»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
!!MIRE SE ERDHE NE FORUM!! ***QIELL-LIRIE*** !
!Vizitor-i-nderuar-dhe-i-rrespektuar-nėse-dėshironi-qė-pop-login te-mos-shfaqet-klikoni-butonin! !!!---DO NOT DISPLAY AGAIN---!!!

Argetim te kendshem ne QIELL-LIRIE nga Administratorja **ORI & ERA**
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)»


 
Portali ORIForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiTOP Albaniachatshkarko
Tema Fundit
» Besoni ne lotet e nje mashkulli
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Feb 06, 2017 6:12 am nga Dielli

» C'ESHTE DASHURIA?
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Feb 06, 2017 6:00 am nga Dielli

» Mesazhi me i bukur
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Feb 06, 2017 5:42 am nga Dielli

» Ka dashuri pa interes?
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Feb 06, 2017 5:37 am nga Dielli

» Mirmengjesi
Gezuar 28 nentorin EmptySun Feb 05, 2017 12:07 pm nga Dielli

» Pershendetje
Gezuar 28 nentorin EmptySun Feb 05, 2017 11:58 am nga Dielli

» Miremengjes,miredita,mirembrema,mirupafshim dhe naten e mire.
Gezuar 28 nentorin EmptyTue Jan 17, 2017 1:20 am nga Admin

» Vetem nje fjale
Gezuar 28 nentorin EmptySat May 23, 2015 4:48 pm nga Admin

» CILI ANETAR JU MUNGON NE KETO MOMENTE?
Gezuar 28 nentorin EmptySat May 23, 2015 4:41 pm nga Admin

» Me fal...
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Jul 29, 2013 1:28 pm nga Ina_ina

» GJUMI DHE DASHURIA.
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Jul 29, 2013 1:27 pm nga Ina_ina

» Puthja e Par Qe Tka Dhon nje Femer .!
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Jul 29, 2013 1:25 pm nga Ina_ina

» A njeh dashuria ngjyrė, moshė dhe atdhe?
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Jul 29, 2013 1:24 pm nga Ina_ina

» A jetohet pa dashuri?
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Jul 29, 2013 1:22 pm nga Ina_ina

» TE DUA KUR.....
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Jul 29, 2013 1:20 pm nga Ina_ina

» Aka nje vend dhe per mua ketu..?
Gezuar 28 nentorin EmptyMon Jul 29, 2013 1:11 pm nga Ina_ina

» XXX Vetem Per Moshat 18 e Siper
Gezuar 28 nentorin EmptySun Jul 07, 2013 1:56 pm nga arion

» Mė thuaj si ha, tė tė them se si bėn seks
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 11:33 pm nga shaban cakolli

» Vajzat e virgjera, a gjenden me?
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 11:30 pm nga shaban cakolli

» PER TY.......
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:19 pm nga shaban cakolli

» A munde te gjesh dashuri ne internet edhe sa do ket sukses
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:17 pm nga shaban cakolli

» Cila eshte gjeja e pare qe ju terheq te nje vajze/djale?
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:14 pm nga shaban cakolli

» Ē’farė ėshtė mė e rėndėsishme, tė duash apo tė dashurosh?
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» MARTES APO BASHKEJETES?
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:13 pm nga shaban cakolli

» Me dhemb zemra kur....?
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:11 pm nga shaban cakolli

» Cfare kerkoni ke nji njeri qe te ket fatin te behet i dashuri/a juaj?
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:10 pm nga shaban cakolli

» DEDIKIME PER DASHURIN
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:09 pm nga shaban cakolli

» Puthja, nuk eshte vetem ceshtje buzesh
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:07 pm nga shaban cakolli

» Vuaj kur ti...
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:06 pm nga shaban cakolli

» Te dua sepse...
Gezuar 28 nentorin EmptyFri Apr 12, 2013 9:03 pm nga shaban cakolli

*
*
*
*
*
*
*
*
April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
*ChAt Me PeRsHeNdEtJe*
♥♥♥ ♥♥♥♥♥♥ ♥♥♥
Kėrko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
SHTYPI
Gazeta Shqiptare
GAzeta Metropol
Gazeta Shqip
Gazeta Albania
Gazeta Koha jone
Gazeta Sot
Gazeta Tirana Observer
Gazeta Korrieri
Gazeta Shekulli
Gazeta 55
Gazeta Rilindja Demokratike
Gazeta Standard
Gazeta Tema
Gazeta Biznesi
Gazeta Zeri i Popullit
Gazeta Ballkan
Social bookmarking
Social bookmarking reddit      

Bookmark and share the address of »(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» on your social bookmarking website

 

 Gezuar 28 nentorin

Shko poshtė 
+2
ĪM_ßŲ§S
vl_girl
6 posters
AutoriMesazh
vl_girl
super-moderatore
super-moderatore
vl_girl


Female
Numri i postimeve : 2304
Registration date : 17/07/2008

Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: Gezuar 28 nentorin   Gezuar 28 nentorin EmptyFri Nov 28, 2008 12:15 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
ĪM_ßŲ§S
Admin
Admin
ĪM_ßŲ§S


Numri i postimeve : 10480
Age : 35
Registration date : 04/09/2008

Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: Re: Gezuar 28 nentorin   Gezuar 28 nentorin EmptyFri Nov 28, 2008 1:02 am

HAHAHAH VL_GIRL JE E PA PARE KU E KE GJET AMAN,GEZUAR FESTEN
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
dani
super-moderatore
super-moderatore
dani


Male
Numri i postimeve : 930
Registration date : 24/07/2008

Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: Re: Gezuar 28 nentorin   Gezuar 28 nentorin EmptyFri Nov 28, 2008 9:34 pm

GEZUAR DITEN E PAMVARESIS.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.arberiaonline.com
Admin
Webmaster
Webmaster
Admin


Female
Numri i postimeve : 5688
Location : ALBANIA
Job/hobbies : qiell-lirie.sosblog.com
Registration date : 10/04/2008

Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: Re: Gezuar 28 nentorin   Gezuar 28 nentorin EmptySat Nov 29, 2008 12:51 am

Presidenti Topi merr pjesė nė ceremonitė festive tė 95 vjetorit tė Pavarėsisė nė Vlorė.

28 nėntor 2007

Presidenti i Republikės, Bamir Topi ka marrė pjesė nė ceremonitė e organizuara nė qytetin e Vlorės me rastin e pėrvjetorit tė 95-tė tė shpalljes sė Pavarėsisė.

Nė Sheshin e Flamurit, Presidenti Topi ėshtė pritur nga Kryetari i Bashkisė sė Vlorės Shpėtim Gjika, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, Kryetari i PS-sė Edi Rama, anėtarė tė kabinetit qeveritar, pėrfaqėsues tė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė dhe personalitete tė tjera shqiptare nga vendi, Kosova e Maqedonia.

Presidentit tė Republikės, Bamir Topi i ėshtė paraqitur forca nga Komandanti i Truprojės ushtarake tė nderit dhe mė pas u bė ngritja e Flamurit, e shoqėruar nga 21 tė shtėna artilerie.

Mė tej Presidenti Topi, i shoqėruar nga personalitetet e pranishme u janė drejtuar varrit tė Ismail Qemalit pėr tė nderuar plakun e urtė qė ngriti 95 vjet mė parė Flamurin nė Vlorė, dhe kanė vendosur kurora me lule.

Nė Sheshin e Flamurit ceremonia ėshtė hapur me pėrshėndetjen e Kryetarit tė Bashkisė Vlorė Shpėtim Gjika, i cili ka vlerėsuar kėtė ditė tė shėnuar pėr kombin shqiptar.

Nė fjalėn e tij Presidenti i Republikės u ka uruar festėn tė gjithė shqiptarėve brenda e jashtė kufijve, me njė vėmendje tė veēantė pėr popullin e Kosovės.

Mė pas Presidenti Topi i shoqėruar nga personalitetet e larta kanė vendosur kurora me lule tek varrezat e dėshmorėve dhe ka zhvilluar njė vizitė nė familjen me tradita tė shquara patriotike tė Piktorit tė Popullit Nestor Jonuzi, ku gjyshi i tij, Ibrahim Abdullah, ka qenė bashkėkohės dhe mik i ngushtė i Ismail Qemalit.

Gjatė rrugės pėr nė Shtėpinė Muze tė Pavarėsisė, Kryetari i Shtetit ėshtė takuar e pėrshėndetur pėrzemėrsisht me qytetarė tė Vlorės, tė cilėt kishin dalė nė mėnyrė masive pėr tė festuar 95 vjetorin e Pavarėsisė.

Nė Shtėpinė Muze tė Pavarėsisė Presidenti Topi ka prerė shiritin e pėrurimit tė vendosjes sė dhjetė busteve tė antarėve tė Qeverisė sė Ismail Qemalit,vepra tė skulptorėve tė ndryshėm shqiptarė. Kėtu Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u ka dhuruar Presidentit Topi dhe Kryeministrit Berisha kopjen origjinale tė Aktit tė Pavarėsisw, i cili ėshtė botuar pėr herė tė fundit nė vitin 1937 nga Lef Nosi e qė ripublikohet i plotė me emrat e gjithė firmėtarėve 70 vjet mė vonė.

Presidenti i Republikės ka marrė pjesė sė bashku me personalitetet e tjera tė larta ne koncertin festiv "Lulet e Kujtimit" tė organizuar nė Pallatin e Sportit tė qytetit tė Vlorės me rastin e kėsaj dite tė shėnuar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://qiell-lirie.albanianforum.net
Admin
Webmaster
Webmaster
Admin


Female
Numri i postimeve : 5688
Location : ALBANIA
Job/hobbies : qiell-lirie.sosblog.com
Registration date : 10/04/2008

Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: GEZUAR FESTEN E FLAMURIT   Gezuar 28 nentorin EmptySat Nov 29, 2008 12:54 am

Gezuar 28 nentorin Indepe10
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://qiell-lirie.albanianforum.net
Admin
Webmaster
Webmaster
Admin


Female
Numri i postimeve : 5688
Location : ALBANIA
Job/hobbies : qiell-lirie.sosblog.com
Registration date : 10/04/2008

Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: Re: Gezuar 28 nentorin   Gezuar 28 nentorin EmptySat Nov 29, 2008 12:59 am

Dita e Flamurit, nė Vlorė nuk shkon asnjė qeveritar


Nė sheshin e Flamurit u zhvillua ceremonia e pėrvitshme me drejtues vendorė, deputetė tė Vlorės, pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare, shoqatave, tė ardhur nga Kosova e Maqedonia por ka munguar pjesėmarrja e qeveritarėve

Anila Peci
Premte, 28 Nentor 2008 18:04:00

Vlorė-Simbolizuar me qytetin e Flamurit, Vlora nė 96 vjetorin e Pavarėsisė ka mbledhur nė shesh qindra qytetarė vlonjatė e mysafirė nga vendi e Kosova. Edhe kėtė vit nė sheshin e Flamurit u zhvillua ceremonia e pėrvitshme me drejtues vendorė, deputetė tė Vlorės, pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare, shoqatave, tė ardhur nga Kosova e Maqedonia. Ata kanė dalė nė shesh pėr tė uruar e pėrshėndetur tė gjithė qytetarėt pėr kėtė festė. Nė axhendėn e ditės sė sotme ka munguar pjesėmarrja e qeveritarėve.



Autoritetet dhe tė ftuar kanė vendosur kurora me lule te varri i Ismail Qemalit, nė nderim tė figurės sė tij tė madhe dhe pėrkujtim tė ditės sė sotme. Nderim edhe para obeliskut pėr flamurin nė kėtė pėrvjetor tė pavarėsisė. Kreu i Bashkisė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, nė fjalėn e tij uroi tė gjithė pėr kėtė festė qė identifikon themelet e shtetit shqiptar.



Prefekti i qarkut tė Vlorės, Hasan Halili, pėrshėndeti edhe nė emėr qeveritarėve, kreut tė qarkut dhe deputetėve tė djathtė. Festa ka vijuar nė sheshin e Flamurit, ku shumė tė ardhur kanė preferuar tė fiksojnė nė celuloid dhe kamera pjesėza tė festimit nė shesh, si dhe qendrėn historike tė qytetit tė Vlorės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://qiell-lirie.albanianforum.net
Admin
Webmaster
Webmaster
Admin


Female
Numri i postimeve : 5688
Location : ALBANIA
Job/hobbies : qiell-lirie.sosblog.com
Registration date : 10/04/2008

Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: Re: Gezuar 28 nentorin   Gezuar 28 nentorin EmptySat Nov 29, 2008 1:05 am

Gezuar 28 nentorin Albani10
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://qiell-lirie.albanianforum.net
stelina
vip
vip
stelina


Female
Numri i postimeve : 293
Location : diku, gjithkund,askunde
Registration date : 21/11/2008

Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: Re: Gezuar 28 nentorin   Gezuar 28 nentorin EmptySun Nov 30, 2008 1:30 am

gezuar diten e ēlirimit dhe te pavarsise te gjitheve :)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
sara_ger
super-moderatore
super-moderatore
sara_ger


Female
Numri i postimeve : 3948
Registration date : 19/09/2009

Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: Re: Gezuar 28 nentorin   Gezuar 28 nentorin EmptyThu Nov 26, 2009 9:49 pm

-
28 Nėntori - Pavarėsia e Shqipėrise


Qysh nė fund tė tetorit tė vitit 1912 nė rrethet diplomatike dhe nė shtypin evropian filloi tė flitej pėr nevojėn e ndryshimeve territoriale nė tė mirė tė aleatėve ballkanikė.

Nė kėto kushte, patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut vendosėn tė ndėrmerrnin njė veprim tė ri politik krahas atij tė “Shoqėrisė sė zezė pėr shpėtim” e tė rretheve tė tjera atdhetare brenda vendit. Qėllimi i kėtij veprimi do tė ishte tė shpėtohej Shqipėria nga copėtimi, tė ruhej tėrėsia e saj tokėsore e tė mblidhej njė kuvend kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e saj.

Nismėn pėr kėtė veprim tė ri e morėn Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, tė cilėt mendonin se do tė kishin pėrkrahjen e Lidhjes Trepalėshe. Ata u nisėn nga Stambolli dhe arritėn nė Bukuresht, ku mė 5 nėntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisė shqiptare tė atjeshme. Aty u vendos tė themelohej “njė komitet drejtonjės” qė tė merrte nė dorė qeverinė e vendit; tė krijohej njė komision qė do tė shkonte nė Evropė pėr tė mbrojtur pėrpara qeverive tė Fuqive tė Mėdha “tė drejtat kombėtare e lokale tė popullit shqiptar” dhe njė komitet nė Bukuresht, qė do tė bashkėrendonte veprimtarinė e komiteteve tė tjera brenda e jashtė Shqipėrisė pėr t’i ardhur atdheut nė ndihmė. Mbledhja e Bukureshtit nė vendimin e saj nuk pėrcaktoi qartė nėse do tė kėrkohej autonomi a pavarėsi. Kjo do tė pėrcaktohej, siē duket, nga zhvillimi i mėtejshėm i ngjarjeve dhe nga qėndrimi qė do tė mbanin kundrejt ēėshtjes shqiptare Fuqitė e Mėdha.

Pėr kėtė qėllim Ismail Qemali me shokė shkoi nė Vjenė, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatė rrugės ose ndoshta nė kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua pėr lėvizjen qė kishte filluar nė Shqipėri pėr mbledhjen e njė kuvendi kombėtar. Ai i deklaroi mė 10 nėntor ambasadorit anglez se do tė nisej sė shpejti pėr nė Vlorė pėr tė marrė pjesė nė njė mbledhje tė krerėve shqiptarė, se shqiptarėt ishin tė vendosur tė ruanin vendin e tyre, se ata do tė luftonin deri nė pikėn e fundit tė gjakut pėr tė mos lejuar njė copėtim tė tij dhe se krijimi i njė Shqipėrie mė vete do tė mėnjanonte njė ndėrhyrje tė Austrisė dhe tė Italisė.
Ideja pėr mbledhjen e njė kuvendi nė Shqipėri, qė do t’u paraqiste Fuqive tė Mėdha kėrkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur pėrkrahjen e qeverisė austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte pėr njė Shqipėri autonome. I tillė ishte edhe opinioni qė mbizotėronte nė rrethet diplomatike tė Fuqive tė tjera tė Mėdha.

Por autonomia nė kuadrin e Perandorisė Osmane tashmė nuk kishte asnjė kuptim. Ushtria osmane nė Ballkan ishte shpartalluar nė tė gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrė thellė nė tokėn shqiptare. Nė kėto kushte e vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte ajo e shpalljes sė pavarėsisė. Nė kėtė pėrfundim arriti grupi i atdhetarėve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili mė 19 nėntor deklaronte nė Trieste, ku kishte arritur bashkė me shokėt, se: “... menjėherė pas mbėrritjes sė tij nė Shqipėri do tė shpallej pavarėsia e Shqipėrisė dhe do tė zgjidhej qeveria e pėrkohshme”. Nga Triestja komisionit qė ishte formuar nė Vlorė pėr pėrgatitjen e mbledhjes sė kuvendit kombėtar iu dėrgua njė telegram, me anė tė tė cilit kėrkohej qė tė merreshin masa pėr thirrjen e delegatėve.
Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė kuvendit kombėtar u pritėn me entuziazėm tė madh nė Shqipėri, ku gjetėn njė truall tė pėrgatitur qysh mė parė nga rrethet atdhetare tė vendit. Kėto rrethe kishin vendosur lidhje ndėrmjet tyre dhe kishin caktuar Vlorėn si qendėr ku do tė bėhej mbledhja e pėrfaqėsuesve tė kombit shqiptar.

Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti nė Durrės mė 21 nėntor. Sė bashku me atdhetarėt durrsakė ai vendosi tė ngrinte nė qytet flamurin kombėtar. Por autoritetet osmane, tė ndihmuara nga armiku i Lėvizjes Kombėtare Shqiptare dhespot Jakovi, arritėn, ndonėse pėrkohėsisht, ta pengonin kėtė veprim. Komanda turke e Janinės u orvat nga ana e saj ta kapte Ismail Qemalin gjallė ose vdekur, por shumė shpejt u detyrua tė hiqte dorė nga ky vendim. Administrata turke nė krahinat e Shqipėrisė, tė papushtuara ende nga ushtritė ballkanike, nė pėrgjithėsi nuk ishte nė gjendje ta pengonte lėvizjen shqiptare. Ajo i trembej shumė njė konflikti tė armatosur me shqiptarėt, nė njė kohė kur po ndiqej kėmba-kėmbės nga aleatėt ballkanikė dhe kur e vetmja rrugė tėrheqjeje nė perėndim ishte Shqipėria.
Tė shoqėruar nga delegatėt e Durrėsit, tė Shijakut, tė Tiranės e tė Krujės, Ismail Qemali me shokėt e tij u nisėn pėr nė Kavajė. Prej andej nėpėr Karatoprak kaluan nė Fier, ku u takuan me delegatėt e Kosovės, dhe mė 25 nėntor arritėn nė Vlorė. Kėtu delegatėt e popullit shqiptar u pritėn me festė. “Njė zjarr i shenjtė patriotizmi, - shkruan Ismail Qemali nė kujtimet e tij, - kishte pushtuar qytetin ku kisha lindur dhe populli mė pėrshėndeste kudo me entuziazėm dhe gėzim”.

Puna e parė e udhėheqėsit patriot qysh mė 26 nėntor ishte organizimi i forcave tė armatosura. Pėr kėtė qėllim ai ngriti njė komision organizues dhe u dėrgoi pleqėsive tė katundeve njė qarkore, me anėn e sė cilės porositeshin tė mobilizonin njerėzit e aftė pėr armė dhe t’i mbanin ata nė gatishmėri.

Ndėrkohė, ushtria serbe po pėrparonte me shpejtėsi nė tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrėsit, Tiranės, Krujės dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare tė kėtyre qyteteve vendosėn ta shpallnin sa mė parė pavarėsinė pėr t’i vėnė autoritetet ushtarake serbe pėrpara faktit tė kryer. Mė 25 nėntor Elbasani shpalli i pari pavarėsinė. Tė nesėrmen atė e shpallėn Durrėsi e Tirana dhe mė 27 nėntor Kavaja, Peqini e Lushnja.

Pėr shkak tė pėrparimit tė pandalur tė ushtrive serbe, gjendja nė Shqipėri po bėhej gjithnjė mė kritike. Kjo ishte arsyeja qė nė mbrėmjen e 27 nėntorit delegatėt qė ndodheshin nė Vlorė, ndonėse nuk kishin arritur ende pėrfaqėsuesit e disa krahinave, vendosėn tė mblidhnin tė nesėrmen kuvendin kombėtar.

Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar.
Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare. Pjesa mė e madhe e tyre ishin udhėheqės e veprimtarė tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare. Pėrveē Ismail Qemalit merrnin pjesė Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollė Kaēorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dudė Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashėri, Mehmet Dėralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitėr Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprėncka, Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vėrlaci etj.

Isa Boletini mbėrriti me 400 luftėtarė kosovarė mė 29 nėntor, i pritur me gėzim tė madh nga popullsia dhe nga delegatėt e Kuvendit. Nga udhėheqėsit e tjerė kosovarė, pėr shkak tė rrethanave tė luftės, nuk mundėn tė merrnin pjesė Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., qė ndodheshin nė burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonėse u nis pėr nė Kuvend, u pengua nga luftimet gjatė rrugės. Pjesėmarrja nė Kuvend e delegatėve nga tė gjitha qytetet e Shqipėrisė, duke pėrfshirė edhe ato qė ndodheshin tė pushtuara nga ushtritė serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e njė asambleje kombėtare mbarėshqiptare. Kjo ishte njėherazi shprehje e vendosmėrisė sė tė gjithė shqiptarėve pėr t’u bashkuar nė shtetin e vet kombėtar, nė tė cilin do tė pėrfshiheshin tė gjitha viset shqiptare.

Kuvendi zgjodhi si kryetar Ismail Qemalin, i cili foli pėr tė kaluarėn e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr luftėrat e shqiptarėve pėr tė fituar tė drejtat e tyre. Ai vuri nė dukje se nė rrethanat e krijuara nga Lufta Ballkanike “e vetmja udhė shpėtimi ishte ndarja e Shqipėrisė nga Turqia”. Propozimi i kryetarit u miratua njėzėri nga delegatėt, tė cilėt nėnshkruan dokumentin historik pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė, ku thuhej: “... Shqipėria me sot tė bėhet mė vehte, e lirė e mosvarme”. Pastaj u ngrit madhėrisht flamuri kombėtar i Shqipėrisė pėrpara mijėra njerėzve qė ishin mbledhur jashtė selisė sė Kuvendit e qė e pritėn kėtė ngjarje historike me brohoritje entuziaste, ndėrsa populli pėrshkonte duke kėnduar rrugėt e qytetit, oratorėt atdhetarė, si Jani Minga, Murat Toptani etj., me fjalimet e zjarrta evokonin luftėrat e popullit shqiptar pėr liri.

Nga Kuvendi i Vlorės doli gjithashtu qeveria e pėrkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali.

Rėndėsia historike e Shpalljes sė Pavarėsisė

Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr popullin shqiptar. Ajo, nga njėra anė, mbylli njė epokė tė tėrė luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr tė hequr qafe zgjedhėn e huaj, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar duke kurorėzuar veprėn e Rilindjes dhe, nga ana tjetėr, hapi njė epokė tė re, njė epokė luftėrash e pėrpjekjesh tė tjera pėr ta mbrojtur pavarėsinė e fituar nga rreziqet e jashtme e tė brendshme, pėr tė siguruar bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin demokratik.

Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė pėrfaqėsonte fitoren e pėrbashkėt tė tė gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit tė Dukagjinit nė veri e deri nė Ēamėri nė jug, prej brigjeve tė Adriatikut e tė Jonit nė perėndim e deri nė fushat e Kosovės, tė Tetovės, nė pellgun e Shkupit, nė luginėn e Preshevės e tė Kumanovės, nė lindje. Kėto treva, duke marrė pjesė gjallėrisht me pushkė e me penė nė lėvizjen pėr ēlirimin kombėtar, vunė gurė nė themelet e pavarėsisė shqiptare, i ēimentuan ato me gjakun e bijve mė tė mirė dhe i hapėn rrugėn formimit tė shtetit shqiptar.

Kuvendi i Vlorės e shpalli pavarėsinė nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve, tė tė gjitha trevave shqiptare, qė dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre nė tė. Ai e trajtoi Shqipėrinė njė e tė pandarė. Edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit doli nė rrafshin ndėrkombėtar si pėrfaqėsuese e gjithė popullsisė shqiptare dhe e tė gjitha tokave shqiptare, edhe pse njė pjesė e madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtritė e shteteve ballkanike. Edhe deklaratat e notat e protestės, qė kjo qeveri u dėrgoi shteteve ballkanike e komandave tė tyre ushtarake, nė tė cilat kėrkoi largimin e menjėhershėm tė forcave tė huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipėrisė, u bėnė nė emėr tė Asamblesė Kombėtare qė pėrfaqėsonte tė gjitha trojet e banuara nga shqiptarėt.

Me Aktin e 28 Nėntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar pėr tė qenė i bashkuar, i lirė e i pavarur nė trojet e veta, krahas popujve tė tjerė tė Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte njė e drejtė qė buronte nga qenia e tij si popull me gjuhėn, me kulturėn, me individualitetin e me historinė e vet, e drejtė e fituar me mundime e sakrifica tė panumėrta nė llogoret e luftės, e drejtė qė i takonte pėr ndihmesėn e vyer nė dėbimin nga Ballkani tė sunduesve tė huaj osmanė.

Kuvendi i Vlorės hodhi themelet e shtetit tė ri sovran shqiptar.
Pėr ta siguruar njė fitore tė tillė popullit shqiptar iu desh tė bėnte njė luftė tė gjatė kundėr sundimtarėve osmanė dhe synimeve grabitqare tė fuqive tė huaja. Njė varg rrethanash tė brendshme e tė jashtme kanė bėrė qė kėto lėvizje tė mos arrinin dot objektivin. Por nė ēdo etapė ato kanė vėnė nė provė forcat materiale e morale tė popullit shqiptar, kanė pasuruar pėrvojėn e traditat e tij luftarake dhe kanė krijuar premisat pėr zhvillimin e mėtejshėm tė luftės. Nė shek. XIX e nė fillim tė shek. XX kjo luftė u zhvillua mbi baza tė reja shoqėrore e politike dhe mori karakter tė ndėrgjegjshėm kombėtar.

Shpallja e autonomisė nga Lidhja e Prizrenit dhe ajo e Pavarėsisė nga Kuvendi i Vlorės mė 1912 janė dy hallkat themelore nė zinxhirin e ngjarjeve tė lėvizjes kombėtare, tė lidhura organikisht ndėrmjet tyre si shprehje e vullnetit popullor dhe si pasojė e drejtpėrdrejtė e pėrfundim logjik i luftės ēlirimtare. Por, Shpallja e Pavarėsisė shqiptare ishte nė tė njėjtėn kohė njė etapė mė e lartė, e pėrcaktuar nga zhvillimi progresiv i lėvizjes dhe nga rrethanat ndėrkombėtare.
Nė Gadishullin Ballkanik Shqipėria, sikurse Maqedonia, ishte vendi qė u ēlirua i fundit nga sundimi i sulltanėve osmanė, nė njė kohė kur popujt e tjerė fqinjė kishin, kush mė shumė e kush mė pak, dhjetėra vjet qė bėnin jetė shtetėrore tė pavarur. Kjo vonesė u shkaktua nga faktorė ekonomikė, shoqėrorė e politikė, tė brendshėm e tė jashtėm, qė vepruan ndėrsjelltas mbi Lėvizjen Kombėtare Shqiptare dhe pėrcaktuan ritmet e zhvillimit tė saj. Prapambetja ekonomike e shoqėrore e vendit ishte padyshim njė faktor qė vonoi rritjen e forcave organizuese e drejtuese tė lėvizjes kombėtare e si pasojė e vėshtirėsoi dhe e vonoi Shpalljen e Pavarėsisė. Megjithatė, edhe pse Shqipėria ishte njė vend i vogėl e mbi tė rėndonte zgjedha e njė perandorie tė madhe, njė faktor themelor qė e vonoi pėr dhjetėra vjet pavarėsinė shqiptare ishte ai i jashtėm. Populli shqiptar ka qenė gjatė gjithė lėvizjes pėr ēlirimin kombėtar i vetėm, pa ndihmėn e jashtme e pa aleatė. Pėr mė tepėr, shtetet ballkanike fqinje, tė cilat tė parat patėn siguruar pavarėsinė, luftuan me tė gjitha mjetet, duke filluar nga presionet diplomatike e duke mbaruar edhe me ndėrhyrje tė armatosura, kundėr Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, e cila pėr nga qėllimet e saj ishte nė kundėrshtim me planet e tyre tė skllavėrimit ekonomik e politik dhe tė copėtimit tė Shqipėrisė. Edhe Fuqitė e Mėdha, tė cilat, gjatė gjithė shek. XIX patėn pėrkrahur popujt e krishterė tė Ballkanit (serbėt, grekėt, rumunėt e bullgarėt) tė formonin shtetet e tyre tė pavarura, pėr njė kohė tė gjatė, mbajtėn njė qėndrim mospėrfillės ndaj ēėshtjes shqiptare.

Nė kėtė qėndrim pati ndikimin e vet edhe fakti qė shqiptarėt, tė ndarė nė tri fe (edhe pse i bashkonte njė ndėrgjegje e vetme kombėtare), me njė shumicė zotėruese myslimane, shiheshin nga Evropa e sidomos nga Rusia e krishtere si njė popull i huaj me to dhe mė i afėrt me turqit myslimanė. Jo vetėm Rusia, por edhe shtetet e tjera evropiane nuk qenė shkėputur ende nė atė periudhė nga konceptet e vjetra teokratike pėr kombin, edhe pse perandorive shumėkombėshe teokratike po u vinte fundi.

Nė kėto kushte, lufta pėr pavarėsinė e Shqipėrisė nuk mund tė mbėshtetej veēse nė forcat e popullit shqiptar dhe mund t’ia arrinte qėllimit vetėm kur tė krijohej njė koniunkturė e favorshme ndėrkombėtare, kur kontradiktat ndėrmjet Fuqive tė Mėdha mund tė shfrytėzoheshin me sukses pėr realizimin e saj.

Pavarėsia e Shqipėrisė u shpall nė kushte tė tilla ndėrkombėtare. Udhėheqėsit e Lėvizjes Kombėtare Shqiptare, nė fazėn e fundit tė saj, ditėn tė shfrytėzonin me mjeshtėri koniunkturėn politike qė u krijua me shpėrthimin e Luftės sė Parė Ballkanike, kur nė ēėshtjen shqiptare u ndeshėn me forcė interesat e kundėrt tė Fuqive tė Mėdha. Ėshtė meritė e kėtyre atdhetarėve largpamės dhe, nė mėnyrė tė veēantė, e atdhetarit dhe e diplomatit tė shquar Ismail Qemali, qė, duke u mbėshtetur nė luftėn e popullit shqiptar brenda vendit, zgjodhėn drejt ēastin e pėrshtatshėm pėr tė kaluar nga platforma e deriatėhershme politike e lėvizjes pėr autonominė nė atė tė pavarėsisė. Dhe kjo u realizua pikėrisht mė 28 Nėntor 1912, kur Turqia po dėbohej nga Ballkani, kur Fuqitė e Mėdha vendosėn tė hiqnin dorė nga ruajtja e status quo-sė nė Ballkan dhe kur planet e aleatėve ballkanikė pėr ta zhdukur Shqipėrinė, tė pėrkrahura edhe nga fuqitė e Antantės, u kundėrshtuan nga fuqitė e Lidhjes Tripalėshe.
Vendimi historik i 28 Nėntorit drejtohej megjithatė jo vetėm kundėr politikės sė Fuqive tė Antantės dhe tė shteteve fqinje tė Ballkanit, por edhe kundėr planeve tė fuqive tė Lidhjes Tripalėshe. Kėto tė fundit, sidomos Austro-Hungaria e Italia, si mė tė interesuarat pėr ēėshtjen shqiptare, ishin nė atė kohė pėr autonominė e Shqipėrisė, nėn sovranitetin e sulltanit. “Pavarėsinė” e saj ato e shihnin si njė variant tė mundshėm tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare dhe e kuptonin nėn prizmin e interesave tė vet, si mjetin qė do t’u hapte rrugėn pėr tė vendosur kontrollin ekonomik e politik mbi Shqipėrinė, pėr ta pėrdorur popullin shqiptar si gardh kundėr shtrirjes sė shteteve sllave drejt perėndimit tė Shqipėrisė, si mbėshtetje pėr shtrirjen e tyre nė Ballkan.

Shpallja e Pavarėsisė sė Shqipėrisė edhe pse, siē do tė provohej me vendimet e padrejta tė Konferencės sė Ambasadorėve tė Gjashtė Fuqive tė Mėdha tė Londrės (1913), nuk arriti tė bashkonte nė njė shtet tė vetėm gjithė territoret e popullsinė shqiptare, duke krijuar pas pesė shekujsh Shtetin e Pavarur Shqiptar pėrbėn ngjarjen mė tė madhe, unikale, nė historinė e kombit shqiptar gjatė shek. XX.

Kthesa historike e 28 Nėntorit 1912 ishte premisa politike themelore pėr organizimin mbi baza mė tė pėrparuara tė jetės shtetėrore tė pavarur tė shqiptarėve dhe pėr zhvillimin mė tė shpejtė ekonomik, shoqėror e kulturor tė vendit. Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe atė bazė shtetėrore e politike, aq tė nevojshme pėr ta mbajtur tė gjallė ēėshtjen e ēlirimit dhe tė bashkimit tė tė gjitha trevave shqiptare dhe pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit shqiptar nė Ballkan.

Qeveria e parė shqiptare

Kryetar Shteti, kryeministėr dhe ministėr i Punėve tė Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora
Zėvendėskryeministėr: dom Nikollė Kaēorri
Ministėr i Brendshėm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali
Ministėr i Drejtėsisė: Dr. Petro Poga
Ministėr i Bujqėsisė: Pandeli Cale
Ministėr i Financave: Abdi bej Toptani
Ministėr i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi
Ministėr i Luftės: Gjeneral Mehmet pashė Dralla
Ministėr i Punėve Botėrore: Mitat Dume Frashėri
Ministėr i Postėtelegrafės: Lef Nosi
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Gezuar 28 nentorin Empty
MesazhTitulli: Re: Gezuar 28 nentorin   Gezuar 28 nentorin Empty

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Gezuar 28 nentorin
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» *gezuar 28-29 nentorin
» GEZUAR FESTAT...
» GEZUAR FESTEN E KURBA BAJRAMIT
» GEZUAR BAJRAMIN
» **GEZUAR DITELINDJEN**

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
»(Æ`v “Æ)» Qiell-lirie »(Æ`v “Æ)» :: SHQIPERIA DHE SHQIPTARET. :: Shqiperia dhe Shqiptaret-
Kėrce tek: