natės.

165-Kėshillohet tė mos pėrdoren ushqime, si vezė, qumėsht qė

shkaktojnė astmė.



Kėmbėt

Kėshilla pėr infeksionet nė kėmbė



167-Mos i mbani kėmbėt nė kėpucė mė shumė se tri orė.

168-Trajtoji ēdo ditė me ujė tė ngrohtė, brenda sė cilės duhet tė keni hedhur vaj bajame ose rozmarinė.

169- Gjatė verės ėshtė mirė qė pėrdorni vetėm shapka ose sandale, nė mėnyrė qė kėmbėt tė ajrosen sa mė shumė.

170-Burrat janė mė problematikė nė sėmundjet e gishtave tė kėmbėve.

171-Morthi, ėshtė sėmundje qė u krijohet zakonisht atyre njerėzve qė i veshin ēorapet e lagura ose nuk u djersinė kėmbėt.



PAGJUMĖSIA

Kėshilla pėr tė stimuluar gjumin:



172. Ushtrimet ju ndihmojnė qė tė flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se tė shkoni nė shtrat.

173. Njė dush i ngrohtė para se tė shkoni nė shtrat do t’u vinte shumė nė ndihmė.

174. Evitoni konsumimin e pijeve qė pėrmbajnė kafeinė (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natėn vonė.

175. Seksi para se tė jetė koha pėr gjumė mund tė jetė njė mėnyrė
pėr tė pėrafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund tė flenė pas seksit,
ndėrkohė qė femrat mund tė mbeten shumė energjike.
176. Lexoni njė libėr derisa tė ndiheni tė pėrgjumur. Nėse nuk jeni nė gjendje tė flini, ēohuni pėrsėri.

177-Uluni dėgjoni pak muzikė ose vazhdoni tė lexoni derisa tė kalojė
gjysmė ore. Atėherė gjumi me siguri qė nuk do “t’u bėjė naze”.




ZBOKTHI

Kėshilla pėr tė luftuar zbokthin:



178- Mos e hidh shampon drejtpėrdrejtė

tek flokėt, por hidheni nė pėllėmbėn e dorės pėrpara se tė lani flokėt. Kėshtu nuk acarohet tabani i flokėve.

179-Pėrpiqu tė mos pėrdorėsh solucione qė pėrmbajnė alkool pėr flokėt pasi ai than lėkurėn.

180-Pėrpiqu t’i shmangesh stresit dhe tė flesh gjumė tė rregullt, pasi pagjumėsia dhe stresi shtojnė zbokthin.

181-Nė rastin kur zbokthi ėshtė nė sasi tė vogla, mund tė pėrdorni
rregullisht njė shampo tė zakonshme kundėr zbokthit, sa herė qė lani
flokėt.
182-Kur zbokthi ėshtė nė sasi mesatare, duhet pėrdorur ēdo dy ditė njė shampo e veēantė qė pėrmban lėndė qė mbysin kėpurdhat.

184-Kur zbokthi ėshtė nė sasi shqetėsuese, ėshtė nevoja e pėrdorimit tė
njė mjeti efektiv siē janė shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit
“Gentinor”.


AKNET

Pėr tė luftuar puērrat nė fytyrė:



185-Mos ndėrhyni me duar nė puērra ose pika tė zeza, sepse janė shenja
inflamacioni. Shtypja ėshtė e rrezikshme nėse ndėrhyrja bėhet nė mėnyrė
tė gabuar. Kjo lloj traume nuk bėn tjetėr veēse pėrkeqėson gjendjen e
lėkurės.

186-Trajtoni fytyrėn me produkte cilėsore, me pėrbėrės organikė si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj.

187-Pėrdorni fruta e ushqime tė freskėta.

188-Merrni vitamina A, C, E.

189-Mos pėrdorni sapunė kundėr yndyrės. Nė kėto raste gjėndrat reagojnė duke prodhuar yndyrė nė sasi.

190-Pėrdorni drithėra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.

191-Pini shumė ujė (pa gaz). Ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė hidratuar lėkurėn.

192-Kujdes nga flokėt e gjatė. Nė kushtet e njė higjiene tė keqe
ato mund tė jenė bartės bakteriesh dhe nė kontakt me lėkurėn keqėsojnė
gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.



VESHET

Si tė luftoni infeksionin e veshėve:



193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston nė pastrimin apo
bėrjen lavazh tė kanalit tė veshit dhe kjo ndihmon nė heqjen dhe
shpėrndarjen e grumbullit tė infeksionit tė mbledhur nė zona tė
caktuara.
194-Mė pas nėpėrmjet njė fitili, deri nė mesin e veshit, arrihet qė tė shpėrndahet i gjithė pezmatimi i mbledhur.

195-Njėkohėsisht duhet bėrė edhe trajtimi mjekėsor nė tė cilin hidhen
antibiotikėt nė vesh pėr tė trajtuar dhe kuruar zonėn nė tė cilėn mė
parė ishte mbledhur pezmatimi dhe qė kishin ēuar nė ėnjtjen e veshit.
196-Ėshtė e rėndėsishme qė tė shmanget marrja e ilaēeve qetėsuese vetė
nė farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnė nė pėrmirėsimin e
situatės, vetėm sa mund ta rėndojnė dhe mė shumė.


AROMA E KEQE

Kėshilla pėr tė ulur aromėn e pakėndshme tė frymėmarrjes:



197-Pėrdorni gjatė ditės majdanoz tė freskėt.

198-Pėrdorni shpėlarės antibakterial.

199-Duhet tė konsumoni tė paktėn dy herė nė ditė kos tė freskėt.

200-Duhet tė shpėlani gojėn me sodė.

201- Duhet tė pėrdorni vaj mesteje.

201- Tė konsumoni farat e koprės.

202-Tė konsumoni gjatė ditės ēimēakiz me manjolia.





SYTĖ

Si tė mos i dėmtojmė sytė kur jemi para kompjuterit:



203-Sfondi pėrtej ekranit tė mos jetė asnjėherė krejt i errėt.

204-Tė mos ketė reflekse nė ekran.

205- Kontrasti dhe drita e ekranit tė rregullohen nė vlera mesatare.

206- Ekrani duhet tė jetė rreth 50-60 cm larg syve.

207- Mundėsisht tė pėrdoret filtėr pėr ekranin kundėr reflekseve.

208- Tė shpluhuroset shpesh ekrani.

209- Gjatė punės para kompjuterit ėshtė mirė qė disa herė nė orė tė shkėputet shikimi nga ekrani pėrreth njė minutė.

210- Tė rrotullohen sytė nė ambientin pėrreth ose tė paktėn ēdo njė orė tė bėhet njė pushim prej 15 minutash.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
daniela
vip
vip
daniela


Numri i postimeve : 241
Registration date : 10/08/2008

300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person Empty
MesazhTitulli: Re: 300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person   300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person EmptyThu Aug 14, 2008 2:58 am

STRESI

Disa teknika pėr tė shmangur stresin e panevojshėm:



211- Menaxho kohėn. Programimi dhe organizimi i kohės suaj mund t’ju bėjė mė shumė produktivė.

212- Strategjitė pėr tė pėrballuar. Pėrpiqu tė dallosh mėnyrat e
sjelljes qė ndikojnė nė stres dhe gjej mėnyrat pėr t’i reduktuar.

213- Krijo njė stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes
kohėn e mjaftueshme pėr t’u qetėsuar. Ushqehu mirė, mos pi duhan dhe
limito sa tė mundesh konsumin e alkoolit.

214- Mbaj afėr miq tė mirė: Njerėzit qė kanė njė rrjet tė fortė
shoqėror qė i mbėshtet dhe qė janė shumė tė aftė tė pėrballojnė
ndryshimet e jetės.

215- Ndrysho mėnyrėn e tė menduarit. Thuaju “stop” mendimeve qė tė shkaktojnė stres.

216-Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditė e zyrės apo shtėpisė, qė tė jenė sa mė tė kėndshme pėr syrin.



LINDJET PARA KOHE

Disa kėshilla pėr kujdesin ndaj fėmijėve prematurė:



217- Mbajtja e temperaturės sė trupit nė shifrat normale.

218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundėsive dhe nevojave tė fėmijės.

219- Ruajtja nga sėmundjet dhe infeksionet.

220- Temperatura e fėmijės duhet ruajtur nė limitin 36-37 gradė.

221- Temperatura e ambientit ku qėndron fėmija duhet 23-25 gradė.

222- Nė stinėt e nxehta temperatura nuk duhet t’i kalojė 27 gradė.

223- Dhoma e fėmijės duhet tė ketė lagėshtirė tė mjaftueshme.

224- Ajri i dhomės ku rri fėmija duhet tė ndėrrohet vazhdimisht.

225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrėngojnė fėmijėn.





USHQIMI ME QUMESHT

Kėshilla pėr nėnat qė kanė fėmijėn nė gji:



226- Jepini fėmijės sasinė e nevojshme tė qumėshtit.

227- Jepini fėmijės qumėsht nga tė dy gjiret.

228- Tė vegjlit duhet tė pinė shpesh por pa e tepruar.

229- Gjatė pirjes krijojini foshnjės mundėsi tė pushojė nga pak.

230- Nėna qė ka fėmijėn nė gji duhet tė marrė sa mė shumė lėngje.

231- Ushqimi i nėnės duhet tė sigurojė elementet e nevojshme.

232- Sa mė shumė tė pijė fėmija, aq mė tepėr qumėsht prodhon gjiri.

233- Fėmijės deri nė gjashtė muaj nuk i jepen ushqime jo tė lėngshme.

234- Nėna qė ka fėmijėn nė gji duhet tė shmangė stresin, shqetėsimet.





GASTRITI

Kėshilla pėr tė evituar:



235-Mos pėrdorni alkool.

236-Mos pėrdorni duhan.

237-Mos pėrdorni nė mėnyrė sistematike aspirina, ibrufen , naporxen etj.

238-Mos pėrdorni nė mėnyrė tė sistematike kortizonė.



RĖNIA E FLOKĖVE

Kujdesi qė duhet tė tregoni pėr tė parandaluar fenomenin:



239-Kontrolloni stresin.

240-Mbani njė dietė tė shėndetshme.

241-Pini tė paktėn 2 kilogramė ujė nė ditė.

242-Konsumoni fruta, perime, me anė tė sė cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.

243-Evitoni sa mė shumė konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zėvendėsuar me ato vajore.

244-Evitoni ushqimet e skuqura.



ULĒERA

Ushqimet qė kurojnė sėmundjen:



245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shėrimin e ulcerės gastroduodenale tė lehtė.

246-Duhet tė ndiqet njė ushqim i ekuilibruar, i pasur nė zarzavate
dhe fruta qė tė kenė vitamina C, e njohur kjo pėr mbrojtjen e mukozės
sė stomakut.
247-Nė tė kundėrtėn duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamėrat.

248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetėm njė herė nė ditė.

249-Duhet pėrdorur ēaji nga bima e njohur e Bar-Bletės.





Cerma /Pėrdhesi

Kėshilla pėr tė lehtėsuar dhimbjet e sėmundjes:



250- Kėshillohet pirja sa mė shumė e ujit dhe lėngjeve tė ndryshme pėr tė lehtėsuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi.

251-Duhet pasur parasysh se, nėse vuajmė nga sėmundjet e zemrės, duhet
tė kėshillohemi me mjekun pėr sasinė e lėngjeve qė konsumojmė.

252-Rėnia nė peshė ėshtė e rėndėsishme pėr tė pakėsuar rrezikun e shfaqjes sė sėmundjes.

253-Sasia e proteinave nė ushqim ndikon nė njė farė mėnyre nė sasinė e acidit urik nė gjak.

254-Por edhe njė dietė koncize nuk mund tė sjellė uljen e acidit urik nė gjak nė tė njėjtėn mėnyrė si mjekimi.





OSTEOPOROZA

Kėshilla pėr tė luftuar sėmundjen qė nė fėmijėri:



255-Pėr tė luftuar shfaqjen e osteoporozės ėshtė e nevojshme ajo qė
hamė. Pėr kėtė duhet tė ndiqet njė dietė ushqyese e balancuar me njė
pėrbėrje kalorike, tė pėrshtatshme me nevojat fiziologjike tė
individit.
256-Dieta duhet tė pėrmbajė njė gram proteinash pėr ēdo kile tė organizmit tonė.

257-Duhet tė pėrmbajė njė pėrbėrje tė duhur yndyrash dhe karbohidratesh
qė nuk duhen tė jenė mė tepėr se 55-60% tė kalorive totale. Po qė duhen
marrė ēdo ditė.
258-Po ashtu rekomandohen sasi tė larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi tė pakta sode.

259-Vitamina D ėshtė nga ana tjetėr njė pėrbėrės i rėndėsishėm pėr
asimilimin e kalciumit dhe pėr kėtė duhet marrė me dietė apo me
tableta.
260- Pėrveē kėsaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale tė tjera si
fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janė tė nevojshėm pėr njė
metabolizėm normal tė kockave dhe mund tė merren falė njė ushqyerjeje
tė larmishme dhe korrekte.
261-Sė fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinės dhe pijeve tė
gazuara. Kėto tė fundit duket se e rrisin mė shumė riskun pėr fraktura
te gratė qė i konsumojnė.





LEMZA

Kėshilla pėr tė ndaluar lemzėn e shpeshtė:



262-Duhet tė pish ujė ose tė hash njė lugė sheqer sapo tė zėre lemza.

263-Faktori psikologjik arrin tė ndalojė lemzėn si p.sh me anė tė tėrheqjes sė vėmendjes, bėn qė tė ndalojė shtėllunga e ajrit.

264- Ndalesa e frymėmarrjes, pirja e ujit tė ftohtė me gllėnka tė
vogla, vendosja nė qafė e njė cope akulli, vendosja e njė borse akulli
nė bark, gudulisja e hundės pėr tė provokuar njė teshtimė, marrja e
frymės thellė, duke ndjekur njė ritėm tė rregullt janė disa nga mėnyrat
e ndalimit tė lemzės.

265- Lemza mund tė zėrė edhe njė fėmijė tė porsalindur dhe mund tė
ndalohet duke e marrė nė krah, i mbėshtet kokėn nė shpatull dhe i bie
lehtė nė kurriz, nė mėnyrė qė t’ia nxjerrsh ajrin qė ndoshta i ka
dilatuar stomakun ose ezofagun.

266-Njė mėnyrė tjetėr ėshtė edhe frymėmarrja dhe nxjerrja nė njė qese letreje. Nė kėtė mėnyrė rritet sasia e CO2 nė organizėm.

267-Mjekėt kryesisht rekomandojnė ngrėnien e njė luge sheqer pa ujė.



VARIĒET

Kėshilla pėr personat qė vuajnė nga sėmundja:



268- Pėrdorni xhel freskues pėr kėmbėt.

269- Mos mbani kėpucė me taka mė shumė se 4 pond.

270- Mos pėrdorni kėpucė tė sheshta plotėsisht.

271- Pėrdorni produkte bimėsh jeshile me kėrcell.

272- Mos hiqni nga menyja orizin.

273- Pėrdorni vazhdimisht grurin.

274- Mos qėndroni ulur pėr mė shumė se njė orė nė tė njėjtėn pozicion.

275- Mos i mbani kėmbėt e kryqėzuara.

276- Mos mbani pasha tė rėnda.

277- Pėrdorni korse najloni nė mbrėmje.



DHĖMBĖT

Si tė shmangim kariesin dhe infeksionet

278-Duhet tė zgjidhni njė pastė dhėmbėsh cilėsore. Pasi ajo
lehtėson lėvizjen e pllakėzave bakteriale dhe ka substanca freskuese
dhe kurative.

279- Duhet tė pėrdoret ēdo ditė fija pastruese e dhėmbėve, duhet
tė kalohet rreth ēdo dhėmbi nė mėnyrė qė tė pėrshkojė sipėrfaqen e tij.

280- Ushqimi duhet tė jetė i zgjedhur me kujdes.

281-Duhet tė konsumoni ushqime qė kanė karbohidrate.

282- Molla ėshtė njė ndėr frutat mė tė kėshillueshme nga dentisti pėr
dhėmbėt, sipas rekomandimeve duhet tė hahen jo mė pak se dy tė tilla nė
ditė.

283-Karotat duhet tė pėrdoren ēdo ditė, sipas specialistėve ato bėjnė mirė pėr zmaltin e dhėmbėve.





KUJTESA/ALZAIMER

Dhjetė kėshilla pėr tė mbajtur nė fortė kujtesės:



284-Lexoni libra. Nė kėtė mėnyrė jo vetėn qė do tė vini trurin nė
lėvizje duke imagjinuar periudha tė ndryshme kohore dhe kultura, por do
tė keni histori interesante pėr tė treguar.

285-Luani lojėra. Lojėrat janė mėnyra mė e mirė pėr tė sfiduar
trurin. Kėshtu fjalėkryqet. Lojėrat elektronike pėrmirėsojnė
shpejtėsinė dhe kujtesėn e trurit, pasi tė gjitha mbėshteten tek
matematika.

286-Pėrdorini dorėn e kundėrt. Kalojeni ditėn duke bėrė gjėra me
dorėn qė nuk e pėrdorni, si dhe mbajeni orėn nė dorėn e kundėrt tė qė
kujtoheni pėr tė.

287-Mėsoni numrat e telefonit.

288-Hani edhe pėr trurin tuaj. Kjo do tė thotė se duhet tė
pėrqendroheni tek vajrat e peshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i
ullirit.

289-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani
gjėra qė si keni ngrėnė mė parė, frekuentoni lokale qė s’keni qenė mė
parė, pasi kjo do ta bėjė trurin tuaj tė zgjohet nga zakoni dhe tė jetė
pėrsėri vigjilent.

290-Kaloni nga njė rrugė e ndryshme. Kaloni apo udhėtoni nė rrugė tė ndryshme, kjo e ndihmon trurin tė stėrvisė kujtesėn.

291-Mėsoni njė aftėsi tė re. Nė kėtė mėnyrė kujtesa hyn mė shumė nė punė kur mėsoni gjėra tė reja, qė mė parė si bėnit dot.

292-Bėni lista. Bėrja e listave ju ndihmon qė t’i lidhni artikujt
njėri me tjetrin. Nė kėtė mėnyrė ju luani me kujtesėn tuaj, sa herė qė
listoni ushqimet, fjalėt, veprimtaritė e ditės.

293-Zgjidh njė mjeshtėri tė re. Gjeni diēka qė ju pėlqen dhe qė
nuk kushton shumė. Fotografitė me aparat dixhital, mėsimi i pikturės,
mėsimi i njė instrumenti muzikor, mėsimi i stileve tė ndryshme tė
gatimit, tė kėrcimit, e bėjnė trurin qė tė jetė nė aktivitet gjatė
gjithė kohės.





MENOPAUZA

Ushqimet dhe dieta qė duhet tė ndiqet gjatė kėsaj periudhe:



294- Pėrdorimi larmi ushqimesh, por qė gjithnjė tė jenė sa mė tė freskėta .

295- Pėrdorni sa mė shumė fruta e zarzavate.

296- Filloni vaktin me sallatė ose me supė me zarzavate.

297- Pakėsoni vaktet me mish (jo mė shumė se 3 herė nė javė) dhe zėvendėsojini ato me ushqime me zarzavate.

298- Ulni pėrdorimin e yndyrnave gjatė pėrgatitjes sė ushqimeve.

299- Pakėsoni sa mė shumė qė tė jetė e mundur pėrdorimin e ėmbėlsirave.

300- Hani fruta, por jo menjėherė pas ngrėnies sė vaktit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person Empty
MesazhTitulli: Re: 300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person   300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
300 Keshilla Per ato qe urejn me shum donje Person
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Te dUa Ne sHuM GjUh
» Na vjen shum keq tu njoftojme se ..............

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» :: ZONE E LIRE :: Zone e lire-
Kėrce tek: